Landfilli në Maliq/ Bashkitë s’kanë fonde për transportin e mbetjeve urbane

August 30, 2018 16:13

Landfilli në Maliq/ Bashkitë s’kanë fonde për transportin e mbetjeve urbane

4 nga 6 bashkitë që duhet të depozitojnë mbetjet urbane në landfillin e Maliqit, nuk e përballojnë dot koston e transportit.

Për shkak të afërsisë gjeografike, Bashkia e Korçës dhe e Maliqit janë të vetmet që i depozitojnë mbetjet urbane tek ky landfill. Mbetjet nuk depozitohen nga Bashkitë e Pogradecit, Ersekës, Devollit dhe Pustecit.

Kryetari i Bashkisë së Pogradecit, Eduard Kapri, shprehet: “Çdo ton mbetje që depozitohet në landfill ka koston e vet. Për ne është goxha edhe kostoja e transportit nga Pogradeci deri këtu.”

Ai bën të ditur se tashmë është vendosur se për Pogradecin, Devollin dhe Ersekën do të përcaktohet një pikë transferimi që do të minimizojë kostot.

Përfaqësuesit e bashkive që nuk i transportojnë mbetjet në landfillin e Maliqit, u takuan me zyrtarë të bankës gjermane, për të gjetur zgjidhje për çështjen në fjalë.

s.a/dita

August 30, 2018 16:13
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*