Largimi i Bogdanit, reagon FRD: Nuk na përfaqëson, mbështesim projektet e Bashkisë

July 28, 2018 17:20

Largimi i Bogdanit, reagon FRD: Nuk na përfaqëson, mbështesim projektet e Bashkisë

Fryma e Re Demokratike ka njoftuar se distancohet nga çdo vendim apo reagim i ish-këshilltares së FRD-së, Mirela Bogdani.

Kryetari i Frymës së Re Demokratike për Tiranën, Andi Seferi ka deklaruar se këshilltarja Bogdani nuk përfaqëson prej kohësh asnjë forum, kryesi dege apo strukturë të FRD-së dhe si rrjedhojë, çdo vendim i deritanishëm i saj në Këshillin Bashkiak të Tiranës ka qenë personal.

Mirela Bogdani vitin e fundit nuk ka votuar asnjë projekt-vendim si mazhoranca, dhe nuk është konsideruar pjesë e shumicës në Këshillin Bashkiak.

Sa i takon Frymës së Re Demokratike, ajo shpreh mbështetjen e saj të vazhdueshme për projektet dhe politikat zhvilluese të Bashkisë së Tiranës.

Bashkëpunimi PS-FRD vazhdon pasi Andi Seferi si krahu i djathtë i Bamir Topit do vazhdojë të jetë zëvendëskryetar i Bashkisë si përfaqësues i koalicionit.

FRD lajmëron aleancën me Veliajn edhe në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

 

s.a/dita

July 28, 2018 17:20
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*