Largimi i Visho Ajazit, Basha flet me hamendje: Nuk kam informacione, por i ushtruan presion

October 30, 2017 13:52

Largimi i Visho Ajazit, Basha flet me hamendje: Nuk kam informacione, por i ushtruan presion

 

Pas kërkesës që kryeministri Edi Rama i dorëzoi presidentit Ilir Meta për largimin e Visho Ajazit nga drejtimi i SHISH-it, ka ardhur edhe reagimi i liderit të PD-së Lulzim Basha.

Kryeopozitari ka bërë një deklaratë të çuditshme duke thënë se nuk kishte informacione konkrete se ku mbështet këtë deklaratë, por beson se duhet të kenë qenë presionet që e kanë shtyrë Visho Ajazi Likën të jepte dorëheqjen.

“Mundësi presionesh. Nuk kam informacione konkrete, por mendoj se ai është halë në sytë e narko-shtetit për shkak të raporteve të hartuara nga SHISH. Bota perëndimore nuk do ta lerë vetëm Shqipërinë që të kthehet në narko-shtet, të sunduar nga bandat me lidhje të drejtpërdrejtë me kryeministrit,” tha Basha.

Ndërkohë  kryeministri Edi Rama i ka paraqitur dorëheqjen e  kreut të SHISH, Presidentit Ilir Meta dhe ka propozuar Helidon Bendon, shefin e ri të Shërbimit Informativ Shtetëror.

Bendo mbante postin e zv/drejtorit të Shërbimit Informativ Shtetëror.

October 30, 2017 13:52
Komento

3 Komente

  1. MH October 30, 15:05

    Mbas Vishos rradhen e ka Llalla,vashdon me Berishen dhe zojgjte e tije ku futesh dhe ti si zog i trumhasun qe hamendeson injorancen qe te rrin tek praku i deres ne maje te kres po sa ban hapin e pare drejt aktiviteti politik qe shkrehe mendja.
    Me garanci fjalen do e marrin Vettingu qe do shtryllin gjithe qelbin qe ka krijue demokracia fashiste e PD me seli ne truell te SHQUP-it.Do vashdoj me gicilime edhe tek miku i juej pozitar-opozitare Meta,mor ta marrsha,Like floriri qe vjedh me bilance ambulant ne dore qe ka krijue mbretenin e dinastise se integrimit per tu civilizue nga malok mallakastret ne qytetar Lalezit,komshi me pinjollet e shqup-it.
    Mire qe per te tjeret opozitar ti parashikon fukaralleku tru.Po si te duket se ti do shpetosh.Je ma i favorizuem te llapesh ne gare nga cdo dite ne dite ma pak derisa te mos ndigjohet zani fare.He,he,me te thane mendja se mos ke vdek .Po jo,gjindesh ne trajtimin fiziollogjik me pengesa si ato shtazet e kopshti zoollogjik mbrenda hekurave zbutes,per terapi mendore.

    Reply to this comment
  2. Petriti October 30, 15:07

    Edhe nje dhoge me pak ne dyshemene e lekundur te plakut kriminel te Shqiperise.
    “Dalengadle po vjen behari” pas rrenimit 25 vjecar te Shqiperise.
    E po nuk do ta zeje zoti me gure gjithenje Shqiperine tone. Duket se po fillon ta marre me te mire.
    Amin.

    Reply to this comment
  3. Gjon Leka October 30, 16:58

    Turp, ô Lul. Përse flet në havada? Nxjerr përfundime, pa pasur informacione. Po ua fut kokën në dhe demokratëve, sa herë që ia fut kot. Boll me pallavra.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*