Lamtumira e Manushit nga Procesi Sportiv: Lë kokën pas gruas, falënderoj këta tre njerëz

July 16, 2018 22:03

Lamtumira e Manushit nga Procesi Sportiv: Lë kokën pas gruas, falënderoj këta tre njerëz

 

Edi Manushi duket se e ka mbyllur aventurën e tij te “Procesi Sportiv” në “Top Channel”.

Moderatori i njohur e ka pohuar publikisht se emisioni i të dielës në mbrëmje me shumë gjasa do të ishte i fundit për të.

Në intervistën e bërë nga Fjoralba Ponari, Manushi ka një dedikim të veçantë për Marina Vjollcën, Gëzim Sinematin, Redi Jupin dhe Glenti Nallbanin. Ai më pas thotë se lë kokën pas gruas.

Gjatë këtyre 10 viteve, “Procesi” meriton 9 me hatër, apo 10 me yll?

10 me yll.

Gënjeshtar… A të detyroi “Procesi sportiv” të hiqje dorë nga komentimi i ndeshjeve?

Jo, nuk ka lidhje.

A janë prezantueset femra më të ndjekura se femrat në emisionet sportive?

Po.

A është Marina Vjollca partnerja më e mirë që ke pasur ndonjëherë?

Shumë e mirë dhe gjej rastin të falenderoj tre njerëz: Marinën, Gëzim Sinematin dhe Redi Jupin. Një falënderim shumë i veçantë vjen për një personazh tjetër që në këto 10 vite në flet në vesh (kufje) dhe na orienton: Glenti Nallbani. Këta persona i kam shumë xhan.

Cila është shija që ju lë futbolli shqiptar?

Shije e ngatërruar. Konfuze shumë.

A është e vërtetë që ti lë kokën pas gruas?

Pas familjes, po. Por edhe pas gruas.

Çfarë mendon ajo për mua?

Të ka qejf ajo. Thotë më në fund një vajzë si ato që ka ajo në mendje… (qesh).

Kush ju ngjan më shumë, djali apo vajza?

Vajza. Vajza më ngjan në gjithçka.

Kur do të vijë dita që do të shkëputesh nga “Procesi Sportiv”?

Kam përshtypjen që ky është takimi im i fundit me “Procesin”. Duhet gjak i ri dhe energji të reja. Sporti ka nevojë për të tjera gjëra.

Po kush do të moderojë krah meje?

Ty do të marr me vete… (qesh).

a.s/dita

July 16, 2018 22:03
Komento

3 Komente

  1. ´´ July 16, 23:37

    ky Persom reflekton pozivitet sipas kendveshttrimit time .
    i ka ate qe duhet te ket Tipi ne nji tv –

    Marina sigurishte eshte Stari i Proces-it Sportiv.

    Por ja qe ne tv ashtu eshte zakon . te behen ndryshime pas njifar periudhe te gjate .
    Teleshikuesi do nji fytyre te re ne tv .

    Dhe goca e re qe ka zevendesuar Marinen eshte
    vertet nji gjetje perfekte .

    Eshte si e lindur per te qen ne TV(ne pamje do thoja)
    sepse aftesite oratorine s’ja njohe . ( un kam nji te mete qe kam shume vite qe s’i ndjek tv-te shqiptare )

    Por me pelqen shume se ka nje pamje mjaft terheqese ,

    nji kombinim i Klaudia Schifer & Brigid Bordo .

    Reply to this comment
  2. lola July 16, 23:47

    shyqyr qe iku se na i shpifte

    Reply to this comment
  3. XXXL July 17, 00:22

    Moderator me trap nuk keni per te pare, mos i beni lajka, por perplasjane ne fytyre koqes.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*