Largimi i deputeteve të PDIU drejt PS, reagon Elena Xhina: Jam e pavarur

June 17, 2018 21:53

Largimi i deputeteve të PDIU drejt PS, reagon Elena Xhina: Jam e pavarur

Gjatë ditës së sotme, deputetja e PDIU, Reme Lala deklaroi nga Peshkopia kalimin e saj tek grupi i PS.

Reme Lala i tha kryeministrit Edi Rama se ajo nuk do i bashkohej e vetme PS, pasi bashkë me të do bashkohej edhe deputetja tjetër e PDIU në Elbasan, Elena Xhina.

Por kjo e fundit ka reaguar përmes një postimi në Facebook, ku thotë se është pjesë e një grupi të pavarur deputetësh në parlamentin e Shqipërisë dhe nuk është pjesë e PS.

Statusi i parë i Elena Xhinës në Facebook:

Sot pata kënaqësinë të isha e pranishme në inagurimin e fillimit të punimeve të Rrugës së Arbrit, në Dibër e ftuar nga mikja ime Reme Lala, të cilën e falenderoj që më dha mundësinë që ti bashkohesha dhe unë gëzimit të saj, për këtë ëndërr të vjetër të dibranëve!

Marr shkas nga titujt e gazetave për të bërë një sqarim për opinion publik: Unë jam në grupimin e deputetëve të pavarur të Parlamentit të Shqipërisë !

Ju faleminderit!

Statusi i dytë i Elena Xhinës në Facebook:

Meqenëse mediat vazhdojnë të pasqyrojnë gjerësisht lajmin se unë kam kaluar në grupin parlamentar te PS, më duhet të sqaroj edhe një herë se nuk kam bërë asnjë lëvizje të pozicionit politik dhe jam aty ku kam qenë. Diçka të tillë e kam sqaruar edhe me anë të statusit të mëparshëm, gjithsesi për mua është e rëndësishme që situata ime politike të jetë e kuptuar qartë nga votuesit e mi të Elbasanit, të cilët janë interesi im i vërtetë!

l.h/ dita

June 17, 2018 21:53
Komento

3 Komente

  1. Fidel Kastro June 17, 22:13

    Ne kohen e xhaxhit Enver qarkullonte shpesh ne Elbasan shprehja: Dridhe Like ne uzine mekanike. Sot Elena po e ve ne jete jo me fjale, por me vepra.

    Reply to this comment
  2. alphade June 17, 22:22

    Thirrje deputeteve te LSI- se ! Braktisni kete,i thencin parti e se majtes qe e “majte” s’ka asnje “therrime” !
    Eshte komplet e hallakatur nga pikmaja ideoligjike e
    politike,kalon sa majtas- djathtas. Ironia qendron ne fak-
    tin se kjo qe mund ta katologohet si bande hajdute ade-
    ron ne Partite e Majta- Socialdemokrate Europiane,nder-
    kohe qe tash i eshte bashkuar bandes tjeter berishiste dhe sebashku udhehiqen nga mafia Berisha- Basha-Meta
    gje qe per pasoje i duhet propozuar PPE qe t’i perjashtoi
    nga gjiri i saj keto banda dhe te ndihmoje ne krijimin e nje
    opozite te re konstruktive dhe kushtet objektive e subjek-
    tive per krijimin e nje partie te Re duke qene se ka shume
    demokrate te vertete qe aspirojne per nje parti te vertete
    patriote e autentike.

    Reply to this comment
  3. raul June 18, 10:36

    deputetet e lesheliqise qe ju ka mbetur pak dinjitet shume shpejt do largohen nga cizmeparticka e Baxhelles se imazhi i kesaj force ka rene ne minimumin historik dhe ne zgjedhjet e ardheshme as ne skrapar nuk do te mund te mare nje deputet. Shikojini me radhe ku i ka mbledhur gjanem gjitha ato shpifarake dhe i ka ulur ne karrigen e deputetes….

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*