Lamtumirë kapiten! 10 mijë njerëz i japin përshëndetjen e fundit Davides

March 8, 2018 17:10

Lamtumirë kapiten! 10 mijë njerëz i japin përshëndetjen e fundit Davides

 

 

Një turmë e pafundme, e tronditur nga dhimbja dhe e pranishme nga kujtimi.

Firence i dha lamtumirën e fundit kapitenit të Fiorentinës, Davide Astori.

Një lamtumirë e gjatë dhe e dhimbshme.

Kortezhi i nisur nga Coverciano parakaloi përpara stadiumit “Artemio Franchi”.

Ishte një prej momenteve më prekës.

Më pas, trupi i pajetë i 31-vjeçarit që pësoi infarkt kardiak ndërsa ishte në grumbullim me ekipin për ndeshjen me Udinesen, mbërriti në bazilikën “Santa Croce”.

Të pranishëm ishin 10 mijë persona.

Tifozë të Fiorentinës, por edhe njerëz nga e gjithë Italia, që donin t’i jepnin lamtumirën një prej lojtarëve më të dashur.

Kampionët më të njohur të Italisë ishin prezent në ceremoninë e zhvilluar në një bazilikë të Firences, mes të cilëve legjenda që kanë lënë karrierën si Marco Van Basten, Javier Zaneti apo Francesco Totti.

Ishin gjithashtu të gjithë shokët e ekipit të Davide Astorit, kapiteni i Fiorentinës, i cili humbi ndeshjen më të rëndësishme, atë të jetës, për shkak të një infarkti në zemër.

“Ka vetëm një kapiten” dhe “Astori njëri prej nesh”. Këto ishin thirrjet në sheshin jashtë bazilikës, ku u zhvillua edhe funerali për Davide Astorin.

Tifozët zgjodhën kore si në stadium dhe flakadanët për të përshëndetur kapitenin e tyre.

Në ceremoninë mortore ishte e pranishme gjysma e Serisë A. Nga drejtuesit e përkohshëm të Federatës Italiane, te delegacionet e të gjitha skuadrave.

Mjaft domethënëse duartrokitjet për përfaqësuesit e Juventusit, të skuadrës që cilësohet “armike sportive” e Fiorentinës.

Delegacioni i udhëhequr nga trajneri Allegri dhe kapiteni Buffon udhëtoi nga Londra direkt drejt Firences dhe u duartrokit nga turma.

Në emër të skuadrës së Fiorentinës, ishte Milan Badelj ai që mbajti fjalën e rastit në nderim të kujtimit të Astorit.

Ja fjalimi prekës i Milan Badelj:

“Ti ishe vëllai dhe djali që të gjithë do të donin të kishin. Prindërit e tu nuk bënë asgjë të gabuar me ty, as edhe një presje. Ti nuk ishe si të tjerët, ishe futbolli i vërtetë, i pastër i fëmijëve. Mendimet tona shkojnë tek nëna, babai, vëllezërit tuaj, Francesca dhe Princesha Vichy. Ke qenë një burrë mjaft i lartë dhe ne do të duhet t’ia tregojmë asaj. Ti je një dritë për të gjithë ne”.

 

a.s/dita

March 8, 2018 17:10
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*