Lame: Na u zverdh syri duke kërkuar matjet e PD-së

October 20, 2015 19:53

Lame: Na u zverdh syri duke kërkuar matjet e PD-së

Nga Rrashmbulli ku ishte në ceremoninë e hapjes së zyrës së ALUIZNI-it, kreu i këtij institucioni  Artan Lame komentoi akuzat e bëra nga Partia Demokratike në lidhje me tenderimin e një kompanie private që po kryen ne terren matjet e objekteve informale.

Lame tha se në arkivat e Durrësit, nuk gjendet asnjë dosje e përfunduar, ashtu sikurse pretendon opozita.

“Ka kaq ditë që po thuhet që në dollapët e sirtarët e ALUIZNI-t zverdhen matjet që ka bërë qeveria e  atyre para 2013, realisht po na zverdhet syri duke kërkuar një dosje me matje të bërë para viti 2013”, u shpreh Lame.

Për historinë e matjeve të vjetra, Lame tha se “jemi në një zonë që është konsideruar tradicionalisht si zonë e djathtë. Në 9 mijë e ca vetëdeklarime në këtë zonë, në 10 vjet bënë 36 leje legalizimi dhe kjo është e vetmja arsye pse tani ulërijnë për historinë e legalizimeve në këto zona.

Në një zonë ku neve, me tenderin që po bën Durrësi, do të bëhen brenda dy muajsh 3700 matje në këtë zonë, kur janë përballë shifrës 36 leje të dikurshme është e kuptueshme që shkakton nervozizëm tek Jamarbri, tek Strazimiri dhe tek tërë lukunia tjetër”.

Lame iu bëri thirrje të pranishmëve që të mirëpresin ekipet që do të bëjnë matjet në terren.

October 20, 2015 19:53
Komento

1 Koment

  1. S.p. October 21, 13:50

    O Lame ! ishe si gjilper me koke para zgjedhjeve, tani te eshte bere koka sa nje tenxhere presioni !!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*