Lamtumira e fundit e Aviccit me një funeral privat dhe së shpejti një album i ri me 200 këngë

May 23, 2018 15:58

Lamtumira e fundit e Aviccit me një funeral privat dhe së shpejti një album i ri me 200 këngë

 

Avicii do të marrë lamtumirën e fundit në një funeral krejtësisht privat. Ka qenë familja e tij që e ka bërë të ditur këtë për revistën “Billboard”. Trupi i tij u gjet i pajetë në një dhomë hoteli në Oman me 20 prill.

“Ai nuk mund të shkonte më tej, sepse donte te gjente paqe” – u shpreh familja e tij.

Ndërkohë po merr formë edhe hipoteza për një album të ri pas vdekjes.

Ka pasur shumë kërkesa në lidhje me funeralin e Aviciit, por familja e Tim (Aviciit) ka konfirmuar se funerali do të jetë vetëm me njerëzit që kishte më afër dhe krejtësisht privat. Familja e tij gjithashtu i ka bërë thirrje mediave që ta respektojnë këtë vendim të tyre.

Në edicionin e fundit të “Billboard Awards” Avicii ishte i nominuar në kategorinë Top Dance/ Electrinc Album. Çmimi është fituar nga The Chainsmokers dhe në momentin e tërheqjes së çmimit dueti amerikan i përbërë nga Andrew Taggart dhe Alex Pall kanë nderuar kolegun e tij duke u shprehur se ndarja nga jeta e Aviciit ishte një humbje e madhe për muzikën dhe se ai ishte një artist i madh dhe një burim frymëzimi për shumë gjithçka.

Siti suedez “Aftonbladet” ka shkruar se Avicii mund të ketë rreth 200 këngë të përfunduara dhe gati për tu publikuar .

Familja e tij duhet të jap miratimin për tu publikuar dhe sipas tyre një album mund të publikohet në fund të vitit 2018-të.

l.h/ dita

May 23, 2018 15:58
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*