Një projektligj i hartuar nga deputeti i Partisë Demokratike Bujar Leskaj, depozituar e marrë në shqyrtim nga komisionet e Kuvendit synon të dekurajojë fenomenin e shkarkimeve të padrejta nga puna, të cilat i kushtojnë milionë euro çdo vit Buxhetit të Shtetit.
Në komisionin parlamentar të ekonomisë, u diskutua rasti i Gjon Ndrejat, shkarkimi nga detyra i të cilit vite më parë u vlerësua si i padrejtë nga Gjykata duke e dëmshpërblyer për gati një dekadë.
“Me anë të këtij ligji, ne përmirësojmë ndjeshëm në kulturën e ndëshkueshmërisë. Kjo pasi vitet e fundit ka një kulturë pandëshkueshmërisë në rritje në vendin tonë”, u shpreh Bujar Leskaj, deputet i Partisë Demokratike.
Nisma e deputetit demokrat gjeti pëlqimin dhe të përfaqësuesve të socialistëve, të cilët ngritën disa pikëpyetje mbi auditimet e brendshme të institucioneve. m.b./dita
Demshperblimin e punonjesve te pushuar nga puna ,sipas vendimit te Gjykates,nuk duhet ta paguaje shteti,por personi,qe e ka pushuar ate nga puna edhe duke i sekuestruar shtepine e tij!
Ka vite qe ne media dhe kudo trajtohet me shume shqetesim ky problem… Megjithate deri tani ka mbetur vetem ne fushen e premtimeve nga qeverite e radhes, duke e bere administraten top leckash sa here ndrrohen karrigat e drejtuesve… Shpresoj we me ne fund te veproi aksioma.. Kush demton duhet te çdemtoi nga xhepi i vet!