Lame: Legalizimi i objekteve të kultit zbut shpirtrat e egërsuar të shqiptarëve

April 30, 2016 15:01

Lame: Legalizimi i objekteve të kultit zbut shpirtrat e egërsuar të shqiptarëve

Në prag të Pashkës, drejtori i ALUIZNI-t Artan Lame dorëzoi në Durrës lejen e legalizimit të Kishës Ortodokse të Apostull Pavlit dhe Shën Astit, duke kritikuar situatën e krijuar nga shteti shqiptar në dy dekada.

“Është absurde që një shtet nuk rregullon juridikisht objektet e kultit fetar dhe pronësinë e tyre. Në këto 3 vjet janë shumë dosje të objekteve fetare që po ndiqen nga ALUIZNI, si një respekt minimal”, deklaroi Lame.

Për Lamen, përveçse një rregullim ligjor i situatës së objekteve të kultit, legalizimi i tyre do të ndikojë në zbutjen e shpirtrave të egërsuar të shqiptarëve, pjesë e një shoqërie të traumatizuar, të karakterizuar nga sherre dhe krisje të brendshme dhe tejet të etur për paqe.

“Legalizimi i një objekti fetar sjell vetëm zbutjen e shpirtrave në një shoqëri të egërsuar, plot inate, sherre dhe plasaritje të brendshme”, tha Lame.

Duke marrë në dorëzim lejen e legalizimit, Hirësia e tij Nikolla falenderoi rregullimin ligjor që iu bë tempullit të Zotit, që sjell gëzim e dashuri mes njerëzve.

Pak kohë më parë, ALUIZNI në Durrës i dorëzoi lejen e legalizimit edhe një xhamie në Shkozet.

April 30, 2016 15:01
Komento

5 Komente

  1. 6943036754 April 30, 15:39

    je…..M

    Reply to this comment
  2. leonida loyd April 30, 15:42

    JE maskara

    Reply to this comment
  3. leonida loyd April 30, 15:44

    Je….

    Reply to this comment
  4. Arben April 30, 15:51

    KA SHUME NEVOJE PER TO.

    Reply to this comment
  5. Besimtar Besimi April 30, 16:23

    Thuaka Lame se Legalizimi i një objekti fetar sjell vetëm zbutjen e shpirtrave në një shoqëri të egërsuar, plot inate, sherre dhe plasaritje të brendshme …

    Te keqen e mendjes, edhe te praktikes. Domethene ato vend e popuj qe kane “te legalizuara” ngrehinat me te larta e me te medha te kultit i kane shpirtrat me te zbutur.

    Eshte besimi ai qe te zbut shpirtin, qe ben te dukshem dallimin midis se mires dhe te keqes, qe ben ti falen mekatet ashtu si i fal mekatet ndaj tij,

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*