Lamtumirë certifikata!

September 14, 2017 16:18

Lamtumirë certifikata!

Qytetarët shqiptarë nuk do të humbasin më kohë në pritje të një shërbimi nga zyrat e shtetit, duke pritur më parë që të pajisen me një certifikatë personale apo familjare pranë zyrave të Gjendjes Civile.

Qeveria miratoi në mbledhjen e së hënës vendimin që u jep akses institucioneve shtetërore të printojnë vetë certifikatat dhe dokumente të tjera.

Mjafton që për këtë të kenë autorizimin e qytetarit që kërkon shërbimin.

Pra, nëse më parë koha për të marrë një shërbim pranë një institucioni shtetëror zgjatej pafund pasi qytetari duhet të shkonte në zyrat e Gjendjes Civile për t’u pajisur me certifikatën që i kërkohej, sot atë mund ta printosh direkt, në mënyrë elektronike, në institucionin që ofron shërbimin.

Vendimi kërkon që të gjitha institucionet shtetërore të kenë akses në bazën e të dhënave të Gjendjes Civile.

Kurse për të garantuar autenticitetin, dokumenti do të jetë i pajisur me një vulë elektronike të Drejtorisë së Përgjithshme të GJC.

Sipas Ministrisë së Brendshme, numri i certifikatave që lëshojnë zyrat në të gjithë vendin në një vit janë rreth 4.5 milionë.

Po ata që do të përfitojnë më shumë, duket se janë ata qytetarë që për t’u pajisur me një certifikatë duhet edhe të udhëtojnë nga një qytet në tjetrin.

Vendimi vlen vetëm për institucionet shqiptare dhe jo për përfaqësitë e huaja diplomatike në Tiranë, të cilat do vijojnë me kërkesën për certifikatat e noterizuara.

Si do të merren

Për ndërtimin e sistemit online në të gjithë njësitë administrative duhen muaj kohë, ndërkohë që qyteti i parë në vend që do të implementojë shërbimet online të certifikatave dhe 60 shërbime të tjera është Bashkia e Tiranës.

Drejtori i IT, Ermir Puka, tha se gjithçka do të funksionojë përmes sistemit e-kioskë që do të jetë tip bankomati siç janë aktualisht ato të bankave, ku me anë të kartës së identitetit personat mund të printojnë certifikatat e tyre.

Ermir Puka: Kjo do të jetë një kioskë që do të ndodhet pranë njësive administrative dhe do të jetë 24 orë e hapur në shtatë ditë që ka java, për njerëzit që janë familjarë me tërheqjen e parave nga bankomatet. Ti do kryesh një pagesë 50-100 lekë, do të identifikohesh me kartën e identitetit, do të zgjedhësh llojin e certifikatës që do dhe më pas do të printohet.

Kjo nuk do të thotë se nuk do të ketë më zyra të gjendjes civile, përkundrazi personeli që do të asistojnë qytetarët, kur këta ende nuk janë adoptuar mirë me teknologjinë.

Ermir PukaNuk ka ndërmend asnjeri që të heqë sportelin, do të ekzistojnë të dyja, edhe ndërveprimi njerëzor, edhe ndërveprimi me makinerinë.

Certifikatat do të lëshohen me nënshkrimin dhe vulën elektronike të gjendjes civile.

September 14, 2017 16:18
Komento

7 Komente

  1. Arben September 14, 17:16

    DALE, SI SHPEJT E FILLUAT “VALLEN”

    O SHOKET E DITES.

    JO PER GJE, POR MANDATIN E PARE

    I HAPEM 300,000 VENDE PUNE, KESHTU

    QE TANI I BIE TE FILLOJME “VALLEN”

    QE PA FILLUAR MIRE MANDATI

    Reply to this comment
    • I TILLE JE , SA HERE HAP GOJËN September 14, 19:31

      Nuk te paska zene gjumi , z. Arben , me sa duket , ke vene oren ne zole , qe te komentosh i pari ! Kur kjo gje ndodh cdo dite , te le pershtypjen e njeriut te punesuar per komente te porositura !

      Reply to this comment
      • Arben September 14, 20:24

        EDHE KOMENTET E POROSITURA, NUK

        KANE NDONJE TE KEQE, MJAFTON TE

        MOS OFENDOSH DHE TE FYESH.

        UNE, KONKRETISHT, JAM AUTONOM,

        SI NE PERMBAJTJE ASHTU EDHE NE PARA.

        Reply to this comment
  2. Arben September 14, 18:40

    LESHONI KOMENTE

    NXIRRENI KOKEN NGA BYTHA E EDRAMES.

    Reply to this comment
  3. Labi September 14, 19:28

    Shume mire por k/ministria tha qe do Te jene vete institucionet qe do ti nxjerin certifikatat dhe Jo populli.si eshte kjo mos perputhje.urdherash.

    Reply to this comment
  4. Abdurahim Ashiku September 14, 20:18

    CERTIFIKATAT DUAN SIPËR VULË QË TA NJOHË BOTA Z. RAMA
    Në një komunikatë në shtyp nga mbledhja e parë e Qeverisë më 13 shtator 2017 përparësi i jepej: “Lehtësimit të procedurave me certifikatat që lëshohen nga gjendja civile”
    Për mua si mërgimtar i më se dy dhjetëvjeçarëve “lepuri” i “certifikatave” fle gjetkë.
    Certifikatat vetjake, familjare, martesore etj. mjaft të kërkuara në mërgimtarët në Greqi (dhe gjetkë) nuk vlejnë po qe se nuk marrin vulën e ambasadës dhe të konsullatave greke në Shqipëri. Administrata greke nuk i pranon edhe pse ata janë shumë më të sofistikuara se certifikatat që lëshohen nga gjendjet civile greke për qytetarët grekë.
    Dikur, certifikatat e shtetasve shqiptarë në mërgim ishin të vlefshme dhe të pranueshme për administratën greke kur merrnin vulë dhe firmë nga konsullatat shqiptare në Greqi. Ajo kohë, për ambasadën dhe konsullatat shqiptare në Greqi (dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme) ishte “kohë korrjesh me autokombajnë”. Në këtë periudhë ambasada shqiptare në Athinë doli nga ndërtesa e saj (pallat-apartament) në Kolonaq ku sa hyje ndjeje erën e groshës, peshkut e gjellëve të tjera të familjarëve në katet e sipërme, dhe hodhi themelet e krijoi mjedise në një lagje në Filothei. Ndërtimi, mobilimi, pajisja me të gjithë mjetet e nevojshme u bë nga mbledhja e parave për çdo vulë mbi dokumentet e mërgimtarit.
    Ndodhi ajo e “zakonshmja”. Nëpunësit e konsullatave filluan allishverishet, vulosjen e dokumenteve të fallsikuara, dokumente që sajoheshin në Omonia të Athinës e që në pazare të sekserëve me nëpunësit, xhepat e të dy palëve fryheshin.
    Korrupsioni ishte hapur, në dritë të diellit, fiksuar në gazetat në mërgim dhe nga emisionet investigative në Tiranë. Një gazeta në shqip në Athinë fliste me emër e mbiemër për një konsull “Shejk”.
    Kjo nuk kishte si të mos binte në sy të autoriteteve greke të cilët e donin “shatin” ta tërhiqte paranë pas vetes. Ata dhanë alarmin dhe konsullatave tona në Greqi iu mohua e drejta e legalizimit të dokumenteve. Kjo e drejtë i kaloi konsullatave greke në Shqipëri.
    Për disa dokumente që mua (dhe mbi njëqind mijë shqiptarëve në Greqi), dokumente që lidhej me një lloj pensioni nga OGA (?!) për të gjithë ata që kanë kaluar moshën 67 vjeç dhe kanë të ardhura të ulëta, duhej që certifikatat familjare dhe të ardhurat nga pensioni, pasi të firmoseshin dhe vuloseshin në Prefekturë dhe në Ministrinë e Jashtme të kalonin për tu legalizuar në konsullatat greke në Tiranë, Korçë apo Gjirokastër, shoqëruar me një “çek” prej 30 euro për çdo dokument nëpërmjet bankës greke në Shqipëri “Alpha bank”.
    E dini se sa euro kanë hyrë në bankën greke për llogari të shtetit grek? Me 60 euro për çdo aplikim (çdo pëson dy dokumente) i bie më se mbi 6 milionë (për 100.000 aplikues)
    Sikur këto para të futeshin në llogari të shtetit shqiptar atëherë shkolla shqipe në mërgim (një pjesë të kësaj shume) do të kalonte për mësuesit vullnetarë, deri sot (16 vjet jetë) pa asnjë lloj shpërblimi material e moral, do të ecte në rrugë të mbarë duke ndihmuar në mos shuarjen e gjuhës shqipe në brezin e dytë të mërgimtarëve.
    Personalisht, në të gjitha rastet që jam paraqitur pranë gjendjes civile për të kërkuar dokument identiteti, nuk kam pritur më shumë se 10-15 minuta.
    Kryeministri ynë, në mbledhjen e parë të qeverisë, foli për “lehtësimin e procedurave me certifikatat që lëshohen nga Gjendja Civile.”
    Le të lehtësohet, madje deri atje sa ta marrë secili nga shtëpia certifikatën nëpërmjet internetit, në mos kjo, nëpërmjet konsullatave tona në botë.
    Problemi nuk shtrohet tek fleta fizike e certifikatës, por tek vula në fund të faqes së saj.
    Kryeministrin ynë nuk thotë që vula në certifikatë, dhe në çdo dokument të administratës së tij, sot e në të ardhmen do të jetë vulë që do të njihet nga shteti grek (në rastin e mbi pesëqind mijë mërgimtarëve legalë) apo shtete tjerë.
    Kjo pritet nga mërgimtarët, më se një e treta e shtetasve të Republikës së Shqipërisë në vende të ndryshme të botës.
    Pajisja e mërgimtarëve me dokumente ka qenë dhe është një nga maratonat më të lodhshme dhe më të kushtueshme.
    Dhe kjo sepse shtetit tonë i ka “humbur vula”…
    Abdurahim Ashiku
    Athinë, 13 shtator 2017

    Reply to this comment
  5. Abdurahim Ashiku September 14, 22:48

Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim