Larg zjarrin nga Shqipëria!

April 2, 2018 09:26

Larg zjarrin nga Shqipëria!

I nderuar z.Kryeredaktor

Pa diskutim që “Rruga e Kombit” duhet të funksionojë normalisht! Që do të thotë se gjatë kohës 30 vjeçare që parashikon kontrata e mirmbajtjes me konçesionarin, duhen realizuar krejt ato shpenzime që deklaroi zoti Kryeministër në seancën parlamentare të ditës të enjte, të cilat ndaheshin në dy kapituj.

Së pari realizimin e investimeve prej 200 miljon eurove që rrugës i mungojnë për të plotësuar krejt projektin ndërtimor të parashikuar, dhe së dyti pranimi i vlerës prej 160 miljon eurosh me të cilat përballohen treguesit e aktivitetit të firmës konçensionare për mirmbajtjen e asaj rruge me parametrat përkatës teknik. Vlera totale prej 360 miljon eurosh është vlera, e cila mbi bazë të llogaritjeve paraprake të organit përkatës,  ndofta Ministria e Financave, ka miratuar tarifen prej 5, 10 e më tej euro pagesë për çdo përdorues. Në fund të fundit, pas 30 vitesh për përdorimin (kalimin) normal të kësaj rruge do të duhet të “futen në lojë” 360 miljon euro, nga të cilat është e natyrshme që në arkën e firmës konçesionare do të mbesi një pjesë e saj, fitimi me të cilën ajo do të punojë.

Nga pikpamja e shpenzimeve këtu gjithëçka është në rregull. Por nga pikpamja e metodollogjisë të përdorur këtu çalon “diçka” që në këtë rast është edhe “thembra e Akilit”.

Vlera prej 200 miljon dollarë është investim, investim kapital, pjesë e vazhdim i investimit prej 1.3 miljardë eurosh që janë shpenzuar deri në këtë moment për ndërtimin e kësaj rruge. Por investimet e tilla që quhen investime kapitale e që futen në kapitullit e investime për rrjetin rrugor, janë investime që planifikohen me planet vjetore në shkallë vendi e që përballohen nga buxheti i shtetit, i cili miratohet nga Parlamenti në fillim të çdo viti. Në këtë kapitull futen krejt investimet jo vetëm rrugore por krejt ato që përballohet nga ky buxhet e që mund të jenë shkolla, stadiume, investime në krejt rrjetin e ujsjellësve e kanalizimeve, punime kullimi, hidrovore, etj. etj.

Natyrisht që këto investime përballohen nga ky buxhet i shtetit, burimet e të cilit janë si gjithë të tjerat e përftohen nga taksat që i mbahen popullsisë dhe nga burime të tjera sekondare. Rrugët janë investime tepër të rëndësishme, strategjike, që i shërbejnë jo vetëm aktualitetit por të ardhmes, pasi nëpërmjet tyre zhvillohen e marin gjallëri ekonomike, sociale, kulturore, mjedisore krahina të tëra, impaktii i të cilave në mënyrë direkte e indirekte influencon në krejt vëndin.

Rritet prodhimi në një vënd, një pjesë e të cilit shkon në një vend tjetër, lëviz popullsia në mënyrën më komode të mundëshme duke i populluar këto vënde nga vënde të tjera, shtohen mundësitë e investimeve të tjera, ta zemë në minjera të cilat rrisin efektivitetin ekonomik në shkallë vendi, ul kohën dhe koston e transportit për krejt pjesën tjetër të vendit që komunikon nëpërmjet saj etj. Në përgjithësi investimet në rrugë konsiderohen si investime me rentabilitet (përfitim) ekonomik shumë të papërfillshëm, përkundrejt atij social i cili lidhet në mënyrë të drejtpërsëdretë me zhvillimin e krejt vendit e që në atë rast kur investimi është i studjuar ky zhvillim është shumë i rëndësishëm.

Më tej, pra pas përfundimit të këtij investimi  rruga duhet mirëmbajtur, shpenzimet e të cilave përballohen nga buxhete të tjera e në rastin e rrugëve të kësaj kategorije, të autostradave apo edhe urave shumë të rëndësishme e të mëdha, ato mirmbahen nga pagesa që bën përdoruesi i saj, drejtuesi i mjetit, shpenzimet e të cilit ai i kanalizon sipas rastit. Turisti në shpenzimet e veta, mjeti transportues në koston e trnsportit.

Në rezultat, nga 360 miljon euro që ka raportuar zoti Kryeministër, 200 miljonshi i parë duhet të përballohej apo përballohet nga buxheti i shtetit, i cili duhet t’i planifikoj këto vit pas viti sipas nevojave faktike, e vetëm të tjerat, ato 160 miljon eurot e dyta duhet të paguhen nga përdoruesit. Me pak fjalë, konçensionari do të paguhet me shumën përkatëse prej 5, 10 etj. euro për çdo kalim që i duhet atij për të investuar në rrugë dhe për ta mirmbajtur atë, nga të cilat 2 euro (në rastin e veturave) i mbahen drejtpërsëdrejti përdoruesit dhe diferencën prej 3 eurosh e mer nga buxheti i shtetit.

Në fund të fundit për të mbështetur Kuksin e zonat përreth, si zona me probleme nga pikpamja e zhvillimit, për 3, 4 apo edhe 5 vjet këjo tarifë mund të përgjysmohet në 1 euro, pasi mendoj se influenca nuk është e konsiderueshme. Sa i takon përdorusëve të jashtëm, ata duhet të paguajnë detyrimisht tarifën prej 5 eurosh. Në rastiin e përdoruesëve shqiptar të Kosovës e që janë të konsiderueshëm si numur, dy qeveritë mund të bisedojnë e të dakortësojnë mënyrën se si edhe atyre të mos ju rëndojë këjo tarifë, e si mund të investohet në mënyrë të përbashkët në mënyrë që ky ngerç i pamerituar të kapërxehet sa më shpejt. Them ngërç, pasi rruga është vënë në funksion prej vitesh e tani ajo është bërë fakt i kryer. Mendoj se pezullimi i funksionimit të saj për deri sa shteti ynë të financoj e mbarojë punimet e parashikuara e të domosdoshme do të ishte pothuajse i pamundur, për të mos thënë me pasoja.

Në fund! Në se ç’ka them më sipër është e drejtë nga pikpamja ekonomike dhe e mundëshme për t’u zbatuar, atëhere drejtuesi apo drejtuesit që kanë bërë këto propozime duhet të pezullohen nga detyra dhe qytetarët kuksianë në sy të të cilëve u përdor zjarr mbi pronën private e cila u shërben të gjithëve, duhet të kërkojnë falje publikisht. Falje për atë që shqetësoi gjithkënd e që ju kujtoi atyre kohën e fillimit të ndërtimit të “demokracisë” shqiptare me zjarr e me gurë.

Bardhyl Ermini

 

 

 

April 2, 2018 09:26
Komento

6 Komente

  1. Nga Preng Pjetri April 2, 10:09

    Dhuna e ushtruar nga element destruktiv ne Kalimash nuk ka pse të
    detyrojë kryeministrin të tregoj muskujt.
    Aty ku flet ligji s’ka përse të flase kryeministri as ministri as opozitari.
    Ligji është dhjata që duhët mesohet permendesh nga çdo qytetar pa përjashtim.
    Kush shkel ligjet e vendit tij.,ka shkelur dhe dhunuar edhe ungjillin
    edhe kuranin.
    Në një vend demokratik kushtetuta është super ungjill e kuran çka
    nënkupton detyrimisht edhe ndeshkimin.
    Dhuna vandalizmi dhe gjuha e urrejtjes janë vese e kurre nuk mundë të
    konsiderohen vertyte njerëzore.
    Barbarizmi që ushtruanë një grup gangësterash mbi policinë e shtetit
    është pa diskutim akti më i denueshem.
    Shoqeria jonë jo vetem që duhët të distancohet nga keto banditë,por
    kerkohet domosdoshmerisht nga qytetaret të nderhynë të paret per të
    neotralizuar dhe paralizuar doren e çdo keqbërësi dhe krimineli.
    Nuk ndertohet shteti as rikoperohet shoqeria duke qëndruar indiferënt
    e akoma më keq ndofta duke bërë tifo apo duartrokitur veprimet e
    gangesterave banditeske.
    Nese kryeministri dhe qeveria i hynë në hak qytetareve është drejtesia
    ajo që gjykon veprimtarinë e ekzekutivit.
    Fundja qeveria dhe kryeministri nuk janë të pa gabueshem as të pa korrigjueshem.
    Ky është thelbi i demokracisë.
    Qytetaret janë të parët por gjithëmonë të udhehequr nga ligjet dhe
    kushtetuta e vendit ku jetojnë.
    Pêr sa kohe shoqeria jonë të ndikohet nga polika e mbrapesht dhe
    lideret gangestera aq kohe e aq mot vendi dotë mbese në pellgun dhe
    batakun e kaskes se neokomustit Sali Berisha.
    Askush s’ka perse te flase aty ku flet ligji as kryeministri as
    qytetaret e aq me pak gangesteret qe dalëngadal po hypin vete në
    qerren e drejtesis.

    Reply to this comment
  2. DRENICA E KUQE April 2, 10:18

    Ata qe i kane vene zjarrin Shqiperise ne ’97, po ia vene edhe sot! Po ia vene edhe sot sepse e shkaterruan Ushtrine Shqiptare dhe armatimin e saj te te gjitha koheve dhe epokave shqiptare… Nuk lane gje pa shkaterruar dhe pa djegur. Kjo dore e zgjatur “shqiptare” e Serbise dhe “Republikes se Kosoves” e aleateve te tyre po i shkakton dem te pariparueshem Kombit dhe Shtetit Shqiptar… Pra, keto jane shantazhet me te renda qe po i behen Shqiperise dhe Bashkimit Kombetar… Keto jane marrezite kulmore qe po i bejne “patriotet” dhe “shqiptaret” e njohur te te gjitha koheve…

    DRENICA E KUQE

    Reply to this comment
  3. Mihal Xhamo April 2, 14:35

    Tuneli i Kalimash it dhe Gremina e varferise. Zoti Adrian! Sic k am shkruar para nje jave,mania e shkaterrimit na ka verbuar syte e na ka zvetnuar m endjet. Para tunel it te Kalimashit u shfaq tym e flake qe kishim vite pa i pare. A ishte kjo zgjidhja? Sigurish te,jo. Por a ishte e mire menduar dh e e nevojshme qe qeveria e zgjedh ur me vote “plebi shitare ta gezoi e lumturoi” popllin e vet,brenda tre muajsh( Janar-Ma rs 2018) me kater sihariqe: Ngritja e cmimit te ujit, tak sa e rruges,taksa e baneses dhe T.V SH-ja e bisnesit te vogel.Kete pranve re pse te mos ven doset taksimi i aj erit dhe vdekjes? Po deri sa mund te mbaj kurriz bri njedale e shpirtvr are i popullit tone te varfer? Para se te vendosni taksa te reja permireso ni sa do pak nivel in e jeteses te po pullit tone. Edhe enet e presionit,p a valvulen e sigur imit shperthejne. Pershendetje! Mihal Xhamo

    Reply to this comment
  4. Niku April 3, 13:13

    Per djegje te prones nuk ka falje publike o Ermini, mesojeni meqe nuk e dini: ligji eshte ligj, kush e shkel denohet sipas ligjit, qofte ky Rama, Meta apo Berisha. Keshtu eshte be vendet perendimore. Ti mund te protestosh sepse ka ligj qe e pranon, por nuk ka ligj qe te te falin po te kerkosh te falur. Kjo eshte abc- ne sistemin kapitalist dhe me vjen shume keq qe pas 28 vjetesh akoma nuk keni kuptuar kuptimin e ligjit dhe perse vendoset.

    Reply to this comment
  5. Sula April 3, 14:43

    Ka dhe do të ketë të pakënaqur, i kuptoj ata,le të protestojnë. Por, ti vësh flakën Shqipërisë nuk tolerohet. Politika që solidarizohet me këtë vandalizëm dhe përdor popullin për të rrëmbyer pushtetin duhet të demontohet sa nuk është vonë.

    Reply to this comment
  6. Paul Tedeschini April 3, 17:15

    Zjarri ne Kukes tregon deshtimin e politikes se Edi Rames.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*