Laporta: Çështja “Pogba” e bëri klubin qesharak

July 3, 2015 16:26

Laporta: Çështja “Pogba” e bëri klubin qesharak

Ish presidenti dhe kandidati për postin më të lartë administrativ të Barcelonës, Joan Laporta, vazhdon sulmin frontal ndaj drejtuesve më të lartë të klubit katalanas. Këtë radhë në shënjestër të Laportas është vënë drejtori sportiv, Ariedo Braida. Sipas Laportas, njeriu i merkatos dështoi totalisht në lidhje me çështjen “Pogba”, duke u bërë madje edhe klubin qesharak.

Në intervistën dhënë për radion “Cadena Ser”, ish presidenti shtoi se çelësi për të zgjidhur këtë çështje është në duart e agjentit të lojtarit, Mino Raiola. “Unë e respektoj shumë Juventusin por nëse do të kishte një interes të vërtetë për mesfushorin, operacioni duhej të ishte mbyllur në një mënyrë tjetër”, nënvizon Laporta.

Një tjetër pikë ku kapet 53-vjeçari është edhe ajo e Arda Turan, i cili nuk është zyrtarizuar ende në radhët e Barcelonës. “Është e padrejtë sepse po punojnë me Turam për të hequr vëmendjen nga Pogba”, shton Laporta duke e mbyllur intervistën e tij me një koment për Lionel Messin: “Me të kam marrëdhënie të shkëlqyera. Unë mendoj se blerjet e shoqërisë duhet të bëhen pas konsultave edhe me Lionel Messin”.

July 3, 2015 16:26
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*