Lames i hanë duart për Tiranën? Rama: Edhe ne prandaj nuk po e vemë se i hanë duart

March 31, 2015 18:00

Lames i hanë duart për Tiranën? Rama: Edhe ne prandaj nuk po e vemë se i hanë duart

Gjatë ndalesës në Lezhë ku u shpërndanë certifikatë legalizimi, një qytetar i kërkoi “një nder” kryeministrit lidhur me dëshirën e bërë publike nga Kreu i ALUIZNI-t se nuk do ta refuzonte një kandidim të mundshëm të tij për bashkinë e kryeqytetit. Megjithatë Rama është kthyer me humor duke u shprehur se “pikërisht se i hanë duart nuk do ta kandidojmë edhe ne”

Rama: Hajde Gjin dy kate dhe një papafingo.

Qytetari: Mirë se erdhe zoti Kryeministër. Ju falënderoj shumë se keni kryer detyrën. Mbajtët premtimin dhe keni kryer detyrën. Tejkalimi është nder.

Rama: Për momentin është kryerje detyre. Tejkalimi është nder, por çfarë nderi duhet të të bëj unë ty tani?

Qytetari: E ka ai tjetri që i hajnë duart për Bashkinë e Tiranës

Rama: Ky, Tan Lamja? Këtij i hanë duart?

Qytetari: Për Bashkinë e Tiranës e kam dëgjuar në televizor.

Rama: Edhe ne prandaj nuk po e vejmë se i hanë duart.

March 31, 2015 18:00
Komento

9 Komente

  1. Bocari March 31, 18:29

    Kryeministri i ikur e kish qefin me pre fjongo, ky i sotmi me nda tapi. Po te pakten jepu tapite atyre qe ja u keni vjedh ka 70 vjet dhe jo banditeve qe i bene me vjedhje toke, vjedhje materiali, vjedhje taksash. Duhet me gjet nje fjale te re per kryeministra, se keto pune qe bejne, prerje fjongosh e ndarje tapish vetem pune kryeministri nuk jane…
    Ti japesh tapi atij qe shkel ligjin, dhe te futesh ne burg hallexhiun qe nuk paguan dot energjine elektrike? Nuk e di ku eshte ndryshimi…

    Reply to this comment
  2. emigranti March 31, 18:39

    Si thote Edi– Hajde baba te tregoj arat. Ate shprehje z, Kryeminister e ka zberthy 15 vjet perpara. Prandaj eshte Tirana ashtu sic eshte, se dhe Ai ashtu thonte “me hana duart per Tironen”

    Reply to this comment
    • Pëllumb zaimi March 31, 20:58

      Një përgjigje justifikuese dhe deri diku shpërfillëse për Artan Adil Lamen? Si duket ka planifikuar ndonjë “kalama me mustaqe” siç e ka shijen! Nga ata që përfliten unë mendoj se Lame është më dinamiku Të tjerët janë “kalamaj të thinjur”! Tung!

      Reply to this comment
  3. drejt April 1, 04:00

    Ka disa shqiptare qe nuk ju behet qefi kurre ngaqe e kane poshtersine ne gjak dhe profesion, si puna e ketij “Qypit” dhe ketij te “arratisurit’…! Njelloj shkruanin dhe kur
    Berisha priste shirita.

    Reply to this comment
  4. Arben April 1, 08:06

    KETE VENDOS O BYRAZER, ATA QE KE NE PLAN JANE POLITIQENER HAJDUTA

    DHE JO ADMINISTRATORE.

    KY, TE PAKTEN E KA NJE GJE NE MENDJE, ATA TE TJERET KANE NE MENDJE VETEM PARATE.

    Reply to this comment
  5. Mark uk April 1, 08:30

    Populli thot ma nje zog ne dore se njeqind ne hava.Aty ku eshte po merr para ma shume,se dihet se do humbin para kujtdo te dalin ne Tirane.

    Reply to this comment
  6. Mark uk April 1, 08:31

    Si nuk ivjen marre kti zog gomari qe shkon e ndan tapit fshat ne fshat.

    Reply to this comment
  7. ali April 1, 09:47

    Artan Lamja eshte adapt per kryetar Bashkie i kryeqytetit, asnje me mire se ai nuk e njeh qytetin. Por kryeministri duke se ka dike ne mendje dhe ky mund te jete Erion Veliaj, Mua me duket si nje Lulzim i dyte ne krye te bashkise. Lere Erionin te coje perpara ate pune qe ka nisur ne ministrine e punes dhe na jep per kandidat nje administrator te talentuar o z.Kryeminister, sic ishit edhe juve dje ne Bashkine e Tiranes.
    Ka dhe nje alternative shume te mire sic eshte Gjergj Bojaxhi kandidat e pavarur, shume kryeqytatas mund ti japin voten !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*