Largimi i “trurit” nga Shqipëria

January 10, 2018 13:13

Largimi i “trurit” nga Shqipëria

 

Në Shqipëri ndodh që edhe raportin e invaliditetit ta marrësh me mik. Jo vetëm ekonomia, por sidomos korrupsioni e zhvillimi i ngadalshëm e shuajnë shpresën tek rinia. Pandalshëm ajo kërkon alternativa jashtë Shqipërisë.

Ani Ruci – DW

Orest Çipa, 29 vjeç, është shef i Sektorit të Koordinimit të 24 Njësive Administrative, që ka Bashkia e Tiranës, më e madhja në Shqipëri, me më shumë se 757 mijë banorë. Ai nuk e di nëse do të vazhdojë të punojë në Bashki apo jo në vitin që po vjen, 2018. Në ditët e para të janarit ai do të merret në intervistë nga Zyra për Çështjet Konsullore në Ambasadën Amerikane në Tiranë, pasi ka fituar aplikimin në Lotarinë Amerikane për të jetuar dhe punuar legalisht në SHBA.

“Në Bashkinë e Tiranës ka hapësira të mëdha për t’u rritur profesionalisht, për të pasuruar përvojat. Puna në Bashki më jep mundësi të njoh mirë problemet që kanë qytetarët dhe parë nga afër sesi funksionojnë gjërat në realitet. Të punosh në Bashkinë e Tiranës është një mundësi e shkëlqyer”, thotë për DW, Orest Çipa.

Por ai po përpiqet ta lërë këtë mundësi- edhe pse vetë e quan të shkëlqyer- për të shkuar drejt të panjohurës, ëndrrës amerikane. I arsimuar në universitetin e Tiranës për gazetari, ai ka kryer një master 3-vjeçar për Drejtësi dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare në Universitetin e Shangait, me përvoja të mira pune brenda dhe  jashtë Shqipërisë, ka krijuar familjen e tij, është prind i një vajze të vogël. Megjithatë ai nuk ndihet i plotësuar në Tiranë.

Gotën e tij në Shqipëri e sheh gjysëm bosh.

Orest Çipa

“Ka shumë faktorë që më bënë të aplikoj për të fituar Lotarinë Amerikane dhe u larguar nga Shqipëria. Janë faktorë ekonomikë por edhe të tjerë që nuk kanë të bëjnë me ekonominë. Ka një zhvillim të ngadalshëm shoqëror, emancipues, demokratizues. P.sh ndjej një rënie të peshës, fuqisë së qytetarëve që i kërkojnë llogari qeverisjes dhe duan një rol më të madh. Ende indeksi i korrupsionit është goxha i lartë, ndër më të lartët në Ballkanin Perëndimor. Këtu ndodh që edhe raportin e invaliditetit, kur je invalid, duhet ta marrësh me mik. Dihet që sa më i lartë korrupsioni, aq më e lartë përqindja e njerëzve të arsimuar që kërkojnë të largohen. Korrupsioni fiton terren në kurriz të ndërtimit të një shoqërie të bazuar në merita. Ka edhe faktorë të tjerë që lidhen me jetën e përditshme”, thotë Orest Çipa.

Brain Drain- Ikja e “Trurit” nga Shqipëria me përmasa shqetësuese

Faktorët e  tjerë i identifikon vetë Qeveria Rama 2. Në Strategjinë Kombëtare për Diasporën dhe Migracionin, 2018-.2024 krahas faktorit ekonomik janë identifikuar edhe faktorë të tillë si: “niveli i ulët i sigurisë publike, mungesa e besimit të qytetarëve në përmirësimin e situatës në vend, ku korrupsioni dhe krimi i organizuar paralizojnë funksionimin normal të institucioneve shtetërore”. Në Strategjinë Kombëtare, e përmendur më lart, vihet në dukje se fenomeni i largimit të trurit, i njohur si Brain Drain, i shfaqur në vitin 1990, menjëherë pas rënies së regjimit komunist, ka vazhduar edhe gjatë tranzicionit të vështirë post-komunist dhe nga viti në vit përmasat e tij janë bërë shqetësuese. Kjo pasi largimi i trurit nuk përfshin vetëm akademikët apo personat e kualifikuar të fushave të tjera. “Një numër i madh studentësh shqiptarë shkojnë në Itali dhe Greqi dhe më pas “truri” i vendit largohet drejt Gjermanisë, SHBA dhe Kanadasë” vihet në dukje në këtë dokument të Ministrisë së re të Diasporës.

Në Shqipëri nuk ka shifra të sakta zyrtare, lidhur me numrin e  akademikëve, specialistëve, elitës intelektuale që është larguar për të jetuar dhe punuar në Perëndim.  Dy destinacionet e preferuara SHBA dhe Kanadaja përtej Atlantikut e kanë futur në sistem marrjen e trurit përmes lotarive të përvitshme. Ndërsa në Gjermani po shkojnë të jetojnë dhe punojnë në mënyrë të ligjshme mjekë dhe infermierë të kualifikuar, pasi për ta ka nevojë. Shifrat e përafërta bëjnë fjalë për largimin e 1/3 së popullsisë së Shqipërisë.

Pasoja të rënda për Shqipërinë

Mendo rininë që jeton në qytete të vogla… ku nuk ndodh asgjë dhe ku nuk ka punë, çfarë mund të bëjnë përveç se të kërkojnë të largohen?, thotë Orest Çipa.

Largimi i ajkës së intelektualëve dhe sidomos e rinisë ka pasoja të rënda: Shqipërisë i ikën pjesa më e mire e kapitalit njerëzor, lokomotiva e  zhvillimit të saj ekonomik dhe social. Ikja e rinisë po tkurr aktivitetin dhe efektivitetin prodhues në sektorin privat dhe po ngadalëson ritmet e procesit të afrimit të Shqipërisë me BE, process i vlerësuar si katalizator  i emancipimit shoqëror, zbatimit të ligjit dhe i kryerjes së reformave të mëdha.

“E di që ikja e njerëzve të arsimuar nga Shqipëria do të ketë një kosto të jashtëzakonshme në progresin ekonomik dhe social të vendit. Por kur mungojnë kushtet për të zhvilluar karrierën dhe ndjekur vokacionin tënd, i çfarëdo lloji qoftë ai, nuk të mbetet gjë tjetër vetëm të largohesh. Mendo rininë që jeton në qytete të vogla Kavajë, Tepelenë, Himarë, Laç, etj, ku nuk ndodh asgjë dhe ku nuk ka punë, çfarë mund të bëjnë përveç se të kërkojnë të largohen?” thotë Orest  Çipa.

Strategji për Brain Gain- për të fituar dhe mbajtur  “trurin ” në Shqipëri

Që të kërkosh të realizohesh si individ, të aspirosh një jetë më të mirë, është një nga të drejtat themelore të njeriut, kur kjo ndodh pa thyer ligje dhe rregulla të vendet pritës.

Qeveria Rama 2 në hartimin e Strategjisë Kombëtare për të ndalur fenomenin e Brain Drain dhe kthyer atë në Brain Gain ka vendosur nxitjen dhe promovimin e emigracionit të përkohshëm dhe atij  qarkullues për individë të kualifikuar dhe talentuar.

Këtij qëllimi do t’i shërbejnë marrëveshjet me SHBA dhe Kanadanë për nxitjen e kthimit vullnetar në Shqipëri të emigrantëve të kualifikuar. Atyre do t’iu jepet mundësia të vijnë në Shqipëri dhe qëndruar  pak kohë për konsultime, dhënie leksionesh, trainime, gjë që do të bëjë të mundur njëherazi regjistrimin e gjithë kapaciteteve intelektuale jashtë vendit.

Ndërsa të rinjve dhe të rejave të talentuar do t’u ofrohen bursa për të studiuar jashtë vendit dhe vende pune, kur të mbarojnë studimet.

 

 

January 10, 2018 13:13
Komento

10 Komente

  1. Neutrino January 10, 13:29

    Shqiperise dhe shqiptareve i ka ikur truri me kohe. Jua ka vene nena natyre ne nje vend tjeter te trupit.

    Reply to this comment
  2. Po mer po, besa po... January 10, 14:11

    Edhe nese qeveria ka menduar ta kete seriozisht programin per riatdhesimin e emigranteve te kualifikuar, kthimi vullnetar i tyre per ne Shquperi do te jete i kushtezuar. Numri i te riatdhesuarve do mbetet ne shifra minimale, per sa kohe ata nuk do shohin permiresime te dukshme pothuajse ne te gjitha aspektet e jetes.

    Pervec ofrimit te nje vendi te sigurte pune, me pagese te pranueshme, dhe me mbrojtje te forte ligjore nga largimi prej pune sipas deshires se njerit apo tjetrit “kokderr”, prioritet per kthimin vullnetar te tyre do te kene dhe faktore te tjere, ku nga me prioritaret jane standarti i jeteses perfshi sigurine dhe cilesine e sherbimit shendetsor.

    Reply to this comment
  3. Lili January 10, 16:44

    neutrino,
    best comment of the day!

    Reply to this comment
  4. betixho January 10, 16:51

    Rrjedhja e trurit Shqiptar për në Perëndim do vazhdojë edhe për shumë kohë.
    Arsyeja themelore lidhet pa tjetër me ndryshimin e madh të nivelit të pagave,pra me të ardhurat për punë dhe kualifikim të njëjtë.
    E dyta lidhet me varfërinë e trashëguar ekonomike nga familja shqiptare,e cila në situatën e shtresëzimit të shoqërisë,i shtyn individët drejt kapjes së kohës së humbur dhe dëshira aventureske për të sfiduar situatën sociale të krijuar nga pabarazia.
    E treta ka të bëjë me korrupsionin ekonomik,krimin dhe mungesën e drejtësisë për ata që aspirojnë të drejtën dhe të vërtetën në ushtrimin e veprimtarisë së tyre,përfshi këtu edhe ushtrimin e detyrave profesionale sipas meritës dhe ligjit,sferë penguese shumë dimensionale për të gjetur veten në një shoqëri jo meritore.
    E katërta, rrjedhja e trurit nxitet nga shkëmbimi i opinioneve,mes të ardhurve me kualifikim të lartë nga jashtë dhe specialistëve të administratës egzistuese opinione kontradiktore ndikuese të fuqishme që pasqyrojnë mentalitete të ndryshme e cila nga njera anë step të riardhurit në besimin te suksesi,si edhe shtyn ata të rikthehen aty ku kanë mbaruar studimet,efekt ky me pasoja përkeqësimi te mentaliteti i kuadrove vendas të cilët sfidohen në aspiratën se këtu mund të bëhet diçka pozitive duke shtuar rrjedhjen larg atdheut.
    Shqiptarët-dhe këtë e kam nga përvoja ime-e kanë të vështirë të kapin argumentin.Ata i vinë argumentit vërdallë shumë e shumë herë pa i vënë pikën,dhe duke hedhur në fushë argumenta të dorës së dytë e të tretë,duke krijuar aq mjegull sa të humbasë objektivi.
    Këjo mund të jetë një e metë e jona, e met e cila na pengon të unifikohemi te argumenti dhe të ndërtojmë një qëndrim konsistent grupi apo kolektivi për të ndërtuar pastaj një strategji të përbashkët.
    Drejtuesit shtetërorë-në mënyrë modeste këshilloj-se rruga do të jetë e gjatë deri edhe zhgënjyese,nëse nuk kuptojnë se progresi mund të arrihet dhe situata të kapërxehet,vetëm kur të ndryshojë këjo strategji:
    -Në krye të stafeve të çdo strukture administrative, pra që nga drejtor drejtorie e ndoshta edhe më lartë,duhet të vendosen specialistët më meritorë e cilësorë të ardhur nga shqiptarët që kanë studiuar dhe punuar jashtë në profesionet respektive.
    -Edhe disa kuadro kryesore mvartëse direkte duhet të jenë nga ky kontigjent.
    Dikush mund të pyesi pse?..
    -Sepse e di nga vrojtimet e mia se pothuajse shumica e të ardhurve në postet administrative si specialistë,ballafaqohen me mënyra dhe sjellje aqë kontradiktore me stafin egzistues saqë ata e kuptojnë menjëherë se gjënden para një muri qëndrimi e mentaliteti, sa vihen në dilemë nëse, bënë mirë që erdhën dhe duhet të qëndrojnë, apo kanë gabuar dhe duhet të kthehen andej nga kanë ardhur.
    -Këjo është dilema që nxit polemikat dhe opinionet që krijojnë pastaj rrjedhën për ta gjetur veten jashtë.
    Dikush mund të pyesi e të thotë-Ngadal o zotri- e ku ti gjejmë ne gjithë këta kuadro e specialistë?,gjënden dhe do të gjënden po ta kuptosh problemin thellë dhe të ndërtosh strategji të suksesëshme.
    Mos harroni! forca jonë konservatore dhe mentaliteti ynë, janë në gjëndje të përmbysin -siç edhe ka ndodhur- sjelljen dhe praktikat e demokracisë për arsye të brishtësisë dhe nevojës për kulturë dhe sjellje qytetare të cilat duan kohë,ndërkohë që koha për të ecur në rrugën e demokracisë dhe për tu bërë pjesë e Bashkimit Europian është shumë e shkurtër dhe e shpejtë.
    Këjo është një kontradiktë e madhe që lypsen shumë energji dhe konsesus dhe jo opozitë force,pa argumenta,dhe pa dalluar linjën mbizotëruese ku duhen përqëndruar fuqitë e mendimit e të veprimit.

    Reply to this comment
  5. Eduarti January 10, 17:30

    Natyrisht qe “Truri” do largohet nga Shqiperia.
    Nuk i besojne pallavrave te Rames. E kupton “Truri” qe me pa tru si Rama Kryeminister, kjo eshte Shqiperia qe s’duam.

    Reply to this comment
  6. perkthyesi January 10, 17:39

    Vendin e intelektualeve te mirefillte dhe te kualifikuar per nje vend pune, e kane zene militantet analfabete dhe delenxhinj, si dhe njerezit e afert te strukturave politike Pse, mendoni se do te ece perpara keshtu ky vend? Kurren e kurres! Kjo eshte e sigurte!

    Reply to this comment
  7. Adih January 10, 20:25

    Dihen arsyet ,sociale , ekonomike , korrupsioni ,pa siguria e jetes ,mjeksia ,mos zbatimi ligjit , mos zbatimi i kushtetutes ,Nuk ekziston zbatimi dhe transparenca e ligjit ,shendeti ,marja e nje vendi pune te pa aftet ,kur votojne LSI e parti te tjera ,por ……….
    Kjo ikje e trurit do ndaloje kur ,ne krye te shtetit te vine politikane te rinj ,me idera e idela per popullin , keta te socmit , vellezerit siameze ,qe nuk kane as edhe nje ndryshim programi midis tyre ,pamvaresisht se bejne gjoja si kundershtare ,neper karriget e atij parlamenti fallco dhe pa ideale ,duhet te pirdhen ,e te kerkojne azil politik ne Korene e Veriut ose ne Rusi , Ndryshe ,do vazhdoje te cpopullohet nga rinia . Llafet e shumta jane fukarallik .
    Me politikane te rinj pro perendimore ne ideale dhe me ligje ,shqiperia i ka mundesite shume te medhaja te zhduke kete kancer , qe e ka gllaberuar ,e kollofitur shqiperine tone te mjere .

    Reply to this comment
  8. Vicens January 11, 00:15

    Fatkeqsisht kjo eshte plaga me e dukshme qe ka lene pas “Demokracia” e viteve 1990. “Reformat” e qeverise Demokratike te PD ne vitet 90` ne drejtim te intelektualve profesionist , atyre qe ishin te kualifikuar ne profesione te ndryshme, ishin refoma gjysmake sa per te thene ! Baza e ketyre “refomave” sidomos ne sektoret e rendesishme si Drejtesia dhe Mbrojtja ishin partishmeria, ideologjia partiake e sundimit te PD ku u pregatiten “Kuadrot 6 mujor” te Plepave te Durresit !
    Njerez me edukim arsimo gjysmak por me partishmeri te larte, moren poste te rendesishme ne drejtimin e vendit,
    Kjo ishte aventura e PD Deshtimi i reformave te tyre ishte katrastrofik ne vitin 1997 !
    5 vjetet e sundimit te PD ishin baza kryesore qe ndikoi shume ne te ardhmen e vendit !
    I kjet masive perfshi dhe ate te intelektualeve ishte hemoragjia e trurit shqiptar !
    Shume intelektuale te arsimuar ne fusha te ndryshme shisnin fara luledielli ne rruge ose benin pune te rendomta !
    Shkollat. Sitemi arsimor shqiptar dikur shume i forte u shkatrua.
    Partite Politike ne pushtet kontrollonin cdo fushe zhvillimi dhe intelektualet u ben preh e POLITIKES.
    Kush eshte ai qytetar intelektual apo jo intelektual qe mund te jetoj vetem me meshiren e Politikanit ose zuzarrit militant partiak, qe bente ligjin ne qytet ose fshat ?
    Vetem nje pjese e vogel qe kishin lidhje me Partite politike, si servile dhe bythelepires qendruan dhe qendrojne ne Shqiperi !

    Politikanet ne Shqiperi u ben nje thunder e hekurt diktature qe nuk caheshin dot !
    Jo vetem kaq po ata korruptuan edhe sitemin e drejtesise me lidhjet nepotike te cilat bejne ligjin.
    Pra vetem nje grusht 10% ushtrojne nje diktature 27 vjecare e cila ka demtuar shume te ardhmen e vendit.
    Vetem te huajt do ta thyjne kete diktature te korruptuar te politikaneve shqiptare qe kane lene shqiptaret ne mjerim duke e kthyer token shqiptare ne toke te djegur !
    Te gjithe duan te ikin ! Pse ?
    Sepse egziston kasta e vjeter e politikaneve 27 vjecar qe jane bere super milioner, me prona me llogari bankare,me pasuri perallore me paga shume te larta qe nuk justifikojne as punen as rezultatet ne punen e tyre !
    Te gjithe jane te deshtuar ! Dhe deshtimi i tyre duket ne varferine e madhe ekonomike qe ka plakosur te gjithe Shqiperine !
    1 ne cdo 3 shqiptar duan te ikin sepse nuk kane pune ose kane paga me te ulta ! Vetem politikanet nuk ikin dot dhe edi pse ?
    Sepse ne Shqiperi kane prona dhe pasuri ( te vjedhura) aq te medha sa zor eshte ti besosh se i kane bere me “djersen e balli ”
    Sot qe po shkruajme atmosfera politike e shoqerise shqiptare eshte aq e madhe sac eshte edhe ndotja me pluhur e plera e qyteteve dhe fshatrave te shqiptareve.
    SITEMI KAPITALIST SHQIPTAR eshte i ndertuar sipas Ekonomise Politike, ku ekonomia zhvillohet me porosi te politikes Politika sundon mbi Ekonomine !
    Ne Shqiperi nuk behet POLITIKE EKONOMIKE ku ekonomia te diktoj politiken e te sundoj mbi politiken !

    Ne Shqiperi per 27 vjet jane marre aq shume ndihma financiare monetare dhe ne forma te tjera , sa Shqiperia duhet vertet te kishte arritur standarte te pakten te shteteve me te zhvilluara per rreth !
    Jemi vendi me i varfer ne Europ ne Ballkan, dhe me i pasuri ne Korrupsion !

    Reply to this comment
  9. xxx January 11, 00:53

    nuk vlen nje cent kualifikimi i larte akademik, ndac brenda ndac i jashtem pa vullnet per te kontribuar per vendin. Ndermarrja per shtetberje eshte e veshtire, kush zgjedh me te lehten hapur esht dera.
    Zagaret qe i tundin eurot para hundes tjetrit per t’ju fryre sesa boss e beri perendimi, nuk e tregojne ku fshihet hileja.

    Reply to this comment
  10. Kris 1 January 11, 01:01

    Kemi qe me ndrimin e sistemit qe klasa politike e majte dhe e djathte(hajdut e kusare) shkaterroi vendin dhe njeriunKush grabiti,mashtroi dhe vodhi ngjiti shkallet e pasurise dhe te pushtetitMafia politike te vret naten e te qa diten.Ky vend nuk behet me vellezerit siameze Sali Ilir dhe Edvin.Sado te perpiqen te ndahen Zoti i ka lidhur bashke .Populli eshte droguar ngamashtrimet e tyre dhe mban mbi shpine me qindra qehallare te politikes,ate qe quhet shoqeri civile

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*