Largojeni Kufomën

Nga Pandeli Bardhi August 28, 2013 11:53

Largojeni Kufomën

Sovrani ia tregoi vëndin dhe e vendosi atje ku duhej. Më e pakta që duhet të bëjë, të mbylli gojën,  të përgatitë “valixhet’, e të jetë i “kënaqur” të  qëndrojë  në opozitë. Them të jetë i “kënaqur” mbasi vëndi i tij,  me bëmat,   kusuret e plagët që i ka shkaktuar këtij populli as  të qëndrojë në parlament nuk është, por vëndi i tij, është para organeve të drejtësisë. Ky intrigant, hipokrit e i pa skrupull, akoma na shfaqet në ekranet televizive duke vazhduar të bëjë pikërisht atë për të cilën u kundërvotua! E njëjta sjellje për të cilën populli e neveriti dhe e dëboi.

Ndoshta nuk është faji i tij, që këtë “babëzi” e lënë akoma të bëjë ligjin, në një kohë që populli, e ka shkarkuar qysh më 23 Qershor. Ironizon, tallet, e përgojon ky i “qeshur” nga mbarë opinioni. Është ky njeri, që po lë pas një “tokë të djegur”, që po lë financat publike bosh, një korrupsion galopant e e krime me përmasa të frikshme, që ka gojë e flet për qeverinë e re që akoma nuk ka filluar nga “alfa” e punës. Është ky njeri, bashkë me “bishtin’ e tij të pispillosur Basha, që bën thirrje, “bëhuni gati qytetarë, se po vijnë “kamikazët”. Gati sa nuk thotë “rrëmbeni armët” të cilat i ka aq shumë për zëmër. E kush mund ta besojë këtë? Qytetarët tashmë e dinë mirë se kush është ai.

Por ai vazhdon për një trill kushtetues të habitshëm që vazhdon ti japë pushtet të shkarkuarit nga pushteti. Me një firmë, e kalon shtëpinë e ushtarakëve në seli të partisë demokratike. Dhe përsëris:  mirë bën, përderisa akoma ja lënë në dorë, edhe gurrin edhe arrën!. Përvec kësaj, më tërë ligësinë e shpirtit që e karakterrizon, i kërcënon ish ushtarakët se “një nga një do t’u a heq statusin”. E shqetësojnë këtë “katrigar” ish ushtarakët, por edhe ata që janë në detyrë, që nuk janë e nuk mund të jenë dakord ,me një veprim të tillë arbitrar!. Sa “trim” bëhet ky, me ata nga të cilët nuk i ka ardhur asgjë e keqe, aq frikacak është me kriminelët, me drogaxhinjtë, me antishqiptarët.

Nuk flet për të vdekurit, të mbyturit, të vrarët e të vetëvrarët, të aksidentuarit e të shkatëruarit nga kaosi në arsim e shëndetësi. Por hedh baltë dhe vetëm baltë mbi ata që i morën karrigen e mallkuar. Me tone irronie e i ngërdheshur bën Majlindën për të qeshur, duke u betuar se do mbrojë nga ndëshkimi i merituar administratën e mbushur me halldupë e militantë, me dygishtakë e servilë të paaftë.

Në “gropën” ku e hodhi populli, ai kërkon të marri edhe të tjerë, për t’i bërë këta kontigjentet dhe falangat e veta, e për t’ja ndërsyer me dhunë qeverisjes së ardhshme. As vetë ai dhe ata që i shkojnë nga pas, nuk e kuptojnë se qytetarët, ja kanë “pirë lëngun”, këtyre farë “berishianëve” apo “luluzimëve” që për fat të keq vazhdojnë akoma të rrjepin e të vjedhin edhe atë c’ka mbetur. Pushteti, u a ka errur sytë dhe nuk e kuptojnë sa neveri dhe përbuzje ka në popull për ta. I kemi duruar kaq shumë kohë, san e qofshim!

Nga Pandeli Bardhi August 28, 2013 11:53
Komento

12 Komente

  1. Gramoz August 28, 12:36

    vdekje e zullumqareve dhe alabakeve

    Reply to this comment
  2. Duro August 28, 13:06

    Po nuk u vu ne banken e te akuzuarit, ai do sjelle percarje,shere dhe nuk do i leje socialistet te punojne.
    Ai mendon se ne Shqiperi e ka sjelle vete demokracine. Demokracia do beheshe me mire ne qoftese nuk do dilte ne skene ky bur “malesori”. Ky popull paskaqene pa fat. Ne cdo gje zgjedhim rugen me te veshtire. Ne vend qe te ndertonim nje ekonomi tregu me te bute dhe bazuar ne ligje , ne zgjodhem nje sistem te eger, ku korupsioni, anarkia shiten si mencuri dhe biznes. Te gjitha keto ne dem te popullit.

    Reply to this comment
  3. edit August 28, 13:21

    Obobobooo! Tmerr, si i botoni keto fjale ne gazete?!

    Reply to this comment
  4. Tani August 28, 14:40

    Shume shkrim i bukur. Shkrime te tilla na bejne te besojme qe kemi goxha njerez te kulturuar.

    Reply to this comment
  5. qelbesira ne litar August 28, 17:07

    te lumte pena Pandeli Bardhi

    Reply to this comment
  6. Kerpaci August 28, 19:12

    Keto kufoma duhen varrosur duke i nxjerre jashte ligjit per tradheti te larte ndaj atdheut, tjetersim te territorit. pa u bere kjo kot gllamitet.

    Reply to this comment
  7. katarakti August 28, 19:57

    Lereni te beje gam gam edhe pak dite. Pastaj do te ndryshojne punet. Lugati do te perpiqet me te gjitha menyrat te destabilizoje qeverine. Do te organizoje protesta dhe manifestime pa fund me besniket dhe fanatiket e tij qe nuk i mungojne. Por qeveria e re nuk duhet te stepet, as te hutohet. Me qetesi, por me vendosmeri ajo duhet te ece ne rrugen e saj.Qe te veje ne jete programin e saj te rimekembjes shqiptare ajo se pari duhet te veje njerezit e saj ne krye te puneve. Duhet te largoje nga postet te gjithe ata nepunesa, gjykates, police, prokurore etj etj qe i kane keto vende si besnike ndaj Baces. Duhet bere nje spastrim i plote i aparatit shteteror, njekohesisht nje inventar teresor i ekonomise dhe kadastres se vendit. Dite per dite Edi Rama duhet tu tregoje njerezve se çfare po ben ai per ta dhe per vendin. po ashtu ai duhet tua ngushtoje lakun Berishes, Imamit, Bashes e kompani per krimet, vjedhjet dhe pervetesimin e pasurive kombetare. Rama duhet te tregoje se ku kane vajtur miliardat e marra borxh ne emer te shqiptareve. Se si jane shitur per 1 euro asetet kombetare. Ekipi i ri qeveritar duhet te tregohet jo vetem punetor dhe i perkushtuar, por edhe i guximshem. Duhet ta dije se neperka rri e fshehur nen gur qe te te sulmoje kur ia ke marre me gjume. Por une kam shprese se keto jane gam – gamet e fundit te lugatit.Si i mbyturi qe kapet pas fijes se kashtes.

    Reply to this comment
  8. sali b...tha dhe ilir floriri August 29, 07:09

    hapi par qe te bej parlamendi duhet te bej ligje per reforma ne drejtesi ,dhe ne drejtesi te hiqen te gjith ata gjykates dhe prekuror qe kan beshtetur hajdutet dhe vrasesit qe ishin ne pushte ,dhe ne drejtesi te cuhen nga brezat e reja qe kan baruar shkollen ne perdim jo ketu se kan baruar shkollen me mik dhe me para qe te ket drejtesi ne shqiperi dhe te gjith ata qe kan vjellur me sali pleren dhe me ilir kraben qe e pam me ze e me figur duhet ti mar drejtesia nuk mjafton vetem ne burg por dhe tju mari pasurin qe i kan vjellur keti populli .Po nuk bri kete edi rama ta aroj me te vij prap ne pushtet sic erdhi tani .posht sali berisha dhe ilir meta dy plerat e shqiperis qe vollen dhe vran shqiptar te pafajshem

    Reply to this comment
  9. mentari August 29, 08:22

    nje kufome politike qe qelb ajrin
    duhet groposur sa me pare se perhap semundje

    Reply to this comment
  10. tradita August 29, 09:55

    O zot sa frike e keni Berishen sepse
    pusheti juaj eshte shume i brishte dhe mund te bjere shume shpejte.
    zhgenjimi i njerezve eshte i madh dhe sidomos i atyre qe u mashtruan
    ne pune Berisha eshte i paarritshem.

    Reply to this comment
  11. mehdi August 29, 11:54

    Qe populli nuk e do kjo mori fund me 23 qershor vetem se populli duhet te mos e harroi kurre 97 qe edhe pas si e dogji shqiperine hypi prape ne karrike pavaresisht se ai i ka vjedhur sistematikisht votime.Per thirrjet kriminale qe ben bashke Lulin duhet te shkojne para drejtesise si percares , nxites i luftes dhe urrjejtjes mes popullit ..Ky eshte ai qe urdheroi te bombardohej VLORA ne 97 , ky eshte ai qe bashke GAZIDEDEN mobilizoi VERIUN kunder JUGUT pra perse te mos ndeshkohet? cfare bene z LLALLA deri tani apo po tund dhalle
    ???

    Reply to this comment
  12. Rroku August 29, 22:12

    Po ky pandushka nga na mbiu.
    Si kerpudhat pas shiut (shurrosjes se zgjedhjeve), po dalin disa “Trimoshe halabake” te kuq.
    Nuk kane as turp, as nje sens edukate apo civilizimi. Por dalin si gorre llapaqenesh per te fituar pike nga lidershipi i majte qe vjen ne pushtet.
    Si komentues, besoj se me falet te perdor ndonje shprehje bananle, ku dita lejon te tilla shkrime si ky i pandushkes.
    Ptu plehra serviles te ndyre pa bosht pa ide, pa llogjike, pa bindje qe deri dje fshihni bythen pas gaxhoit, apo lepinin ndonje kocke.
    Kane geluar monstrat e kuq te diktatures dhe jane bere si bisha. Fara e ndyre shtohet si hithra.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*