Largimi i Listës Serbe, Haradinaj: Nuk jap dorëheqjen

March 27, 2018 14:23

Largimi i Listës Serbe, Haradinaj: Nuk jap dorëheqjen

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se nuk ka ndërmend që të dorëhiqet pasi Lista Serbe njoftoi se do të dilte nga koalicioni.

Duke folur për mediat pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare, e ka konsideruar të pakuptimtë largimin nga qeveria të Listës Serbe, megjithatë e ka ftuar këtë forcë politike që të reflektojë për vendimin që ka marrë.

Lista Serbe deklaroi sot daljen nga Qeveria e Kosovës pas arrestimit një ditë më parë të zyrtarit serb Marko Gjuriç. Këtë veprim të policisë kosovare, Haradinaj e quajti zbatim të ligjit pasi Gjuriç kishte hyrë pa leje në territorin e Kosovës.

Ky veprim, tha Kryeministri Haradinaj, nuk ishte demonstrim force as ndaj banorëve serbë në veri dhe as ndaj zyrtarëve serbë.

o.j/dita

March 27, 2018 14:23
Komento

1 Koment

  1. asdfghjkl March 27, 20:21

    Ma dhe të mburrur bëheni ju kosovarët me koqet e botës. Bëhuni të urtë, a lumëmdhenj, nëse doni që pavarsinë e dhuruar tua ruajnë ata që jua dhuruan. Pa sa për ju, me ato që bëni, një ditë nuk e ruani dotë vetë.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*