Lamtumirë makina, mjetet fluturuese do pushtojnë botën

September 9, 2018 15:52

Lamtumirë makina, mjetet fluturuese do pushtojnë botën

Japonia ka filluar punimet e projektit të automjetit fluturues që planifikon të prodhojë në vitin 2020.

Sipas lajmeve të mediave të vendit, 20 kompani në mesin e të cilëve edhe Uber, Japan Airlines, Airbus, Boeing, NEC, Toyota, ANA dhe Yamatodo po përgatisin udhërrëfyesin për projektin e automjetit fluturues.

Theksohet se Ministria japoneze e Ekonomisë, Tregtisë dhe Industrisë për vitin e ardhshëm ka ndarë buxhet prej 40,4 milionë dollarë për sektorin privat për të mbështetur prodhimin e baterive me performancë, motorëve dhe pajisjeve tjera që do të përdoren tek automjeti fluturues.

Në kuadër të projektit pritet që automjeti fluturues të futet në treg në vitin 2020.

 

l.h/ dita

September 9, 2018 15:52
Komento

1 Koment

  1. demo September 9, 23:08

    Tek Volkswageni Hitlerit e paskan montuar helikopterin?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*