Lamtumirë privatësisë, aplikacioni i ri zbulon identitetin tuaj me anë të një fotografie

May 18, 2016 10:39

Lamtumirë privatësisë, aplikacioni i ri zbulon identitetin tuaj me anë të një fotografie

Tashmë mund t’i themi lamtumirë privatësisë, pasi një aplikacion i ri i lejon njerëzit të gjejnë çdokënd në mediat sociale, në çast, vetëm duke marrë një foto.

“FindFace” quhet aplikacioni i cili është përdorur për të ndjekur kriminelët me anë të fotove të marra nga kamerat e sigurisë. Krijuesit e këtij aplikacioni thonë se ai mund të përdoret edhe për takime.

Me anë të aplikacionit do të identifikohen të gjithë, në çast, nga një fotografi, me 70 për qind saktësi.

Deri më tani aplikacioni nuk punon me Facebook (krijuesit e tij nuk kanë qasje në të dhënat), por tashmë është shkarkuar 500.000 herë në Rusi, duke punuar në rrjetin social Vkontakte.

“Nëse shihni dikë që ju pëlqen, ju mund të fotografoni atë, të gjeni identitetin e tij, dhe pastaj t’i dërgoni një ftesë”- ka thënë krijuesi i këtij aplikacioni Alexander Kabakov.

May 18, 2016 10:39
Komento

1 Koment

  1. Qarri i zigurit May 18, 18:01

    Eshte pa foto. Boll ti drejtosh celularin.
    Dhe te gjitha te dhenat i ke aty. E perdor policia ne femostrata per te identifikuar demonstruesit

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*