Larot e pendës!

August 27, 2017 11:33

Larot e pendës!

Nga Bardhyl Ermini

Kohët e fundit në faqet e shtypit të përditshëm janë publikuar artikuj e studime lidhur me të kaluarën komuniste të vendit tonë, në të cilën bëhen përpjekje për të gjetur të vërtetën, apo më saktë për t’ju afruar asaj sa më pranë. Pa diskutim që ky angazhim, ndër të cilat “Drita” ndriçon fort mirë, është krejtësisht i vlefshëm dhe deri patriotik. Por, pavarësisht mendimeve të kundërta apo kontradiktore, mënyra se si thuhen e analizohen ato janë tepër shqetësuese. Aty ku ka dokumenta, ato jo pak herë keqinterpretohen e aty ku nuk ka ato sajohen e falsifikohen, të cilat mund edhe të “kapërdihen” deri te shosha e të vërtetës. Por toni, mënyra e të shprehurit, respekti sidomos ndaj bashkëbiseduesit, lë shumë për të dëshiruar. Jo pak herë është krejtësisht ofenduese, shpifëse e deri në dezintegruese. Kjo është e pafalshme, e sidomos aty ku pretendohet për studime, apo interpretime historike, ku argumenti shkencor duhet të dominojë. Kjo pozitë e mjerë, nuk ka se si të mos të të fusë në “lojë”, veçanërisht atëherë kur fjalët përpiqen të deformojnë realitetin në të cilin ke qenë apo e ke përjetuar minimumi si dëshmitar.

Lidhur me disa përshkrime të ish organeve të sigurimit të shtetit qysh në zanafillë të tyre si dhe për figura drejtuesish të asaj kohe e sidomos atë të Enver Hoxhës, të botuara nga ana e studiuesit zotit Kastriot Dervishi, studiuesi tjetër zoti Auron Tare pak ditë më parë ka dhënë opinionin e vet. Opinion krejtësisht i qetë, krahasues, tepër koherent, i pozicionuar plotësisht si një studiues serioz e me peshë. I paanshëm, i sjellshëm e plot kulturë ka ditur të tërheq shqetësimin për përgjegjësinë që mbajnë studiuesit ndaj lexuesve, në përcjelljen sa më saktë e me kujdes të analizave e dokumentacionit që botojnë. Veç të tjerash, pa as një farë kompleksi, e në mënyrën më të sjellshme të mundur, ka shprehur dyshimin e tij ndaj këtij zotërie kur ky ka botuar disa foto ku, sipas zotit Tare “aludohej për devijime seksuale të ish liderit shqiptar. Më është dukur një lajthitje paksa fëminore për të nxituar në përfundime të tilla bazuar në disa foto ku Enver Hoxha ishte kapur në momente relaksuese apo mes bashkëpunëtorësh të tij”. Kaq thotë zoti Tare! Kaq, por kjo kaq ka bërë që në krahun tjetër të shpërthej vullkani i “shkencëtarit” objektiv e “argumentues”. “Z. Tare thotë studiuesi në fjalë zoti Dervishi, shfaqi emocionin, dashurinë e simpatinë e tij të thellë për shtetin e pushtetin komunist, si dhe në pozita vullnetare bëri avokatinë e krimeve të këtij regjimi”, si një “kushtrim i të parëve”. Kjo ishte goditja e parë. Kurse e dyta, e dyta “knock out”! “Ndërhyrja e zotit Tare, vazhdon zoti Dervishi, për të shpëtuar “nderin” e “komandantit legjendar” edhe nëpërmjet “rekomandimeve”, duket e pavend dhe e pakuptimtë”. Pas kësaj zoti Tare, me sa duket së bashku me “kushtrimin e të parëve” i ka të lara hesapet me “shkencëtarin” arshivist. Sepse besoj se “kushtrimi i të parëve” të zotit Tare fillon me të atin e tij, atletin legjendar të atletikës shqiptare zotin Isa Tare dhe në këtë rast studiuesi Tare mbetet krejtësisht i bllokuar nga ky argument i jashtëzakonshëm “shkencor” e kaq i papritur. Dakort! Le ta lemë zotin Auron Tare ne “fatkeqësinë” e vet e nën shoqërinë e këtij “kapaciteti” të jashtëzakonshëm. Si i thonë, “secili të kruaj zgjeben e vet”.

Por “kapaciteti” ndaj është i tillë. “Paralizon” zotin Tare, e lë atë nën mëshirën e “dhëmbëve të vet të qenit” e hidhet …nga ne. “Unë nuk mendoj, thotë “kapaciteti” se në Shqipëri pati ndonjë “brez idealistësh”…, por se ishin një grup shkatërrimtarësh që bënë hi shtetin shqiptar…”. “Kam bindjen, vazhdon ai, se Shqipëria është një tokë e djegur nga krimi komunist dhe qelbi që ai ka lënë në vend duhet pastruar sa më parë. Simbolet komuniste me yje të kuq, data komuniste, emra nëpër shkolla, rrugë etj, nuk janë gjë tjetër veçse një pisllëk komunist, rusofili e maskuar”. E pas kësaj vjen goditja me top. “Nderimin ndaj asaj kohe duan ta çojnë deri te ekspozimi si martirë i klerikëve në bulevard, por pa hequr dorë nga respektimi i persekutorëve”. Bravo! Edi Rama nuk mund t’i shpëtonte dot penës të pamëshirshme të këtij kompetenti, që ka ditur kaq bukur të dalë nga “kazani mediatik” e të marrë prej tij atë më të mirën e bërsive që thartohen aty brenda. Më tej buçet si një tigër në nofullat e të cilit pritet të gërryen e coptohen jo vetëm zoti Tare, së bashku me “kushtrimin e të parëve” të tij (futur aty edhe “ekzpozitorin” persekutor Edi Rama), por edhe pisat komunistë, këta rusofilë të maskuar, ky “grup shkatërrimtarësh që bën hi shtetin shqiptar”. Me këtë kompetenti “kapacitet” i ka dhënë fund gjyqit të tij “shkencor” jo vetëm kundër zotit Tare e kryeministrit “ekspozitor”, por ashtu si një langaraq e si “padashje” ka hapur dhe e ka mbyllur këtë gjyq edhe me ne të tjerët që jemi thjeshtë lexues e që tentojmë të mësojmë diçka më tepër seç dimë, nga ky “trim pas lufte”.

Një shumicë e madhe e jona, e me këtë “e jona” përpiqem modestish të flas në emër të shumicës të qytetarëve të thjeshtë, kanë mendimin dhe e kanë shprehur edhe përpara surratit të këtij tigri të mykur, se Shqipëria për herë të parë u krijua dhe u ndërtua si shtet i plotë e me identitet, pikërisht në sajë të një brezi idealistësh, të cilët ditën shumë mirë të drejtonin e organizonin masa qindra mijëshe, që në fare pak kohë, si në asnjë vend tjetër në botë (fiksoje mirë këtë ti o “kapacitet”, në botë) të ndërtonin një vend të rrënuar nga prapambetja e injoranca, një vend të molepsur me sëmundje e me epidemira që skartonin jetën e njeriut qysh pa mbushur 45 vjeç, një vend ku të çante gomari me dru në qendër të Tiranës, një vend ku në mes të një popullsie pothuajse krejt analfabete u themelua universitet 60 vite më parë, kur shoqet e saj më të reja kishin jo më pak se 200 vite aktivitet, një vend ku shumica e banorëve të saj jetonin në banesa të ndërtuara me shkarpa e me bajgë lopësh, një vend ku të plaste sytë tymi i bishtukut, një vend …, po me cilin të flasësh, a ja vlen të flasësh me këta lloj nihilistësh të sëmurë, që nuk dinë se ç’flasin e me kë flasin? Ja, si puna e këtij buçkos, që pasi na “bindi” se si u “bë hi shteti shqiptar” me atë logjikën e vet të thellë sa një kanoçe uji, nuk mjaftohet me kaq. Paralajmëron e i bën thirrje…dreqit e di se kujt, se “qelbi i krimit komunist duhet pastruar sa më parë” dhe bashkë me të edhe “simbolet komuniste me yje të kuq, data komuniste, emra nëpër shkolla, rrugë etj.”, të cilat “nuk janë gjë tjetër veçse një pisllëk komunist, rusofili e maskuar”. Çudi e madhe! Ku jeton vallë ky hyjni? Sepse edhe në Mars t’a kishte studion e vet të çakorduar, do ta kishte dëgjuar që gjëra të tilla, në nivelin e simboleve nuk ka. Thjesht se ajo kohë ka kaluar. Për ç’yje flet ky yll i këputur, për ç’emra rrugësh e shkollash e ka fjalën? Mos ndofta ka qenë në gjumë letargjik këto 27 vite që kanë kaluar? Apo mos e ka fjalën për emrin e Qemal Stafës. Dakort, le ta hedhi në propozim! Shkollën dhe rrugën “Qemal Stafa” le ta zëvendësojmë me “Hamit Matjani”, atë të shkollës “Partizani” ta zëvendësojmë me “Ballisti” apo akoma më bukur “Diversanti”.

Sa më tepër kalon koha, aq më tepër qesharakë bëhen këta Don Kishotër që përpiqen me një mentalitet krejt primitiv të luftojnë komunizmin e … shokut “Noc Rroku”. Komunizmi nuk është ndonjë tabelë qitje ku të sulmojnë e të gjuajnë këta “pëllumba paqeje” pendë rrjepur. Komunizmi është një rend mbështetur në një teori e praktikë që ka filluar të çedojë këtu e 70 vite më parë e që dështoi, u mund, u mposht dhe u “dorëzua” plotësisht në fund të viteve 80-të. Të kërkosh kështu siç i shtron çështjet “studiuesi” Dervishi pa e marrë parasysh këtë fakt e duke e ngatërruar sistemin me personat që abuzuan, është të ringjallësh pikërisht atë ideologji, ato mjete e ato metoda, por vetëm me emër tjetër. “Të djegim me zjarr, thuhej dje, zakonet prapanike…”, “të pastrojmë sa më parë, thotë sot kompetenti ynë, qelbin e krimit dhe pisllëkun komunist e rusofil”. Gjuhë tmerrësisht e mjerë. Boll! Duket sikur në Shqipëri fatalisht, paaftësia e pandershmëria janë sëmundje të pashërueshme, por që përsëriten me cikle.

Ose kemi mbetur afro 100 vite prapa, ose Faik Konica është gjallë.

“Në Shqipëri leu një zanat i çuditshëm, më i poshtër se ai i hyzmeqarëve të pendës: zanati i larove të pendës… Shumë njerëzve u ka rënë erë kërmë; dhe nga çdo çip e prej çdo ngjyre, rendin shpirt-skllevër që kanë uri dhe etje për poshtërsi, lënë zanatin e tyre dhe, duke u bashkuar me larot e pendës, bëhen laro të pendës edhe vetë”.

August 27, 2017 11:33
Komento

25 Komente

  1. I.Troplini August 27, 12:27

    KULTURA E DEBATIT,

    èshtè plaga mè e madhe e shoqèrisè shqiptare. Kemi 30 vjet qè ecim nè njè rrugè vetèshkatèrruese, ku sè pari humbèm institucionet e shtetit, pèr ti “zèvèndèsuar” ato, me rrumpallèn dhe halabakèrinè. Viktima e parè e kètyre zhvillimeve, ishte mènyra e komunikimit midis atyre shqiptarève, qè mbetèn nè vènd. Dhunè, vetèm dhunè. Nè rastin mè tè mirè, vetèm verbale. Mè sè shumti, fizike.
    Shthurja, si shenjè karakterizuese e gjithçkaje shqiptare.
    “TOKÈ E XANUN” si simbol i zèvèndèsimit tè sè drejtès, me harbutèrinè e kontigjentit kriminal.
    Ne, nuk komunikojmè mè, me njèri tjetrin. Klithim, ofendojmè, personalizojmè gjithçka edhe aty ku nuk duhet tè ketè asgjè personale, vritemi pèr njè fjalè goje apo njè shikim nè kohèn e papèrshtatshme.
    Nè kushte tè tilla, èshtè humbje kohe, orvatja pèr dhènien e arkivave tè sigurimit tè shtetit, nè duart e Dervishève shqiptarè. Mungesè e etikès profesionale, mungesè e formatit intelektual pèr tu pèrballur me njè detyrè tè tillè, janè gjèrat e para qè tè bien nè sy, kur dègjon konstatimet e atyre qè abuzojnè me atè qè iu besua, pèr ta ruajtur.
    Mè parè se arkivat e sigurimit tè shretit, ky vènd, ka tè nevojshèm vendosjen e ligjit, instalimin e njè sistemi drejtèsie, ku hajdutèt marrin atè qè u takon dhe ku qytetari shqiptar, fillon tè respektojè shtetin e tij.
    Me njè ligj qè respektohet dhe me njè tè drejtè qè nuk korruptohet dhe bèhet objekt tregu,,, fillon edhe kultura e debatit, tè marrè vèndin qè i takon. Dhuna, nuk èshtè mè “argument” por çèshtje qè e trajtojnè gjyqtarèt. Shpifja, nuk èshtè mè “qytetar dixhital” por thirrje pèr prishje tè rendit kushtetues.
    Kjo qè bèjmè ne sot, èshtè vetèm fekalizimi i gjithçkaje, pa dallim tè asaj qè bèjmè apo flasim.
    Rrumpallè? Po, asgjè tjetèr.

    Reply to this comment
    • Che Guevara August 28, 01:08

      I nderuari B.Emini!
      I je pergjigjur sic e meritonte ketij laros fashiste,por ne fund ke bere nje GABIM TRASHANIK kur ke pohuar se,

      ” Komunizmi është një rend mbështetur në një teori e praktikë që ka filluar të çedojë këtu e 70 vite më parë e që dështoi, u mund, u mposht dhe u “dorëzua” plotësisht në fund të viteve 80-të”.
      Me kete thenie ke rene brenda ne llumin e propagandes kapitaliste,qe me djallezi zevendesojne emertimin “SOCIALIZEM” me ate “KOMUNIZEM”!
      Jo,i nderuar Emini,komunizmi kurre nuk ka ekzistuar ne ndonje vend te botres!
      Bile per ate sistem,jo vetem nuk ka ndonje material teorik te kokave te medha te komunizmit,por edhe Enver Hoxha nuk e ka trajtuar ate teorikisht!
      Komunizmi eshte e ardhmja e njerezimit,por sot i intereson ideologeve te kapitalit,qe te fashitin shpresat e popujve te botes,se gjoja nuk ka sistem me te mire se ky aktuali!
      Ne vend qe te merreni me mallkimin e “komunizmit” fantazem,beni mire te analizoni krimet e medha qe lulezojne ne kapitalizem!

      Reply to this comment
  2. L.H August 27, 13:41

    Shkrim interesant sa realist po aqe aktual.Problemi eshte qe 27 vjet Ameriqija ,Serbija dhe tere alabakerija kane investuar per krimin kotrrupsionin injorancen e analfabetizmin dhe asnje qindarke per Trrin,inteligjencen,informacionin……Kush do rilinde e financoje per rilindjen e nje informacioni te lire te pa varur e profesionist qe nuk u dridhet as pena as dora kur te shkruajne te verteten e vetem te verteten ne sherbim te popullit dhe asnjehere maja e penes as mos ‘thyhet’ e as ‘shtermberohet’ e keshtu te shpetojme njehere e mire nga ‘Dervishet’ qe kerkojne tu heqin edhe ushkuret e lene lakuriq civilizimin historine e kulturen e nje ish shteti tani antishtet ose shteti i kalifatit !?

    Reply to this comment
    • Drejtesia do te behet,duan apo nuke duan mijte e kenateve dhe avoketerit e ligesise. August 27, 19:29

      O L.H Shqiperia nuke eshte shtet i kalifatit,prerderisa vazhdon te sundohet nga eterit e diktatures komuniste,tek bijte,niperit,mbesat dhe mostrat e tyre qe mbarsin mbi supe mijra krime e superkorrupsione te denonuar me ze,figure e deshmi te gjalla sa istitucionale aqe dhe popullore e medjatike,aqe sa rrevoltuan popullin dhe binden USA-n dhe BE-ne te kerkojne me force Reformen ne Drejtesi dhe VETTINGUN,apo ligjin e dekriminalizimit qe bijte e eterve dhe mostrat e tyre nen skenaret e peshtire te rradhes e pshurren ate ligj me perzgjedhjen e kandidateve per deputet,sa populli ne shumice i bojkotoje ato zgjedhje.Ja pra kush jane dhe mbetet shkaterruesit,vrasesit seriale,apo grabitesit e pasurise kombetare dhe asaj private.Diktatori Enver kishte te mirat e veta,por ama vrau fjalen e lire dhe konkurencen e lire,pra ndeshkoje me vdekje gershetimin e ekonomise se tregut me ate sociale,gje qe i kane dhene dhe do ti jape progres njerezore botes.Mjaft me,me lojra fjalesh e hymne ndaj jashteqitjes shqiptar.Pse nuke u denuan krimet makabre te diktatures komuniste dhe persekutoret ne to si dje dhe sot,ne Shqiperi jane vrare mbi 30 mije njerez te pafajshem,dhe gjymtyre e terrorrizuar apo grabitur nga fuqia e pushteteve dhjetra mijra shqiptare.Sa per meritat per clirimine Shqiperise i kane herojt dhe deshmoret qe luftuan e dhe dhane jeten per liri e demokaci dhe jo keto qe mbeten duke vrare bashkeluftetaret,fjalen e lire dhe gershetimin e ekonomise se tregut me ate sociale,si dje dhe sot.Mjat me ,MJAFT me lloqe kavaje e lojra fjalesh per hire te lekeve te piset nendore.Te shkuajshe dhe te komentosh eshte sa dije,e kulture aqe dhe porofesjon e patriotizem,por te zhgaravites per hire te lekeve te piset nendore,nuke eshte me dije e profesjon,por bashkefajsi me djallin.Drejtesia do te behet,don apo nuke doni ju o mije kenetash dhe avoketer te ligesise.

      Reply to this comment
    • Ballist i Lodhur nga Injorantet August 27, 21:57

      Agallaret ose Nobilita Sot.

      Agallaret nuk u zhduken , vetem evoluan .

      Agallaret , ose Nobilet , Intelektualet e Tajvanuar , info – analet e Mark Ukezuar , Gjithmone kane qene PARAZITET e shoqerise .
      Ne shumicen e rasteve , nuk kishin Merta qe te ” ZAPTONIN ” poste te priviligjuara .

      Nobilet , apo agallaret , ose Fisniket
      ”Zaptonin ” ate rol sepse Linden nga prinder te tille , Ose nga Martesa .

      Po Sot kush jane Nobile ?

      Jane ata mo , FEVZINJTE , qe paguhen per te folur ne TV edhe se nuk jane Kompetenta per ç’ka LLafosen .

      Jane Arjane çanet , qe e vetmja merite e kerkuar , eshte te dine te Flasin — Por se ç’fare flasin nuk ka rendesi .

      Agallaret apo Nobilet ?
      Jane repistet — qe fale programeve te avancuara , Nga ” çobane ” ne muzike i Kthen ne Talente ”’ fisnik”””

      Jane aktoret , qe i vetmi sukses eshte se jane Bijte e FILANIT .

      Jane Politikanet e rakomanduar ,
      qe asnje nuk i njeh , e jane vene ne lista vetem se jane Miqte E…………………………….

      Jane shkrimtaret e sukseseve , qe edhe se nuk dine te shkruajne , u jepen çmime
      ”’ Kujtoni Edvinin qe dha çmim per Vrimen ”’

      Agallaret e rinje apo i NeoNobili ,ndonjehere
      edhe nderojne vendet ,
      por asnjehere nuk ngaterohen me Plebenjte .
      Nuk eshte e nevojshme qe sot Agallaret
      te kene Keshtjella o pasurira te medhaja qe te bine ne Syte e plebenjeve ,
      Sepse Lekat eleKtronike , dhe borsat ,
      duke qene me mire qe pasuria te mbahet ne gjendje Liquiditeti dhe e investuar .

      Keta te SOTMIT jane mijra here me te pasur
      se Agallaret e djeshem .

      eshte e vertet qe Neo Feudalizmi , te Lejon te behesh AGA i Ri nobile ,edhe se vjen nga shtresat e Plebenjeve , KjO ESHTE ne propocion sa je i gatçem te SHITENI .

      Na thone qe egziston Meritokracia , duke na i perseritur Vazhdimisht ,
      POR nuk eshte e vertet ,
      Meritrokracia eshte nje genjeshter NeoLiberaleve .

      Meritrokracia eshte nje UTOPI .,
      Sepse
      ajo egziston vetem kur te gjithe te Niseshim nga i njejti NIVEL
      ME te njetat kapacitete fizike
      mendore
      e
      KULTURALI , gje qe kjo nuk mund te ndodhe .

      Klientelizmi , eshte realiteti i shoqerise Kapitaliste ,
      demokratike LIBERALE .
      RREGULLI qe rregullun kete strukture nuk eshte Meritokracia .

      Plebenje te dashur —

      a nuk eshte arrogante per ju
      kur shikoni vilat , makinat e politikaneve dhe deputeteve qe nuk kane punuar qofte nje dite te vetme ne jeten e tyre ‘?

      A nuk eshte Arogance e Agallareve ,
      qe denojne Fukarenjte , dhe dekoronje Fullarenjte ?

      Reply to this comment
      • Tironsi August 30, 09:46

        Ballistët e vertete, ashtu siç i paraqiten ato, “filmat” e Kinostudios bastarde të Lidhjes së Shkrimtarëve e Artistëve, na paskan qenë bijtë e atyre kodosheve partizane, qe u lindën nëpër ferra…

        Reply to this comment
  3. Dhimbie e madhe Popull. August 27, 14:51

    Me ju lumte sa shkruan dhe argumenton, pena e Abdyll Eminit dhe ajo e komentuesit I Troplini.me ate “maja”:-te ecet- jo me karabushe,qe s’dua te permend emra…
    Dhimbia e madhe Popull.

    Reply to this comment
  4. shushica August 27, 15:12

    Shume qarte …vetem ndoshta dua te shtoj nje fjale…larot antishqiptare te pendes..K.Dervishi ,Balliu ,A.Bushati ,F.Lubonja e disa te tjere jane llumi teorik anarkofashist primitiv i Berishes dhe berishizmit..Pershendetje Emini..

    Reply to this comment
    • infermieri August 28, 12:49

      Armiku sot nuk Quhet fashist ,
      as komunist , as i majte e as i djathte,
      Nuk eshte islam , por as i krishtere ,
      Armiku sot eshte sistemi Shushica . Kapitalizmi ,.

      Reply to this comment
  5. kirurg August 27, 15:14

    Nuk kuptohet, pse nuk i sekuestrohen me ligj materialet e arkivat e vjedhura te shtetit tani ne doren e ketij dervishit?

    Reply to this comment
  6. demo August 27, 15:33

    Ku e gjete Taren “studues serioz dhe me peshe”?Cfare veprash ka shkruar Tare:Agjencia Kombetare e BregdetitZ?Me fonde te shtetit dhe taxa te hoteleve,,Studimi do kulture,do te kesh lexuar gjithe jeten,te kesh mbaruar shkolle serioze.Me thuaj pak cfare universiteti ka kryer Tare?Universitetin e Fate Velajt ne Dukat.

    Reply to this comment
    • Tragjasi August 27, 22:08

      Koment te bukur ke bere Efendiu demo !
      Po dukati nuk ka qene Ballist ?
      Pse Universitet e ballit jane me poshte ne nivel nga ato te enverit ?

      demo sqaro pozicionin tend , e mo u sperdridh sipas ”’ Henes ”’

      Ky stan kete bulmet krijon ,
      ç’thua ti te nderojme sistemin nashti ……

      Reply to this comment
  7. Euro Maloku August 27, 16:33

    Pershendetje Kastriotit,Auronit dhe Bardhylit,
    Po ju shkruaj nga
    Via Stalingrado, 45, 40128 Bologna BO
    dhe kerkoj ndihmen tuaj per ta fshire nga faqja e Google kete “Rruga Stalingrad” qe eshte ende ne Itali. Sikur ta zevendesonim me “Rruga Hamit Leshi”..
    Presim pergjigjen tuaj me ndihmen e Ministrit per Diasporen e Emigracionin….

    Reply to this comment
    • Modena August 27, 22:21

      Euro Maloku .
      Bolonga , Firence dhe Regio emilia jane Komuniste ,
      pra te majta ,

      E majta Italiane Pd , renziane , dhe Prodi
      e kane tradhetuar klasen puntore .

      ashtu , si Politikanet e majte kane tradhetuar
      shtresat apo kllasen e varfer qe i voton .

      Reply to this comment
      • A mos duhet te përjetoni dhe një diktaturë? August 30, 09:55

        Bravo o Modena
        Po këta të prapambetur, si dhe gazetari i “Larove të pendës”, nuk po e kuptojnë akoma se përpunimi i të shkuarës nuk ka filluar akoma në Shqipëri, se duhen dekada, qe te reflektohet pasi shoqëria është tronditur nga themelet për mëse pesë dekada diktaturë…
        Dhe mënyra e komunikimit është një pasojë e shtypjes së mendimit të lirë…se çfarë nuk mësoi babai nuk e di as i biri…
        Dhe në Gjermani mbas diktaturës naziste, u deshën dekada qe te fillonte përpunimi i të shkuarës…

        Reply to this comment
  8. Ballist i Lodhur nga Injorantet August 27, 22:00

    Agallaret ose Nobilita Sot.

    Agallaret nuk u zhduken , vetem evoluan .

    Agallaret , ose Nobilet , Intelektualet e Tajvanuar , info – analet e Mark Ukezuar , Gjithmone kane qene PARAZITET e shoqerise .
    Ne shumicen e rasteve , nuk kishin Merita qe te ” ZAPTONIN ” poste te priviligjuara .

    Nobilet , apo agallaret , ose Fisniket
    ”Zaptonin ” ate rol sepse Linden nga prinder te tille , Ose nga Martesa .

    Po Sot kush jane Nobile ?

    Jane ata mo , FEVZINJTE , qe paguhen per te folur ne TV edhe se nuk jane Kompetenta per ç’ka LLafosen .

    Jane Arjane çanet , qe e vetmja merite e kerkuar , eshte te dine te Flasin — Por se ç’fare flasin nuk ka rendesi .

    Agallaret apo Nobilet ?
    Jane repistet — qe fale programeve te avancuara , Nga ” çobane ” ne muzike i Kthen ne Talente ”’ fisnik”””

    Jane aktoret , qe i vetmi sukses eshte se jane Bijte e FILANIT .

    Jane Politikanet e rakomanduar ,
    qe asnje nuk i njeh , e jane vene ne lista vetem se jane Miqte E…………………………….

    Jane shkrimtaret e sukseseve , qe edhe se nuk dine te shkruajne , u jepen çmime
    ”’ Kujtoni Edvinin qe dha çmim per Vrimen ”’

    Agallaret e rinje apo i NeoNobili ,ndonjehere
    edhe nderojne vendet ,
    por asnjehere nuk ngaterohen me Plebenjte .
    Nuk eshte e nevojshme qe sot Agallaret
    te kene Keshtjella o pasurira te medhaja qe te bine ne Syte e plebenjeve ,
    Sepse Lekat eleKtronike , dhe borsat ,
    duke qene me mire qe pasuria te mbahet ne gjendje Liquiditeti dhe e investuar .

    Keta te SOTMIT jane mijra here me te pasur
    se Agallaret e djeshem .

    eshte e vertet qe Neo Feudalizmi , te Lejon te behesh AGA i Ri nobile ,edhe se vjen nga shtresat e Plebenjeve , KjO ESHTE ne propocion sa je i gatçem te SHITENI .

    Na thone qe egziston Meritokracia , duke na i perseritur Vazhdimisht ,
    POR nuk eshte e vertet ,
    Meritrokracia eshte nje genjeshter NeoLiberaleve .

    Meritrokracia eshte nje UTOPI .,
    Sepse
    ajo egziston vetem kur te gjithe te Niseshim nga i njejti NIVEL
    ME te njetat kapacitete fizike
    mendore
    e
    KULTURORE , gje qe kjo nuk mund te ndodhe .

    Klientelizmi , eshte realiteti i shoqerise Kapitaliste ,
    demokratike LIBERALE .
    RREGULLI qe rregullun kete strukture nuk eshte Meritokracia .

    Plebenje te dashur —

    a nuk eshte arrogante per ju
    kur shikoni vilat , makinat e politikaneve dhe deputeteve qe nuk kane punuar qofte nje dite te vetme ne jeten e tyre ‘?

    A nuk eshte Arogance e Agallareve ,
    qe denojne Fukarenjte , dhe dekoronje Fullarenjte ?

    Reply to this comment
  9. Bato August 27, 23:26

    Tema eshte Enveri, por debatuesit flasin gjuhe te ndryshme. Njeri mund te shkruaje 1000 faqet e tij per merita, tjetri 1000 te tijat per krime pabesira dhe mbytje te lirive themelore. Vazhdoni bij te lavdishem qe sejcili nga ju pretendon se perfaqeson shumicen!

    Reply to this comment
  10. Crusader August 28, 00:45

    50 vite nen diktaturen komuniste dhe vitet 90 i gjeten Shqiptaret duke ju kacavirur anijeve per ne perendim. Pyetja qendron, jo se cfare u arrit nen diktaturen komuniste keto 50 vite, por se cfare do te ishte arritur per 50 vjet pa diktaturen Komuniste. kete te na shpjegojne pasardhesit e sigurimsave, para se te na shkruajne carcafe analize e lagu se lagu, per nje diktature te mirefillte e te eger.

    Reply to this comment
    • Maliqi August 29, 00:06

      Crusader, pa diktaturen komuniste, me gjithe te metat e saj, mund te kishe nje shoqeri shume me te polarizuar se sa sot, me pak te pasur dhe shume e shume te varfer dhe nje shtet kukull, sic ishte me pare ne duart e Italise fashiste te Musolinit! Mbase ti ke ndermend parajsen e lugen e floririt por ato te dalin vetem ne endrra!

      Reply to this comment
      • Kokpalar vendi... August 29, 14:46

        Duke marre parasysh prioritet e nentokes mjaft te pasur dhe kushteve mjaft te favorshme klimaterike te Shqiperise, “parajsa me luge floriri” ne Shqiperi duhej te ishte bere me kohe realitet.

        A i ke shetitur gje zotrote oazet e gjelberuara te Evropes, apo i ke patur syte gjithmone me GRASO TE KUQE?

        Po s’ke faj ti jo. Po te notosh ne mocalet e fullhajnerise demo-rilindjote koka vetem zhul te ze. Hajt tash, shko merr sapllaken dhe futi nje shkume ke Lana.

        Reply to this comment
  11. hë për hë.... August 29, 13:47

    Ky kastriot dervishi ka qene i papune e sorollatej rrugeve te elbasanit pa asnje ide deri ne vitin 2001, duke u prezantuar si i persekutuar. Madje aq qesharak ka qene sa nje çunak qe punonte prane teatrit ne nje kioske si çirak çdo mengjez kur kaçua shkonte per te lexuar gazeten ne kembe aty ne banak e pyeste. E ke lare koken sot? Shkruante ndonje informacion diletantesh tek gazeta e Fariut te ballinjve te mokres dhe turrej ta kapte sa here farua vinte ne elbasan. Kaq Si benjamin i tij farua nepermejet berishes i gjeti vendin ne arkive qe te zbulonte dosjen e armiqve dhe kundershtareve te padronit te tij, por edhe te fshehe dosjen e balliut qe nxin si spiun i shumefishte i sigurimit dhe asaj serbo-maqedonase. Nuk ka faj kastrioti. Ai eshte ende ne rolin e sherbetorit besnik perderisa nuk funksionon shteti me ligje qe ky e takemi i tij i shperdoron. Mundet qe te kesh qene drejtor i arkivit por nuk ke aspak te drejte te nxjerresh e te komentosh mbroçkulla sipas idese tende perderisa nuk ekziston ende nje ligj per hapjen e tyre. Mund qe te merret penalisht ky fallsifikator qe nuk ka as edhe shkollen e larte. Te investigohet. Boll me sharlatane e rrugaçe ordinere qe kerkojne te ndyejne demokracine

    Reply to this comment
    • Lira August 30, 10:17

      Zoti Ermini,

      historia po tregon se gjithë vendet ish socialiste, kanë ndërtuar jo njeriun e ri, po një mostër që akoma nuk po e meriton emrin njeri në ato vende…
      Dhe edukata e komunikimi nuk janë gjë tjetër veç nje sferë e asaj kulture shoqerore e familjare që kanë trashëguar nga koha kur njeriu ndrydhej e shtypej….
      Arritjet janë veçse të sipërfaqshme kur nuk kanë për bazë humanizmim..
      Çfarë nuk e mësoi babi, nuk e trashëgon i biri.
      Edhe Kimi i Koresë së Veriut ka bombën atomike…e ka bërë vendin parajsë betoni, si kupolat e kohës së Enveri…po a mos janë këto shembuj pozitivë?

      Reply to this comment
  12. Javer August 30, 20:51

    Lexova artikullin dhe ne mend me shkoi heqja e statujave te gjeneraleve te konfederates si gjenerali Robert E. Lee, qe shkaktoi dhe viktima ne Ameriken e sotme dhe kur pa, pas 200 vjetesh qe ato statuja kane qene atje. Gjenerali ishte I famshem vertet, nje burre me karakter, por qe luftoi per nje kauze te gabuar. Ka ardhur koha qe me gjakftohtesi te analizohet edhe figure e E. Hoxhes dhe ruga e tij, vija e tij e ndjekur me nje fanatizem( te pergjakshem), sepse mund te kete qene e gabuar. Natyrisht te denosh tjetren per nje fjale goje eshte krim sepse edhe kushtetuta e RPSh te njihte te drejten e fjales. Pra sigurimi mund te kete qene nje organizate vertet kriminale.
    Per sa I perket Hoxhes, ai nuk ka qene homoseksual, por mund te jete perdorur si dylber dhe e morta e Kadarese foli per te. Dylberi eshte simbol i poshterimit ne mentalitetin lindor, prandaj ky diskutim vazhdon edhe sot.

    Reply to this comment
  13. MH September 1, 01:55

    Historikish ne gjithe boten shoqeria ka ecur nga nji rend i mbrapametun ne nji rend ma te evoluar por qe te gjithe ishin primitive.
    Kapitalizmi evoloi shoqerine nga parmenda dhe bishtuku e evoloi shoqerin me Edisonin.Njutonin,Markonin etj etj deri tek Ainshtajni.
    Te kuptohemi.Kapitalizmi erdhi nga nji rend qe nuk kishte ma shume se karroce,sharre,farkatar,zeje.si dhe “banka” fajdegjinje.
    Ndersa sistemi kapitalist,Shqiperin e gjeti ne vitin 1990 me industri,uzina,kombinate,fabrika,elektrifikim,bujqesi moderne,te arsimuar deri me universitet.Sa demokratet e Berishes ishin ma te poshtrit se pushtuesit.Vendosen me direktive te shkatrrojne cdo ngrehin moniste ku me cekun e bardhe katran i zi do ndertonin hajnin korrupsionin,krimet dhe ne kulmin e tradhetis ti falnin truell grekut.
    Shurt: Shqiperia ishte shteti ma i vecant ne gjithe historine e botes ku sistemi kapitalist e gjeti me industri te nivelit bashkohore te krahasuar me kapitalizmin sot.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*