Larg duart nga Nënë Tereza! (Mos ngrini përmendore, por jepuni bukë e punë të varfërve)

Arben Duka October 20, 2015 12:22

Larg duart nga Nënë Tereza! (Mos ngrini përmendore, por jepuni bukë e punë të varfërve)

Që politikanët tanë janë kusarë,
nuk ka arsye as në votë ta hedhin,
po këta janë fare të paparë,
kur dhe lavdinë e Nënë Terezës po vjedhin!

Një qeveri ultra kapitale,
që nxiu edhe griu fatet popullore,
e zhytur në korrupsione dhe skandale,
Nënë Terezës i ngre përmendore!

Nëse Nënë Tereza do të ishte,
nga marazi asnjë sekondë s’do të flinte,
përmendoret e saj do t’i shiste,
dhe bukë për të varfëritë do të blinte!

Nga luksi juaj do t’i vinte ndot,
dhe do t’ju shihte krejt me neveri,
se nga faqet njerëzore s’thani dot një lot,
dhe njerëzit më keq i zhysni në varfëri!

Ju që mijëra Çuat në buzë të varrezës,
dhe vratë Çdo dritë shprese e besimi,
duart sa më larg prej Nënë Terezës,
se ju djallosni Çdo lloj shenjtërimi!

Nënë Tereza s’ka nevojë për sheshe,
as përmendore -as për lapidarë,
nga sytë e butë ajo nis rrebeshe,
që ato sheshe janë mbushur me lypsarë!

Mos harxhoni para për monumentet e saj,
ajo nuk është një kukull në duart e maskarenjve,
se ajo në botën e vet s’do jetë paskëtaj,
me fukarenjtë e më fukarenjve!

Nënë Tereza s’i përket pushtetit,
as borgjezisë së re të babëzitur,
ajo është një shpresë anë e kënd planetit,
për njerëzit e sëmurë dhe të uritur!

Me emrin e saj dot veten s’lartësoni,
ju djaj të politikës dhe të qeverisë,
po që emrin e saj një çast ta meritoni,
bëni diçka kundër varfërisë!

Sot ditë të zeza ka për Shqipërinë,
duken në horizont dhe më të zeza,
ju horra të pabesë që rropët vegjëlinë,
mbani duart sa më larg nga Nënë Tereza!

Arben Duka October 20, 2015 12:22
Komento

23 Komente

  1. santana October 20, 12:42

    Hipokrizi!

    Reply to this comment
  2. Janca October 20, 18:11

    HALLALL E PAC O DJALI LUNXHIOT PER SOT E MOT. NUK ESHTE VETEM DHUNTIJA JOTE, POR ESHTE NE RADHE TE PARE MENDJA DHE SHPIRTI QE KAP DHE TRAJTON GJITHCKA QE DUHET BERE NDRYSHE, PER TE CILAT KA NEVOJE KY POPULL E KY VEND. RROFSH E QOSHE SA MALI CAJUPIT DHE MALI GJERE.

    Reply to this comment
  3. shqip October 20, 18:28

    O Ben Duka!

    Ke folur troc dhe mos i bjer anes…
    Eshte vetem nje doc,qe na ka vrar’ rende…
    Mos guxo, or mik,t’i sulesh me Rames.
    Eshte dhurate nga Zoti,per ket’ vend.

    Ka vetem nje te poshter,nder shqiptaret e mire
    Dhe ky eshte birisha dhe vetem birisha.
    Te gjithe ne, jemi ngjizur nga baba,
    Ky eshte ngjizur, ne lukunit, me bisha.

    Ka dhembje sot,dhe fukarallek ka…
    Dhe te gjitha keto,po, per faj te Rames.
    vec,Ai po korr at’ ligsi te mbjellur…
    Ende, s’eshte thare, amaonjaku i Lanes…

    Mos i bini Edit,per qef te stamodumes…
    Mos i bini Edit,per te bere ekulibrin!
    Mos hiq paralele, me syfetrit e sumes
    Me keta horra te lindur, ne diten e nje prillit!…

    Doemos, do kete dhe burgje, dhe lot…
    pse,c’prisni ju,hallva nga qielli?!
    Per ket’ vend,25 vjet pa zot!
    sapo ka nisur, t’i dale dielli…

    Dhe vet Santanaj, bujrem ,le te vij
    Saliu,o Zot,mos ardhte kurre.
    Shqipja,si Meka,eshte vend i mire
    S’i duhet nje mashkull,i duhet nje burr.

    Dhe ai ka ardhur, nje dymetrosh,dhe me tru.
    T’a ndihmojme, kurrsesi t’a pengojme!
    Sala,s’te lipset,as per gjerdhe,si hu!..
    Ne ditet, qe vijne,gjithe do kendojme!

    Reply to this comment
    • LOVE October 20, 19:42

      ja ,ky po ka lezet
      me kete vargun 16 e qan fare
      po i zure ne goje Ramen ,ky te plas te verteten lakuriqe ,
      me lakuriq se Rama vete 😛
      se cfare ka dashur te thote me ate prillin ,vetem Shqipi e di
      uroj mos ta kete me ngjalat ,

      poeti thote qe po bie bore
      Shqipi thote ka dale dielli
      une po vras mendjen si do pastrojme kete bore me gjithe kete diell
      zot na ruaj na mendte e kokes
      do ma thote SHqipi me siguri 😛

      Reply to this comment
      • shqip October 20, 20:22

        Thash, do dal dielli,dhe do dal…
        Me nje prillin? Ata, ket’ date e kane ditlindjen,diten e genjeshtrave….

        Gjithesesi Love!

        Une te mbroj,ti shpesh prish pune!
        (Ra kjo e keqe dhe u pame…)
        Mos,se do te sulem sic di vec une!
        Dhe pse tani,jemi fare prane!

        Pergjigjen e prisja nga duka
        Mirpo ti nuk duron!
        Mos ik andej, nga s’te thot’ gje kuka.
        Atyre s’u duhesh me, o moj e mira zonje!

        Reply to this comment
        • shqip October 20, 22:02

          Dhe,(Se harrova), Love!, Me at’ lakuriqsine plazhiste dje…bota,po dhe Evropa, vecse qesh me injrancen e nje mikes time dhe vllajit te saj me babe, Mark ukit,i teri pa mend!…

          Reply to this comment
    • Pellazgu October 21, 06:49

      @shqip

      Ore bejtexhi haleja që s’le gomarllëk pa shkruar, po pse e zë forumin me ato çarçafët e tua prej kokëgdhëje që s’arrin të kuptojë asgjë? Kujton se do barazohesh me poetin, duke shkruar këto budallallëqe të përditshme, si të ishe çilimi kopshti, dhe po ia dhjet flakë për flakë vargjet me këto hajvanllëqe që i quan vargje?
      Mos u botoftë një varg, se del gomari @shqip që flet kinezisht dhe na prish ditën duke bërë çdokënd për të vjellë.
      Boll o karagjoz, se rrezik do i jesh pështirosur edhe atyre që ke në shtëpi, me këto tru që ke.

      Reply to this comment
      • shqip October 21, 09:15

        Pellazgu! Mos me lexo,dhe s’do vjellesh me,megjithese,ti je vet e vjella e ketij forumi.Te fala Mark ukit…

        Reply to this comment
  4. faikonica October 20, 18:34

    …..o Duka,jam dakort.Po mbaj Enverin ma mire,e gezofsh Shiprine qe na la

    Reply to this comment
  5. qiri October 20, 18:35

    Je kthyer ne rrugen e duhur Arben. Urime! Per qeverite shqiptare kurre perkrahje. Te gjitha nje hale jane, sepse nga nje brume dalin.

    Reply to this comment
  6. katarakti October 20, 21:04

    Jam plotesisht dakort me komentin e “Shqip”-it. Rama mund te jete i keq sa te duash dhe te kete bere gabime shume. Megjithate ne menyre absolute dhe te padiskutueshme ai mbetet me i miri i mundshem. As nuk mund te krahasohet nje sekonde me Berishen, Bashen apo Ilir Meten. Ka gabime Rama, por do te beje shtet. Eshte i keq Rama, por ama nuk e shet Shqiperine te greku. Dhe ia tregon vendin edhe Dules dhe gjithe grekomaneve te tjere. As detin nuk e shet. Dhe as Gerdec nuk ngre. Madje e keqja e tij shkon shume larg. Saqe edhe Lazaratin vulemadh e shkaterroi. Nuk e la mafien te vinte nen kembe kete popull. Pa dyshim presim edhe me shume nga ai. Megjithate ai mbetet I VETMI qe kemi. Mbajeni mire mend kete. Nuk them qe te mos e kritikojme. Madje me batarre. Por nuk duhet te harrojme se “Kuçedra” kete pret dhe shpreson. Te behet “nuse” per here te trete. Por kurre me.

    Reply to this comment
    • shqip October 20, 22:38

      te faleminderit Katarakti… Dhe ata e kuptojne kete sa nje derr,(Me falni), Sa dy derra bashk. Por,jane te perlyer,u eshte zene koka me dere,dhe po i flasin derrit,Ooooo more dajo,Hajde prap!… Ben Duka, i ka treguar vendin Saliut dhe hienave pas tij,por,i jane sulur dhe perpiqet te ej interesantin!,Pra,s’u le shkak ta shajne gjithandej… rreshtoj te zezat e saleh komunistit dhe do shohesh ku eshte radha…. Rrreshtoja dhe Rames,ka vec harritje, te vogla,por arritje, jo nxirje! Atehere, Kush nuk do t’i pranoj keto,kush????!!!! turma e Mark ukit? na plasi… Per pak sa nuk thash,Bitha.

      Reply to this comment
  7. Sallakja October 20, 21:31

    Edhe me Enver Hoxhen,
    edhe me nene Terezen, ka dicka qe nuk shkon,
    apo jo shoku Duka ?

    Reply to this comment
    • LOVE October 20, 21:58

      Ne fakt te Nene Tereza kishte dicka qe nuk shkonte
      te xhaxhi envorr beri homazhe ,i coi lule
      do i kete thene dhe lutjen ” i dashur kriminel …ne ferr do ngelesh ”
      njeher nje suore qe me cante kaptinen perdite per Afriken dhe cigaret e mija
      [ e doja shume ne fakt] me thote qe Madre Teresa dice che dobbiamo soffrire in silenzio , soffri perche Dio ti ama ….se mi ama quando soffro ,
      preferisco stargli sul c…. che cosi non soffro ”
      caparbia ,sei una caparbia …uh cfare i punoja
      nejse ,ti kthehemi temes …ka pasur un latto oscuro ,ose jam
      une e cuditeshme [kjo nuk diskutohet]
      tipike ajo shprehja “skllever e bij sklleverish ju lirine se meritoni ….keshtu me eshte dukur gjithmone ajo grua e vogel dhe e madhe …..

      Reply to this comment
      • Sallakja October 20, 22:28

        Jo,nuk besoj, kam idene se gabohesh.
        M. Tereza ishte gjeniale. Une kam nje dileme:
        Pse ja dedikonte fese te mirat qe bente ?
        Mendoje se do vepronte njesoje edhe duke mos qene
        fetare, dhe fene, cioe kishen vatikanin i kishte si
        punto d’appoggio per te mbledhur fonde per i poveri di
        Calcuta

        Reply to this comment
  8. demo October 20, 22:19

    Se ke me kujton kjo mua,nje shkodrane fliste keshtu rrapta patra,gjysem shqip,gjyse italisht si romet e Levanit me qendrim te perkohshem ne Itali.

    Reply to this comment
  9. Bub Dermani October 21, 00:36

    Duka , po Enveri jot i lavdishem se la Nene Terezen te shihte nene e motren e vet gjalle, apo s’ka problem, hej te rrofte Enveri o Duka.

    Reply to this comment
  10. Socialisti bythpambuk October 21, 04:06

    Te lumte Arben , bjeru hajduteve sepse te gjithe njelloj jane .

    Reply to this comment
  11. Kris 1 October 21, 10:10

    Sikur thame ta leme Nanon te punoje.Nanua per 8 vjet mbushi xhepat,ja shiti pushtetin Saliut dhe shkoi te vazhdoje punen nje kazinot e Vjenes.Tani Po themi ta leme horrin se nuk te vret me plumba si Saliu te vret me varferi.Si mashtrues eshte talent I lindur.

    Reply to this comment
  12. gjermani i fundit October 21, 10:38

    larg duart nga Tereza se s’te jep gje, futini duart Pameles se ajo ka bakllava per te gjithe, hahaaahaaa

    Reply to this comment
  13. shqip October 21, 11:38

    bejte per Pellazgun!

    C’pate o pellazg bajga!
    Pse u fute vet ne loje?!
    C’ke qe vjell a lum daja,
    Gjersa,s’te dhjesin ne goje!…

    S’ta dal dot me llafe,bushter!
    More burr,i teri mut…
    Thone,qe soji ne sua vete,
    Gjan’, si ti, jane dhe te tute..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*