Shpërndahen 200 leje legalizimi në Cërrik

May 30, 2016 19:44

Shpërndahen 200 leje legalizimi në Cërrik

Kreu i ALUIZNI-t, Lame i shoqëruar nga ministrja Eglantina Gjermeni, deputeti i zonës Musa Ulqini, prefekti Arben Kamami, kryetari i Bashkisë Altin Toska si dhe drejtori i drejtorisë së ALUIZNI-t, Elbasan Mariglen Disha kanë ndarë 200 leje legalizimi në bashkinë e Cërrikut.

Në fillim të komunikimit me qytetarët e Cërrikut, Lame ka bërë një rezyme të situatës sa i takon ndërtimeve informale në këtë zonë. Ai tha se në 8 vite qeverisja Berisha ka legalizuar vetëm 6 objekte.

“Është hera e parë në këto tre vjet që ne vijmë në qytetin tuaj për problematikat e legalizimeve, sepse e tillë erdhi situata, mund ta themi më poshtë më me hollësi se si ka vajtur procesi deri tani, por ajo që premtojmë është që procesi do të vazhdojë me rritme shumë më të forta” – tha ai

Cërriku varet nga drejtoria e ALUIZN-it Elbasan që përfshin gjithë qarkun Elbasanit dhe ka afërsit 4 mijë vetdeklarime.

Në gjithë këtë masë vetëdeklarimesh sipas raportit të bërë nga Drejtoria e Legalizimeve në Elbasan nga periudha 2006-2013, për fat të keq janë bërë vetëm 6 legalizime në këtë zonë. Nga 2013 deri më sot situata ndryshoi, – tha Lame.

Edhe ministrja Gjermeni tha se: “në vetëm 24 muaj kemi legalizuar mbi 45 mijë objekte pra më shumë se dyfishin e lejeve të dhëna në 8 vite”.

May 30, 2016 19:44
Komento

2 Komente

  1. ema May 31, 10:05

    ata ndertuan pa leje…. THYEN RREGULLAT…u legalizohen shtepite….ata qe nuk ndertuan pa leje…respektuan RREGULLAT.. ishin pronare te tokave qe u zune…ASNJE SHPRONESIM……??????? si ta kuptojme gjithe kete qejf te madh..legalizimesh,,,,,,?????

    Reply to this comment
  2. Laura May 31, 11:00

    Artani,shkon ne cerrik dhe nuk merret me apartamentet ne qarkun e tiranes se pallatin ku jeton vet ishte nga te paret qe u legalizuan, pse ne ,qe kemi ap,,ne zonat bregdetare duhet te presim akoma? Apo po bejne marreveshjet me pronaret?! Une kam pershtypjen se nuk po punojne sic duhet!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*