LANÇ në dokumentet arkivore anglo-amerikane

Nga Fitim Çaushi September 4, 2016 18:30

LANÇ në dokumentet arkivore anglo-amerikane

Pas viteve ’90, disa herë është tentuar për rishikimin e historisë së Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Pjesa e shëndoshë e popullit shqiptar, nuk sensibilizohet nga këto tentativa dështake, sepse e dinë se me degjenerimin e një partie komuniste në një a më shumë parti politike borgjeze, pushteti shtetëror degjeneron në mënyrë të pashmangshme nga diktaturë e proletariatit, në diktaturë të borgjezisë.

Borgjezia e re me rivendosjen e sistemit ekonomik kapitalist, (që e maskojnë me sistem demokratik) synon intensifikimin e diktaturës borgjeze dhe zhvillimin e sistemit politik më të përshtatshëm në mënyrë që ta forcojë pozitën e saj sunduese. Po të shtojmë këtu edhe bashkëpunëtorët e fashizmit dhe tentativat anglo-amerikane për ta kthyer drejtimin politik të Shqipërisë pas vitit 1945, kuptojmë motivet e rishikimit të kësaj lufte çlirimtare dhe qëndrimet që mbahen ndaj udhëheqësit të saj Enver Hoxhës.

Në debate gazetareske, kanë marrë pjesë gjithfarë elementësh, pasionantësh, intelektualësh e pseudointelektualësh, pasardhës të kolaboracionistëve, thua se nuk paskan shkruar historianët shqiptarë për historinë e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, të mbështetur në dokumente arkivore. Dokumentimet e tyre mbeten historikisht të sakta dhe ia ngrenë lart lavdinë popullit shqiptar në Luftën e Dytë Botërore. Për të mos u marrë me fjalë, objektivitetin dhe vërtetësinë e kësaj historie dhe udhëheqësit të saj të lavdishëm Enver Hoxhës, e kanë dëshmuar vetë dokumentet e aleatëve anglo-amerikan:

Raportet e para të shërbimit ushtarak britanik njoftonin se “aktivitetet kundër italianëve të gueriljeve shqiptare janë të pandërprera dhe me shtrirje të gjerë”, duke mos e njohur shpirtin luftarak të partizanëve shqiptarë, etjen e tyre të madhe për liri, pavarësi dhe dinjitetin e tyre kombëtar, raportonin: “Partizanët tregohen shumë kokëfortë, duke menduar të kryejnë me ushtrinë e tyre aksione që ishin jashtë mundësive të tyre. Shqiptarët të organizuar dhe të pajisur keq, në se u rezistojnë gjermanëve, do të shkojnë padyshim në vetëvrasje.”

Partizanët shqiptarë, me rezistencën e tyre kundër gjermanëve, fituan edhe admirimin e kryeministrit Çurçill, i cili në nëntor 1943, jep në dhomën e Komuneve këtë deklaratë: “Mijëra guerilas shqiptarë janë duke luftuar tani në malet e tyre për lirinë dhe pavarësinë e vendit të tyre, oficerët e ndërlidhjes britanike, të cilët janë bashkë me gueriljet, kanë vlerësuar me nderim të lartë cilësitë e tyre luftarake. Ne shohim se shqiptarët në përputhje me traditat e tyre të lashta do të lozin pjesën e vet në zhvillimet e ardhshme ushtarake në Mesdhe… Kufijtë e saj nacionalë do të mbahen parasysh në mbledhjen e ardhshme të paqes.”

Vlerësimi i Çurçillit dëshmon se Lufta NÇL e partizanëve shqiptarë të udhëhequr nga komunistët, nuk ishte luftë për “doktrinën komuniste”, sikundër e propagandonin reaksionarët ballisto-zogistë, dje dhe sot, por luftë për çlirimin kombëtar, ndryshe nuk do ta afirmonte këtë luftë vetë kryeministri britanik.
Politika e adaptuar prej qeverisë britanike ishte praktikisht për ndihmën dhe inkurajimin e “nacionalistëve”, vetëm gradualisht e në mënyrë të padëshirueshme, nën presionin e ushtarakëve që i shikonin me sytë e tyre sakrificat e Frontit NÇL, u është dërguar ndihmë partizanëve shqiptarë. Këtë e konfirmon, veç të tjerëve, edhe këshilltari politik i SHBA-së pranë shtabit aleat në Kazerta, Aleksandër Kirk: “Ndihmë në formë të arit dhe mbështetje e premtuar u është dhenë të ashtuquajturve nacionalistë… Politika e ndihmës për secilin grup që luftonte gjermanët është zbatuar gradualisht, në fillim në mënyrë jo të dëshirueshme në drejtim të Ushtrisë NÇL”.

Pikërisht këtë qëndrim të aleatëve, Tilman e ka vlerësuar: “Tragjedi e vërtetë e shqiptarëve”. “Vetëm një parti, Fronti NÇL luftonte dhe vuante, dy të tjerat ishin armiq, ne vazhdojmë t’i përkrahim moralisht dhe materialisht ato me dërgimin e misioneve tona dhe errësimin e veprave dhe sakrificave të Frontit NÇL”.
Përballë forcave të mëdha ushtarake nazifashiste, populli shqiptar mundi të fitojë vetëm me bashkimin e tij politik dhe ushtarak, ky ishte një bashkim i gjerë i masave popullore, të drejtuara nga Enver Hoxha, në themel të të cilit qëndronte pavarësia dhe sovraniteti i Atdheut. Balli Kombëtar mbeti jashtë këtij bashkimi, ndarja me Ballin, nuk u bë për çështje të taktikës, por për çështje të strategjisë.
Kur komunistët u nënshtroheshin përndjekjeve dhe masakrimeve nga pushtuesi fashist, “nacionalistët”e “idealistit” Mit’hat Frashëri, si reaksion ndaj Frontit Nacional-çlirimtar formuan, tri vjet e gjysmë më vonë, pasi ishte pushtuar Shqipëria, organizatën e Ballit Kombëtar, misioni i së cilës, sipas shkresës së Milicisë fashiste drejtuar mëkëmbësit në Janar 1943 “drejtohej kundër komunistëve” dhe veçanërisht “kundër çetave komuniste”.

Është shkruar qartë misioni ballist: lufta kundër çetave komuniste, pra luftën kundër bijve të popullit që kishin mbushur çetat. Për krimet e tyre kundër partizanëve ka qindra dokumente, por po mjaftohemi me njoftimin e shërbimit sekret britanik në prill 1944: “Trupat e Ballkomit siç është bërë i njohur u bashkuan me gjermanët në luftën kundër partizanëve… Ballkomi pranoi se shtabi ushtarak i tij ka dënuar me vdekje dhe ka pushkatuar njerëzit e kapur, të cilët ndihmuan partizanët”.

Dokumentet për bashkëpunimin e Ballit Kombëtar dhe Abas Kupit me gjermanët kundër Ushtrisë Nacional-çlirimtare, janë të shumta, po mjaftohemi me dënimin që i ka bërë Abas Kupit Departamenti i Shtetit të SHBA në nëntor 1945: “Ka shumë dëshmi të marra nga shërbimi sekret britanik dhe amerikan, që Kupi dhe pasuesit e tij pas tetorit 1943 u ngatërruan në bashkëpunim me gjermanët dhe regjimin kukull të Tiranës”.

Duke u mbështetur te ballisto-zogistët, Ministria e Jashtme Britanike projekton luftën civile në Shqipëri, (sikundër kishte projektuar luftën civile në Greqi), projekt të cilin na e zbulon ambasadori amerikan në Londër, John Ëinant në informatën që i dërgon Uashingtonit: “Pikëpamja e Ministrisë së Jashtme Britanike është: që në qoftë se Fronti Nacional-çlirimtar do të qëndrojë plotësisht nga e majta, një lloj lufte civile mund të shpërthente, dhe Zogu mund të kthehej.”

Sipas Ministrisë së Jashtme Britanike, lufta civile në Shqipëri do të nxitej artificialisht, sikundër ishte nxitur deri tani nga okupatori i huaj, nëpërmjet krahut të djathtë, ballisto-zogist. Ky është një devijim flagrant nga objektivi kryesor i koalicionit Antifashist, njëherazi shkelje arbitrare dhe arrogante e Kartës së Atlantikut e firmosur nga vetë Çurçilli dhe Ruzvelti për vetëvendosjen e popujve të pushtuar nga fashizmi.

Më 4 maj 1944, BBS-ja komentonte: “Një deklaratë të rëndësishme ka bërë kohët e fundit komisari politik Shtabit të Përgjithshëm të Lëvizjes NÇ në Shqipëri, Enver Hoxha. Ai tha se forma e ardhshme e regjimit në Shqipëri nuk do t’i imponohet popullit shqiptar, por do të zgjidhet lirisht prej tij. Deklarata e Hoxhës mund të jetë një kontribut i vlefshëm për ndonjë plan që të tërhiqen nacionalistët në luftë kundër gjermanëve, mundësisht në bashkëpunim me partizanët dhe mundësisht duke u shoqëruar me ndonjë marrëveshje politike…”

Por nacionalistët asnjëherë nuk pranuan për bashkëpunim në luftën kundër fashizmit. Për fundin e “nacionalistëve”, në nëntor të vitit 1944, shërbimi sekret amerikan informonte: “Ballistët, si një grup bashkëpunëtorësh me ta, po ua mbathin këmbëve bashkë me gjermanët”. Në këto kushte Forien Ofisi lëshoi direktivën: “Të evakuohen nga Shqipëria nacionalistët shqiptarë për një përdorim të mundshëm në të ardhmen”.

Projektet britanike për pushtimin e Shqipërisë

Britania e Madhe ka pasur në Shqipëri një pozitë sunduese gjer në 1939, lufta përsëri do të shtronte problemin se kujt do t’i takonte në të ardhmen ky vend i vogël me një pozitë gjeografike të një rëndësie të veçantë! Shqipëria si çelësi i kanalit të Otrantos, zotëron hyrjen dhe daljen nga Trieste. Për amerikanët ky ishte një qytet i jashtëzakonisht i shtrenjtë dhe një pikë nevralgjike e strategjisë së tyre. Zgjerimi i Luftës NÇL i shqetësonte anglezët se mos Shqipëria u dilte nga influenca. Xhuliano Emeri, duke shpjeguar qëllimin e misionit “Maklin” sqaron: “Ne i nxitëm shtatmadhëritë tona të bëjnë presionet e nevojshme në drejtim të Hoxhës për ndërprerjen e furnizimeve dhe të propagandës në favor të lëvizjes NÇL, deri në kërcënimin e një okupacioni eventual britanik”.

Duke mos e devijuar dot Luftën NÇL në luftë civile, përmes ndërsimit të ballisto-zogistëve kundër partizanëve, britanikët projektuan pushtimin e Shqipërisë, ata ngulën këmbë për të organizuar patjetër një aksion të përbashkët kundër gjermanëve, duke kërkuar zbarkimin e trupave të tyre në bregdetin tonë. Gjatë ditëve të aksionit Filip Brond i njoftonte Londrës informatën e oficerëve të ndërlidhjes britanike: “Nëse çdo gjë do të shkojë mirë ne do të kemi mundësi ta mbajmë të pushtuar Shqipërinë”.
Pushtimi ushtarak i Shqipërisë në Memorandumin e Ministrisë së Luftës, në shtator 1944, motivohet me pretekstin: “për të vendosur rregullin dhe ligjin pas kapitullimit të Gjermanisë”. Ndërsa Gjermania e justifikon okupimin e saj “për të na mbrojtur nga pushtimi anglez”! E gjora Shqipëri ç’ka hequr!
Një zbarkim me forcë, anglo-amerikanët nuk mund ta bënin, jo vetëm për shkak të qëndresës dhe kundërshtimit të Enver Hoxhës, por edhe për mosaprovimin nga Konferenca e Teheranit, në të cilën Stalini kishte kundërshtuar planin e Çurçillit për të zbarkuar në Ballkan, duke këmbëngulur që ushtritë aleate të zbarkonin në perëndim të kontinentit, këmbëngulje që u aprovua nga Konferenca.

Për të justifikuar zbarkimin ushtarak, anglezët u munduan të krijonin incidente brenda Shqipërisë nëpërmjet Abas Kupit. Këto incidente u duheshin për të përligjur në opinionin ndërkombëtar pushtimin. Plamer i njoftonte Londrës bisedën me gjeneralin Uillson: “Unë vura në dukje vështirësitë që do të na lindnin me Frontin NÇL për të mos u shkuar mendja se kjo ishte një forcë okupimi. Sugjerova që nëse ishte vendosur të largohet Hoxha nga Shqipëria, koha më e përshtatshme mund të jetë përpara se forcat çlirimtare të dërgohen në Shqipëri… ndodhja e Hoxhës në Itali do ta dobësonte pozitën e tij. Gjenerali Uillson shfaqi të njëjtën ide…”

Duke ndjerë rrezikshmërinë e një okupimi të mundshëm, pas kryerjes së operacionit të përbashkët në Sarandë, Enver Hoxha u dha britanikëve ultimatumin: “Veprimi ka mbaruar dhe forcat tuaja duhet të tërhiqen menjëherë”, duke i paralajmëruar se: “Ne nuk do të bëjmë asnjë dallim ndërmjet oficerëve britanikë dhe banditëve si Abas Kupi, nëse i kapim rob oficerët tuaj do t’i çojmë në gjyqin partizan si kriminelë lufte që kanë bashkëpunuar me armikun”.

Qëndrimin e palëkundur të Enver Hoxhës, Brond ia transmeton Londrës: “Një mos dëshirë e theksuar nga ana e shefit të Përgjithshëm të Frontit NÇL, Enver Hoxhës, për të dhënë aprovimin e tij për përdorimin e ushtrisë britanike në Shqipëri”.

Në përfundim të Luftës NCL, Ministri i Jashtëm Britanik, Iden, më 9 tetor 1944, i paraqiste Çurçillit katastrofën përfundimtare të ballisto-zogistëve: “Në këto rrethana nuk ka asnjë alternativë tjetër veç njohjes së plotë të Frontit NÇL, që të mund të mbajmë nën kontroll Shqipërinë pas luftës dhe të dyfishojmë përpjekjet tona për të siguruar një lidhje të plotë si kundërpeshë e influencës ruse”.
Anglia do ta njihte formalisht Frontin Nacionalçlirimtar për: “ta mbajtur nën kontroll Shqipërinë pas luftës”! Për të pushtuar Shqipërinë britanikët përdorën ndihmat e UNRA-s, shefi i së cilës orientonte: “Këto operacione duhen drejtuar në mënyrë që të shmangim çdo kontakt me administratën e gjeneral Hoxhës, hollësitë e mëtejshme nuk duhen zbuluar për arsye sekreti”.

I njëjti orientim vinte edhe nga nënkryetari Fiter Flud, në informacionin dërguar Haskellit, në dhjetor 1944: “Ndihma do të bëhet nëpërmjet zbarkimit të flotës luftarake detare pa konsultime të mëparshme dhe pa lajmëruar autoritetet shqiptare”.
Kjo ishte një shkelje flagrante e Rezolutës së UNRA-s në të cilën thuhet: “Administrata e UNRA-s do të veprojë vetëm pas konsultimeve me qeveritë apo autoritetet kombëtare të njohura, dhe vetëm me pëlqimin e tyre”.
Ndërkohë Shtabi i ndihmës ushtarake të kësaj organizate humanitare, punonte që plani të realizohet pa paraqitjen e ndonjë përfaqësuesi shqiptar”. ndaj Forca Ajrore Ballkanike përgatit planet alternative të zbarkimit të trupave ushtarake në zonën e Durrësit dhe Vlorës me Ultimatumin “ndihma ushtarake duhet të hyjë në Shqipëri si pjesë e forcave pushtuese”.
Qëndrimi kundërshtues i Enver Hoxhës komentohej: “Hoxha ka dyshim për penetrim ushtarak nën pretekstin e ndihmave… Ky dyshim ka lindur nga ngjarjet në Greqi”. ”Ai refuzoi kategorikisht që personeli i ndihmës ushtarake të mbetej pranë UNRA-s”.

Letra e shefit të Misionit vlerësonte: “Jam plotësisht i kënaqur me veten time që një pjesë e madhe e vështirësive tona me qeverinë, u shkaktuan si rezultat i papërgjegjësisë së madhe të një grupi në Mision, i cili devijoi nën ndikimin e Haskellit, kjo sjellje konsistonte në bisedimet e papërgjegjshme antiqeveritare dhe me dinakëri karshi Shqipërisë”.

Në dhjetor 1946 u hartua një memorandum që shprehte opinionin unanim të 69 anëtarëve të misionit dhe të shoqërive vullnetarë në të cilin thuhej: “Si rezultat i integrimit të afërt i UNRRA-s me ML (misioni ushtarak), UNRRA ishte përfshirë në një operacion, i cili binte në kundërshtim me principin bazë: se ndihma nuk duhet administruar me forcë apo vjedhurazi, se kjo situatë mund të ndreqet vetëm në qoftë se gjenerali i përgjithshëm ose përfaqësuesi i tij i autorizuar, do t’i bënte të qartë botës dhe popullit shqiptar se UNRRA nuk kishte lidhje me këtë operacion”.
Qëndrimi i palëkundur i Enver Hoxhës për të mos lejuar fuqitë e huaja ta futnin Shqipërinë nën protektoratin e tyre, ishte një akt i lart patriotik që siguronte sovranitetin, pavarësinë dhe tërësinë territoriale.

Kufijtë e Shqipërisë në optikën aleate

Kufijtë e Shqipërisë me shtetet fqinjë janë caktuar në Konferencën e Londrës mes Fuqive të Mëdha pas luftës Ballkanike, dhe janë lënë në fuqi në Konferencën e Paqes në Paris, më 1919, pas Luftës së I Botërore. Është një brengë e madhe që i ka sfilitur disa politikanë, studiues e kalemxhinj, përse Shqipëria pas luftës kaloi me Lindjen dhe jo me Perëndimin, duke harruar se në tetor 1939, Anglia njohu aneksimin e Shqipërisë nga Italia! Me një deklaratë në parlamentin britanik, në fund të tetorit, u shpall njohja de facto e “regjimit të ri”, ç’ka e konsideronte Shqipërinë pjesë të Mbretërisë së Italisë.

Doemos, kjo do të dobësonte besimin e shqiptarëve tek Britania e Madhe e aq më tepër që ajo, gjatë luftës ka synuar copëtimin e Shqipërisë në interes të Greqisë. Sekretari i Foreign Office-it, A. Eden, më 17 dhjetor 1942, bëri një deklaratë të posaçme në dhomën e komuneve në të cilën shfaqte “ndjenjat e simpatisë kundrejt popullit shqiptar që pati fatin e keq të ishte një nga viktimat e para të agresionit fashist”, duke siguruar se “Qeveria e madhërisë së Tij donte të shihte Shqipërinë të çliruar nga zgjedha italiane dhe pavarësinë e saj të rivendosur”. Në deklaratë shprehet rezerva për kufijtë e Shqipërisë: “çështja e kufijve do të duhet të merret në shqyrtim në Konferencën e Paqes pas lufte”.

Funksionari që mbulonte çështjet e Ballkanit, Dikson, qysh në fillim të dhjetorit 1940, propozonte këtë zgjidhje: “Në mbarim të luftës mund të jetë vështirë të gjendet për grekët një kompesim teritorial tjetër veç atij që ofrojnë krahinat shqiptare”.
Promemorjen e qeverisë greke në mërgim, në 29 shtator 1943, drejtuar Ministrisë së Jashtme angleze, Dikson e komentonte: “është e pamundur të themi nëse do të ketë vend për një shtet shqiptar në Evropën e pasluftës”.

Kjo deklaratë rrezikonte tërësinë territoriale, sovranitetin dhe pavarësinë e Shqipërisë, ajo përsëri do të trajtohej plaçkë tregu, si në vitet 1913- 1915! Në Memorandumin e datës 30 mars 1943, paraqitur Ministrisë së Jashtme, Dikson theksonte: “Porsa Greqia dhe Jugosllavia do të fitojnë pavarësinë e tyre, forcat greke dhe jugosllave do të marshojnë brenda Shqipërisë dhe do të zënë pjesë nga territori i saj”.
Nuk është faji i Enver Hoxhës se kalemxhinj të ndryshëm nuk i kanë njohur dokumentet e aleatëve perëndimorë dhe synimet e tyre! Pasi e paraqet kërkesën greke për Vorioepirin “të mbështetur mirë nga ana historike dhe strategjike”, Dikson komenton: “Për të gjitha fushat ne duhet të jemi të mirëkuptuar për të marrë parasysh plotësimin e kërkesës greke për Shqipërinë e Jugut. Sigurisht kjo do të kërkonte edhe dhënien e Jugosllavisë të pjesëve të tjera veriore të Shqipërisë”.
Mikja e vendit tonë, Edit Dyrham, më 6 prill 1943, i dërgon nga Londra këtë letër Fan Nolit: “Kam frikë se gaboheni shumë në qoftë se i varni shpresat për shpëtimin e Shqipërisë tek Anglia… Partitë progreke dhe proserbe janë shumë të fuqishme dhe me influencë… Grekët deklarojnë se i gjithë jugu i Tepelenës është grek dhe se vuan nën shtypjen shqiptare…”

Për të marrë parasysh “plotësimin e kërkesës greke”, diplomatët anglezë duhet t’i jepnin Greqisë pjesë nga Shqipëria, brenda këtij orientimi punonte edhe shërbimi sekret anglo-amerikan në Kosovë, i cili në shtator 1944 njoftonte Londrën: “Shqipëria nuk mund të qëndrojë vetëm si një shtet sovran. Madje edhe me Kosovën kjo nuk do të ketë burimet e nevojshme për të mbështetur të gjitha shërbimet e atributet e nevojshme në drejtim të një shteti sovran”.

Me të tilla synime “aleatët” jo vetëm rikonfirmojnë ndarjen territoriale Shqipëri-Kosovë, por vinin në pikëpyetje edhe Shqipërinë si një shtet Sovran. Funksionari i Ministrisë së Jashtme angleze, Deni Laskej, në komentin që i bënte deklaratës së Qeverisë britanike për njohjen e Luftës Nacionalçlirimtare të popullit shqiptar, theksonte: “Deklarata nuk do të thotë se ne njohim një shtet të pavarur shqiptar… prandaj Shqipëria nuk mund të bëhet një komb i bashkuar”.
Sekretari i Ministrisë së Jashtme Dikson, më 9 tetor 1943, sqaronte: “Ka shumë argumente në favor të pretendimeve greke. Ne padyshim do të dëshirojmë t’i shpërblejmë grekët për rolin që luajtën në luftë si aleatët tanë. Tani për tani është e pamundur të vendoset nëse do të ishte e dëshirueshme të rindërtohej ose jo një Shqipëri e pavarur. Nëse vendimi do të jetë negativ, patjetër që do ishte shumë e lehtë që pjesët e territorit shqiptar t’i kalojnë Greqisë dhe Jugosllavisë”.
Kjo do të ndodhte me justifikimin që A. Eden, i dërgon një anëtari të Dhomës së Komuneve: “Shqiptarët nuk janë njësoj si grekët dhe jugosllavët, këta janë aleatët tanë, kurse shqiptarët nuk janë aleatë”.
Ky ishte pazari dhe strategjia anglo-amerikane për Shqipërinë gjatë luftës, të cilët kishin vënë në dyshim ndërtimin e një Shqipërie të pavarur!
Me çlirimin e vendit nga nazifashizmi, kryetari i misionit special amerikan në Shqipëri, Jakobs, në raportin dërguar Uashingtonit në 19 Maj 1945, shkruan: “Një masë e madhe njerëzish prej disa qindra personash u shfaqën përpara ndërtesës së përfaqësisë diplomatike, duke thirrur e brohoritur për njohje, një grup përfaqësuesish erdhi në Legatë për të shprehur gëzimin për fitoren dhe vlerësimin për SHBA… Kishte shumë brohoritje për presidentin Truman”.
Politika e shtetit shqiptar, pas luftës, ishte politikë e respektimit të aleatëve si pjesëtarë të përbashkët të koalicionit antifashist, për rrjedhojë ajo priste prej tyre ndihmë në Konferencën e Paqes për luftën e madhe dhe sakrificat e jashtëzakonshme në lidhje me numrin e popullsisë. Vendet aleate nuk e përkrahën Shqipërinë. Për ilustrim po sjellim disa mesazhe të Nolit dërguar Enver Hoxhës:
1 prill 1946: “Me gjithë protestat tona të përsëritura, Komiteti për Marrëdhëniet e Jashtme i Senatit Amerikan votoi për një rezolucion, që t’i akordohet Shqipëria e Jugut, Greqisë…”

Nga Fitim Çaushi September 4, 2016 18:30
Komento

11 Komente

  1. Enveri nuk ka nevoje per lapidar,,ja kane bere Don Lute me berishalene... September 4, 20:08

    Eshte hera e pare pas 1992 qe lexoj nje artikull te sakte ne lidhje me periudhen 1944-1990

    Per Enver Hoxhen sot me shume flitet “nen dhembe” dhe vertete ka ardhur koha per SHENJTERIMIN E TIJ se bashku me Nene Terezen
    ……………………………..SHUME E DINE POR PAK E THONE SE enverhoxhen e prune ne pushtet ne 1944 angloamerikanet per interesin e tyre pasi AI ishte ne gjendje te organizonte shqiptaret kunder nazisteve duke I kursyer aleateve 40-50 mije trupa qe nuk jane pak…PRA FAJTORE JANE ANGLO-AMERIKANET qe na I bene peshqesh enverin e tyre

    ………………………….SHUME E DINE POR PAK E THONE SE enverhoxhen e shiten te Stalini..RUSVELTI &CHURCHILLI (dhe ky I fundit ja la ne patronazh Tito-rankovicit)..Hapni letrat e teheranit,jaltes,krimese etj dhe amerikanet & anglezet duhet te kerkojne jo vetem falje por dhe te demshperblejne shqiptaret

    …………………………SHUME E DINE POR DHE SHUME E THONE SE enverhoxha ESHTE SULMUAR NGA ANGLO-AMERIKANET me shume se turqit qe I ju turren per 25 vjet DIKTATORIT GJERGJ KASTRIOTI..qe nga luftaanijet angleze,sulmi per pushtim te vorio epirit ne 1949…mijra banda dhediversante –terroriste qe sulmuan me egersi ate shtet nga 19945-1982 me xhevdetmustafen… dhe amerikanet & anglezet duhet te kerkojne jo vetem falje por dhe te demshperblejne shqiptaret
    …………………….…………………………SHUME E DINE POR DHE SHUME E THONE SE enverhoxha per 45 vjet I beri “kaps” armiqte shekullore grekun dhe serbin..si dhe dy superfuqite..biles hapur fare si kerrkush ne bote u tha hapur HAJDENI PO JA U MBAJTI S…UMA TE PUSHTONI SHQIPERINE SE JU KTHEJ NE KERMA
    ================
    persa me siper ishte historia e kaluar dhe ne komentuesit kane qendrimin me korrekt per kete teme.
    MENDOJ SE FAJI KRYESOR SOT ESHTE I DIPLLOMACISE EURO-ATLLANTIKE QE NE MENYRE TE DENUESHME JO VETEM QE E KLLONUAN MONSTREN BERISHE POR PO E MBROJNE ME CDO CMIM DERI NE POSHTRIM KOMBETAR
    JEMI PUSHTUAR NGA SHUME ARMIQ NE SHEKUJ POR KERRKUSH NUK NA KA POSHTRUAR SI EUROATLLNATIKET ME SALIMONSTREN E TYRE..

    PRA sot kryesorja qe eshte denimi i berishizmit si doktrine dhe burgosja e Sali Qenit per veprat kriminale te tradhetise,vrasjes me paramendim,shkaterrimin e shtetit dhe perdhosjen e dinjitetit shqiptar.
    Pa u arrestuar ky Frankestein Monster keto Dacibaot tuaja jane thjesht nje leter higjenike duke perifrazuar thenien e Sali Qenit ndaj gazetes me prestigjoze ne bote NY-Times.
    1-I pandehuri Sali Qen Berisha duhet i merret i pandehur si kriminel ne inskenimin 2 prillit 1991,me prishjen e qeverise stabilitetit dhe pjesmarrjen e denueshme te ambasdorit amerikan Rajerson ne votimet e 1992 per te cilen shteti amerikan duhet ti kerkoje falje shqiptareve dhe per kete veprim ilegal te Rajersonit por dhe gradimin qe i beri Sali qenit.

    2-I pandehuri Sali Qen Berisha duhet i merret i pandehur si kriminel per masakren e sheshit skenderbej 1996,me luften civile te 1997,dhe me pucin e shtetit te 14 shtatorit 1998.Perseri segmente jo te sinqerta te dipllomacise amerikane duhet ti kerkojne falje shqiptareve sepse ne vend qe te kerkohej zbatimi i ligjit per krimin shteteror te pucit shtetit nga Sali Qeni “merret ne pyetje” brenda mureve te ambasades nga nje prokurore amerikane.Pra ne kete rast jane perseri dipllomate amerikane qe jo vetem shkelen ligjin por dhe mbrojten nje kriminel qe ka parametrat e Agusto Pinocetit.

    3-I pandehuri Sali Qen Berisha duhet te merret i pandehur si kriminel per holokaustin e Gerdecit,vazhdoi me masakren fashiste te 21 janarit dhe vjedhja me llereperveshurin ne krye te bashkise Tiranes dhe duke i quajtur 2 kriminele njerin burre shteti dhe tjetrin yll ne qitje.

    Jane dhe shume akte terrori dhe tradheti te thelle antikombetare ku me kryesoret jane ne vazhdim:

    4–Tradhetia kombetare me Janullatosin.
    5–Tradhetia kombetare me varrezat greke
    6–Tradhetia kombetare me detin Jon
    7–Tradhetia kombetare me naften e Milloshevicit
    8–Tradhetia kombetare me sabotimin e UCK
    9–Akt terrorist ne zhdukjen e R.Hoxhes*****
    10-Akt terrorist ne genocidin ndaj Haklajve
    11-Akt terrorist ne vrasjen e F.Xhindit
    12-Akt terrorist ne vrasjen e k/komunarit Kukes
    13-Akt terrorist ne djegjen e oficerit shikut Durres
    14-Akt terrorist ne vrasjen kuliciane te K.Trebickes
    15-Akt terrorist ne egzekutimin mafjoz te gjyqtarit te Vlores
    16-Akt terrorist ne lincimin te Edi Rames
    17-Akt terrorist ne djegien te gazetes Koha jone 1997
    18-Vdekje misterioze e Gramoz Pashkos
    19-Vdekje misterioze e Pjeter Arbnorit
    20-Vdekje misterioze e Safet Zhulalit
    21-Vdekje misterioze e Ali Spahise
    22-Vdekje e pilotuar e gjyqtarit Xhelal Elezi*****
    23-Vdekje e pilotuar e doktorit Shik-ut Ylli Xhagjika*****
    24-Vdekje e pilotuar e zyrtarit Shik-ut Pirro Visari*****
    25-Vdekje e pilotuar e prokurorit Xhevat Hana*****
    26-Vrasje e pilotuar e Azem Hajdarit
    27-Vrasje e pilotuar e Sokol Olldashit
    28-Krim ekonomik me rrugen e Kombit
    29-Krim ekonomik me Albetrolin
    30-Krim ekonomik me Kromin
    31-Krim ekonomik me Albetrolin
    32-Krim ekonomik me shitjen e h/centraleve
    33-Krim ekonomik me borxhin e jashtem mbi 67%
    34-Krim ekonomik me super drogen e Lazaratit
    35….vazhdon rromani i krimeve…
    Por qe te behet kjo duhet thene e verteta shume e hidhur qe eshte:
    Dipllomacia amerikane dhe europjane dhe sherbimet e tyre inteligjente dhe strategjike te tyre pa harruar dhe fushen e biznesit jane pergjegjeset kryesore per katandisjen e kombit shqiptar ne kete katastrofe biblike morale dhe ekonomike.!

    perfundimisht:
    Eshte turp per dipllomacine dhe sherbimet inteligjente euro-atllantike qe akoma mbrojne me cdo kusht DRAKULEN E TYRE TE VIQIDOLIT.

    Eshte turp per dyshen OBAMERKEL qe edhe pse drejtojne dy shtete te fuqishme dhe demokratike jo vetem kane gabuar ne shqiperi me doktrinen elezbiberiste te salisatanait por dhe jane pergjegjesiyt kryesore per kete menxyre shqiptare te pa pare ne historine e kombeve.
    Sali qeni eshte nje monster qe nuk ka plumb litar apo fuci bitumi ti laje krimet e tij..fundja fundi..cojeni ne ndonje ishull perrallore me gjithe pasurite e tij me qen e me me mace por vetem me nje kusht..MOS TJA SHOHIM ME SURRATIN DHE ZERIN KETIJ DEVILI….JO PER NDONJE GJE POR ..nqs se ky devil mbahet akoma nga ana juaj.atehere me lejoni te them se Enver Hoxha jo vetem eshte shqiptari me I madh ne historine e shqiperise por dhe BURRSHTETASI ME I MADH BOTEROR PER TE GJITHA KOHRAT..sa dhe amerika me gjermanine sot po na duken te vogla para madheshtise tij..

    Reply to this comment
  2. demo September 4, 23:41

    Jo angloamerikanet,Curcillin,Rusveltin,por edhe Hitlerin po te dilte gjalle enveristet do ta benin te kendonte ne favor te Frontit nac-cl.

    Reply to this comment
    • Terbo September 6, 04:52

      Po “çlirimtaret” pushtues xhihadiste komuniste a kishin te drejte te ishin kollaboracioniste te sllaveve dhe te kryenin krime para dhe pas “çlirimit”?

      Reply to this comment
  3. Lufter September 4, 23:57

    Po sikur te mos ishte zhvilluar LNCL ashtu si u be dhe fitoi mbi pushtuesit cfare do ishte bere me Shqiperine? E shikoni o njerez se cfare poshtersira po thureshin qe gjate luftes dhe pas saj kunder pavaresise se shqiperise? Edhe aleatet paskan qene kunder shqiperise duke e coptuar ate ne favore te greqise dhe jugosllavise. Keto te dhena qe jepen ne kete shkrim jane te tmerrshme,te paimagjinueshme,te qendrimeve armiqesore ndaj shqiperise.Prandaj le ta marin vash Stefanllinjet se shqiperine e shpetuan LNCL dhe Enver Hoxha.Fakte dhe te verteta te tjera do te dalin,ato ekzistojne dhe duhen kerkuar e zbuluar per te ngitur gjithmon e me larte lavdine e LNCL dhe Enver Hoxhes. Me keto fakte e shume te tjera genjeshtrat,sajesat, shtremberesat e stefanllinjeve e kullaxhinjeve do veniten e do ngordhin pasi kete perfundim e meritojne.

    Reply to this comment
  4. lili September 5, 00:09

    Qe anglezet Kane tradhtuar Shqiptare ,kjo avec idiot été nuk e Kane kuptuar! Anglezete Kane eshte coptimin e Shqiperise edhe Kane perkrah komunistate per kete qillim.Edhe Kane krijuar mission et angloamerikane per te azgjesuar alto familje nationalista qe mbeten pas lufte.Churchill qysh para 39 suit kete plan ia pasur….
    Kjo eshte ndoshta edhe nje nder arsyet qe e bene envérin te kaloje tek lindja e te behet diktator…
    Maclean ku takoj baben Tim,i kerkoj falje per pasojat e veprimeve anglezeduke i thane’ ne ishim ushtarak,edhe zbatuam urdherat’ ..e urdherat ishin me ndeze luften civile ne Shqiperi,qe te dobesohen te d’y palet si komunistate si nationalistate e te shkaterohet shteti shqiptare,Duke u nda ndermjet grekut e serbit.
    Ketu haku duhet me ia dhane Enverit’nuk e la kete skenar me u kete.

    Reply to this comment
  5. dy pijanecet ne burime arkivore.. September 5, 01:30

    Pijanecet …( alcohol abuse )
    STALIN DHE CHURCHILL
    ISHIN BOSAT E BALLKANIT DHE TE EUROPES ..kush ka iluzion tjeter
    eshte ose budalla ose do te shtyje kohen.

    Roli pozitiv I ENVER HOXHES qe disa analiste te shquar amerikane e quajten CEZARI BALLKANIT duket pot a krahesojme me ngjarjet ne Greqi ku pas 1944 u vrane U SAKATUAN nga e djathta ekstreme ne ‘TERRORRIN E BARDHE” mbi dy miljon greke dhe mbi 80 mije femije greke u cuan jashte vendit..

    biles ca udheheqes kryesor te luftes greke ju prene kokat dhe I varen si kanibale ne shesh,,,dhe me nje fare miratimi te komandes angleze..biles arriti qe ne vitet 1948-1949 u perdor napalm kunder ushtrise majte greke…pra shikoni cfare maskrash u bene sepse POPULLI GREK NUK DINTE GJE PER MARREVESHJEN E KASAPEVE STALIN DHE CURCILL.

    E NJEJTA GJE DHE PER SHQIPERINE QE NUK E
    KISHIN NE HESAP SE JA KISHIN DHENE PESHQESH TITOS SIC TREGONTE DJALI CURCILLIT RUDOLFI QE ISHTE NE SHTABIN E TITOS

    PRANDAJ DUHET TE MESOJE HISTORINE SE NE JEMI MILINGONA PARA SUPERFUQIVE….KURSE ENVER HOXHA ISHTE NJE PERJASHTIM NE HISTORINE BOTERORE SE ESHTE I VETEM LIDER I NJE VENDI LILIPUT QE U MAT ME SUPRFUQITE

    The Percentages agreement

    was an agreement between Soviet premier Joseph Stalin and British prime minister Winston Churchill during the Fourth Moscow Conference on October 1944, about how to divide various European countries into spheres of influence.

    The agreement was made public by Churchill. The US ambassador, who was supposed to represent Roosevelt in these meetings, was excluded from this particular discussion.

    The agreement

    Winston Churchill proposed the agreement, under which the UK and USSR agreed to divide Europe into spheres of influence, with one country having “predominance” in one sphere, and the other country would have “predominance” in another sphere According to Churchill’s account of the incident, Churchill suggested that the Soviet Union should have
    90 percent influence in Romania
    and 75 percent in Bulgaria; the
    United Kingdom should have
    90 percent in Greece; and they
    should have 50 percent each in Hungary and Yugoslavia.
    Churchill wrote it on a piece of paper which he pushed across to Stalin, who ticked it off and passed it back. The result of these discussions was that the percentages of Soviet influence
    …………
    Si e ndane Europen si bifteke dy pijanecet (great drinker) Stalin dhe Churchill

    Sir Alec Cadogan, under-secretary at the foreign office, who accompanied Churchill explained in a letter what happened. At first the banquet seemed to turn into a disaster since Stalin’s demands were not to Churchill’s liking at all. In a last attempt to agree terms he asked for a meeting with just the two of them.
    At 01.00 in the morning Cadogan entered Stalins private room and saw the following scene: “There I found Winston and Stalin, and Molotov (Soviet minister of foreign affairs) who has joined them, sitting with a heavily-laden board between them: food of all kinds crowned by a sucking pig and innumerable bottles.

    What Stalin made me drink seemed pretty savage: Winston, who by that time was complaining of a slight headache, seemed wisely to be confining himself to a comparatively innocuous effervescent Caucasian red wine. Everyone seemed to be as merry as a marriage bell.”

    Reply to this comment
  6. Zana September 5, 07:26

    Po te mos Ishte AI ,nuk do te kishte Shqiperi..LAVDI. LAVDI

    Reply to this comment
  7. intelektuali September 5, 08:20

    Kohet e fundit ne gazeten DITA eshte bere zakon te dalin pseudoshkencetare enveriste me materiale si dacibao kineze te Lej Fenit dhe duke perdorur ca klishe te huazuara nga Partia e Punes si pershembell termi i mirenjohur “ballista-zogiste” dhe duke shtuar disa emera te huaj per t’i bere me te besueshem, shkruajne PACAVURE historike me nje qellim te vetem:

    TE LIGJEROJNE ME CDO KUSHT LANC-IN KRIMINAL TE ENVER HOXHES QE LUFTOI VETEM ME “MULLINJTE E ERES” DHE MASAKROI VETEM SHQYPTARE DHE KOSOVARE MATANE KUFIRIT

    Po mire more debila dhe dallkauke te pacipe dhe enverista te poshter po kur Anglia dhe SHBA ishin kaq dashakeq me Shqypnine e Enverit dhe Titos pse ne veren e vitit 1943 keta ALEATE sic keni qef t’i quani edhe ju shpesh me mburrje te pajustifikuar, pra pse keta ALEATE erdhen Shqypni me nje oferte per bashkimin e trojeve shqyptare, por me kushtin e ndrrimit te kursit politik nga Lindja Komuniste ne Perendimin Demokratik?

    HE PRA MORE FANATIKE TE QELBUR NGA ENVERIZMI PSE ERDHEN ANGLEZET NE MUKJE QE NE FILLIM TE LUFTES?

    Nese nuk e dini jua spjegon intelektuali more VEMJE te stalinizmit dhe te mashtrimit komunist te historise:

    Oficeret e larte angleze erdhen ne Shqypni te veshur tebtil si fshatare dhe bujten tek shtepia e intelektualit sepse sherbimet e fshehta angleze dhe te SHBA e kishin vleresuar se ne vendin tone kishte forca demokratike te mjaftueshme per ta shkeputur Vatanin nga kthetrat gjakatare te sovjetikeve dhe Jugosllavise Komuniste, por Enver Hoxha qe komandohej nga KILLERI Vukmanovic Tempo me zarat e tij jugosllave Mugosha dhe Popovic i spiunoi oficeret e larte angleze tek kunati i tij kuisling Bahri Omari dhe me nje pabesi te papare e sabotoi Mareveshjen e nenshkruar nga te gjitha palet ne Mukje per bashkim kombetar ne lufte totale kunder pushtuesit.

    pastaj:

    pas Luftes Enver Hoxha kreu edhe nje pabesi tjeter te papare deri ate kohe ne analet historike nderkombetare:

    SHQYPNIA VRAU DHE MASAKROI OFICERET DHE USHTARET ANGLEZET NE KANALIN E KORFUZIT ME URDHER NGA BEOGRADI DHE MOSKA DHE U FSHEH PAS GAXHOIT SOVJETIK SI MIU NE FERRE

    Pse atehere enveriste vazhdimisht mburren pa llogjiken elementare se Enveri dhe LANC-i i tij e rradhiti vendin pas Lufte krahas ALEATEVE kur per kete veprim pirates dhe te pabese Gjykata e Hages e cilesoi LANC-in e Enverit si nje organizate terroriste, sic eshte ISIS-i sot pershembell dhe meqe Enveri nuk praoi t’i paguante demshperblimin Anglise (UK) kjo Gjykate Nderkombetare per Krime Kunder Njerezimit i konfiskoi floririn e Bankes se Shtetit te Ahmet Zogut qe ishte gjetur i fshehur nga gjermanet ne Malet e Bavarise.

    prandaj:

    MBYLLENI SQUPIN E MASHTRUESIT TE PABESE DHE TE PACIPE O ENVERISTA TE POSHTER QE DILNI NE DITA SI “KEPURDHA PAS SHIUT” SAPO PARTIA JU JEP KUSHTRIMIN ME SHKRIME DALLKAUKE DHE DEBILE SI DACIBAO KINEZE TE KOHES SE QEPES

    sepse:

    SHQYPNIA PO KERKON TE BEHET PJESE E BOTES DEMOKRATIKE ASHTU SIC DESHEN ANGLEZET NE VITIN E LARGET 1943, NE MUKJE.

    Reply to this comment
  8. anticensurë 25642654 September 5, 13:06

    ” sistemit ekonomik kapitalist, (që e maskojnë me sistem demokratik)”
    si e thua pak a shumë dhe vetë,kemi dy plane të ndryshme!!njërin ekonomik dhe tjetrin politik!!
    sistemi kapitalist mund të jetë po aq diktatorial sa ishte dhe sistemi komunist,o socialist(deri më sot),ashtu si ka qënë dhe sistemi skllavopronar po aq demokratik sa dhe vëndet më të përparuara demokratike të kohëve moderne!!
    “Nuk është faji i Enver Hoxhës se kalemxhinj të ndryshëm nuk i kanë njohur dokumentet e aleatëve perëndimorë dhe synimet e tyre! ”
    jo mor lali,nuk është se nuk i kanë njohur!!ata i dinë shumë mirë,POR është më e rëndësishme që të lahet muti i baballarëve të tyre se sa të mbrohet shqipëria!!këta kalemxhinj,të ndyrë,akoma i mëshojnë idesë se “enveri i fali kosovën titos”,në një kohë që e dinë fare mirë se kosova është falur nga anglezët e francezët në 13ën,dhe se po të njëjtit me amerikën bashkë nuk do ta njihnin “shqipërinë e bashkuar nga nazifashistët”!ashtu si nuk njohën shumë bashkime të tjera që bënë nazifashistët!!por idioti është idiot!!

    nastro,shko bëj çiçin!!
    ti dhe në bythë qihesh vetëm e vetëm për të sharë enverin!!
    ps:mo u nxeh ëë??jo për gjë po mund të të derdhet kafeja!!
    përfytyro nervat me parkisonin së bashku!!dush ju bën të gjithve në tehavani!!

    Reply to this comment
  9. demo September 5, 18:20

    Po te ishte per te copetuar,per ta zhdukur,nga harta Shqiperine,e kishin zhduker qe ne 1913,qe ne 1919 ne konferencen e Versajes,por ishin pikerisht Amerikanet npm.presidentit Willson qe vune veton per existencen e Shqiperise.Pse genjejne Enveristet,se enveri i detyroi superfuqite te njohin existencen e shtetit shqiptar?Perkunder kesaj bandat terroriste qe provokuan luften vellavrasese,e vune ne dyshim njohjen e shtetit shqiptar.Aleatet nuk e pranuan qeverine terroriste te Enver Hoxhes ne San Francisko.Kur senati Amerikan vendosi kthimin e Cameve ne shtepite e tyre ne Cameri,enver hoxha sulmoi floten ushtarake Angleze ne kanalin e Korfuzit dhe perzuri nga Shqiperia perfaqesine siplomatike Amerikane.Kujt ja shet dengklat Caushi,qorrave?Integriteti territorial i Shqiperise,nuk vihej ne diskutim ne konferencen e Parisit,ne diskutim ishte qeveria terroriste e enver hoxhes,e cila rrembeu pushtetin me dhune.

    Reply to this comment
  10. 007 December 9, 08:52

    ENVER HOXHA
    Ishte dhe do te mbetet udheheqesi me i madhe i kombit shqiptare i cili edhe pse qe fillimet e tije ne udheheqejen e LANÇ dhe deri ne minutin e fundit te jetes tije ka punuar ne dhunen politike ushtarake nga euroatlantiket dhe ballkansit te perkrahur dhe mbeshtetur nga koloboracionistet ballist zogist .
    Por gjenerali dhe udheheqesi legjendar I shqiptareve ENVER HOXHA diti jap pergjigjen euroatlantiketve dhe koloboracionisteve ballisto zogistve me politike me pune dhe vepra duke i treguar vendin dhe duke i vendosur kufirin tek thona.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*