Largohet nga politika? Topalli rrëfen se kujt nga familja i lë “stafetën”

May 19, 2017 18:27

Largohet nga politika? Topalli rrëfen se kujt nga familja i lë “stafetën”

Jozefina Topalli rrëfen jetën e saj mes politikës dhe familjes. Në ditët e vështira të politikës shqiptare, Topalli vjen ndryshe, ashtu siç rrallë e kemi parë në media, pasi vëmendja e saj duket se është drejtuar më shumë nga familja. Topalli rrëfen arsyen, se perse po i qëndron larg jetës politike të momentit.

“Kur në 2013-ën ikëm nga pushteti, djali ishte 18 vjeç dhe deri në moshën 18 vjeç, ai e ka pasur mamanë të munguar. Këto vite kam ndenjur më shumë me të”.

E cilësuar si “Zonja e Hekurt”, Jozefina Topalli rrëfen se si u bë pjesë e Partisë Demokratike në vitin 1996. “Në atë kohë, Sali Berisha çoi në shtëpi xhaxhain e burrit që punonte në Presidencë, o do pranojë, o nuk kishte! Përfundimisht, më erdhi turp nga vetja, që të thoja jo. Okej thashë, pranova dhe nuk po kuptoja, se ku po hyja dhe ku do dilja”.

Është e vetmja femër që ka drejtuar Kuvendin për 8 vite me rradhë, por sot pas 4 vitesh Topalli tregon, nëse ka pengje. “Ka shumë gjëra, që i mendoj se mund të ishin bërë ndryshe”, shton Topalli.

Është bërë pjesë e politikës 20 vite më parë dhe miqtë tashmë janë të shumtë. Por, sot Jozefina Topalli ka 2 emra që veçon dhe njëri sigurisht është Sali Berisha. “Arenca Trashani është një mike e shtrenjtë e imja. Kam një respekt të jashtëzakonshëm për zotin Sali Berisha, për bashkëshorten Liri Berisha. Unë kam qenë me fat që kam pasur mundësi për një kohë aq të gjatë të bashkëpunoj me Sali Berishën”.

Fëmijët e ndjekin hap pas hapi në aktivitetin politik. Por, kush ka më shumë premisa të jetë pjesë e politikës? Jozefina Topalli e zbulon për herë të parë. “Djali vazhdon studimet. Ai është më shumë për politikë. Ai e ndjek çdo sekondë politikën, saqë i them mos humb kohë! Ti vazhdo studimet e tua, se për këtë punë jam unë këtu”./In Tv/

May 19, 2017 18:27
Komento

1 Koment

  1. Belina Budini May 20, 09:03

    Futi e dashur Jozefine marshin sa ke moshen dhe lind edhe nja 2-3 femije te tjere dhe shpeton Shqiperia deri ne vitin 2170….

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*