Lanë fëmijët e mitur në Itali dhe u kthyen, procedohen penalisht dy prindër

January 19, 2018 17:09

Lanë fëmijët e mitur në Itali dhe u kthyen, procedohen penalisht dy prindër

Policia Kufitare e Rinasit ka proceduar penalisht dy shtetas pasi kanë braktisur fëmijët e  tyre të mitur në shtetin fqinj, Itali.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Rinas u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë për shtetasin L.Gj 52 vjeç, banues në Belsh pasi më datë 16.09.2017, ka udhëtuar së bashku me djalin e tij të mitur A.GJ 15 vjeç, drejt Italisë, dhe është kthyer vetëm ndërsa fëmijën e ka braktisur në Itali.

Po më datë 18.01.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin N.S 51 vjeç, banues në Elbasan pasi më datë 30.09.2017, ka udhëtuar drejt Italisë së bashku me djalin e tij të mitur F. S, 16 vjeç, dhe është kthyer vetëm ndërsa fëmijën e ka braktisur në Itali.

January 19, 2018 17:09
Komento

1 Koment

  1. lalai January 20, 11:25

    Te Procedohet dhe Presidenti i sotem pasi ka lene femijet ne Usa o legena…..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim