LATIFONDISTI…

Alqi Koçiko January 27, 2016 18:02

LATIFONDISTI…

Është një rrugë e gjatë, edhe për një president, transformimi nga një oficer i zemëruar i Shkollës së Bashkuar që kërkonte rivendosjen e monumentit të Enver Hoxhës, në eksponent të mesëm, pastaj të lartë të Partisë Demokratike, në vijim ministër në dy dikastere kyçe e në finale, kryetar i shtetit. Për Bujar Nishanin, performanca ministrore mund të ilustrohet thjesht me dy momente kuptimplote, pa i rënë gjatë.

Si ministër i Brendshëm, ai premtoi se zbardhja e vrasjes së Skerdilajd Konomit, gjykatës në Vlorë ishte shumë afër. Sesa afër, jemi e tregon viti i pestë që kemi hyrë pas ekzekutimit të tij, pa asnjë lajm të ri mbi këtë çështje. Si ministër i Drejtësisë, ndër shumë episode mund të kujtohet letra udhëzuese e tij për një gjykatëse, sesi e ku duhet të mbështetet për të gjykuar një çështje. Dhe ky lloj ish ministri, tashmë në krye të sistemit të drejtësisë si kryetar i KLD-së, ankohet dhe proteston për cënimin e pavarësisë së gjyqsorit nga politika.

Dy rastet

Por etapa e fundit e shndërrimit, vjen me garën sistematike me kohën të presidentit tonë, në rolin e tij të ri si gjuetar pronash.

Në këtë rol të ri, rastet e këtij lloji nuk kanë sesi t’i shpëtojnë vëmendjes mediatike. Dhe e para që ra në sy, ishte zhvendosja e befasishme e selisë historike të PD-së (për aq histori sa, fatkeqësisht, është konsumuar brenda atyre mureve) në fund të zgjedhjeve të 23 qershorit 2013 drejt Shtëpisë Qëndrore të Ushtrisë. Le të kemi parasysh se çfarë kauze epike do bënte ish kryetari Berisha, nëse PD-ja do detyrohej të dilte nga ajo seli me vendim gjykate dhe me pronarë trojesh që nuk do kishin lidhje me PD-në e as me Presidencën. Rezultoi se bashkëshortja e presidentit kishte interesa në pjesë të atyre trojeve përmes të atit, edhe pse ajo e mohoi mediatikisht. Tani, tre vjet më pas, ajo sipërfaqe, pra ish selia dhe terrenet ngjitur, “po zhvillohen” dhe këtë e konstaton kushdo që kalon atypari.

Rasti tjetër mori udhët e medias pasi Gjykata e Lartë vendosi që trualli në të cilin ndodhet kisha katolike Shën Piu X në Elbasan, t’i kalojë familjes së bashkëshortes së Presidentit. Zonja Odeta Nishani ishte pjesë e palës paditëse ndaj truallit në të cilin është ndërtuar kisha. E pafuqishme përballë vendimeve të Gjykatave, Kisha Katolike ka bërë thirrje dhe një kërkesë me shkrim për kryeministrin Rama, për të ndërhyrë në këtë çështje.

Kisha në fjalë është ndërtuar në vitin 1996 në dalje të Elbasanit. Familja Karaosmani, mbiemër nga ana e nënës së zonjës Nishani, pretendon se kisha është ndërtuar në pronën e saj, por ky objekt i cili është blerë nga Shteti Shqiptar, ka pasur një leje ndërtimi dhe disponon çertifikatën e pronësisë e cila daton në 4 mars 1996. Pra, në kohën kur sapo presidentit aktual i kishte dalë inati që nuk mundi të rikthejë bustin e Hoxhës në sheshin Skënderbej, dhe po kërkonte rrugë të reja karriere në Shqipërinë post-diktatoriale.

E treta

Sipërfaqja dhe interesat monetare prej 30 mln eurosh që ka Zonja e Parë në skemën aktuale të kthim-kompensimit të pronave, e rrjedhimisht edhe bashkëshorti i saj, i bëjnë rastet e mësipërme të duken qindarka. Fakti që këto interesa, me veprimet e mosveprimet e tij po mbrohen nga një kryetar shteti dhe jo nga personi privat Bujar Nishani, e fusin atë direkt në konflikt interesi, edhe sikur kauza parimisht të jetë e drejtë. Por ndërkaq e bëjnë edhe (për të disatën herë) qesharak, kur këtyre interesave u mvesh një retorikë antikomuniste, duke folur nga Postriba së fundi për rrezikun e rikthimit të diktaturës. Dhe kjo, nga ai që para dy dekadash do ta kishte mbajtur monumentin e Hoxhës në krahë, për të çuar e ngulur në mes të Postribës. Por atëherë, ai nuk e dinte se dikur do mund të gdhihej latifondist./DITA

Alqi Koçiko January 27, 2016 18:02
Komento

13 Komente

  1. Kris January 27, 14:31

    Por kush do ta padise “presidentin” berishian?! Nderkombetaret ja kane futur Rames “kembet ne nje kepuce”! -Rri larg gjyqesorit- i thone!! Po cilit gjyqesor? Atij berishian! Vazhdoni teatrin absurd te dashur shqiptare me regjizor nderkombetaret ,qe kurre nuk i kane dashur shqiptaret! Dhe kane te drejte! Nuk dime te qeverisemi! Pra le te vije prape Berisha me “kanunin e Dukagjinit” dhe ky eshte shteti shqiptar!

    Reply to this comment
    • L January 27, 15:42

      Kris..je i sakte

      Mendoj qe kjo ‘Dallge” qe po ngrene keto pronare truthare jane pjese e rrezimit te Edi Rames qe nisi me dekriminalizimin e LU-se…me venecian..dhe tani dalin keto qe kerkojne nje shifer kozmike…Pse pikerisht tani ?

      Ne fakt pronaret e vertete te tokave duhet ti japin nje medalje Enver Hoxhes qe me urdher te tij personal ,zyrtaret e atij sistemi i ruajten me detyrim te gjitha pronesite e ndryshme.Eshte kriminale nga kushdo qofte qe thote se Enveri na mori pronat dhe tokat….Ne ato vite ne 70 perqind te globit ishte ajo teori dhe praktike e shtetezimit dhe e cpronesimit te tradhetareve si Verlacet,Bickcite,Toptanet Karaosmanet etj qe kishin me shume se gjysmen e tokave si cifligare..
      Krahesoni Nexhmijen qe mbreteroi 50 vjet dhe nuk ka asnje lloj prone
      Krahesoni multi-miljarderin Shkelzen Berisha dhe sarajet e tij te frikeshme sa shtepia e bardhe..Shikoni pasurite dhe tokat e Jamgjarper Malltezit dhe do ju zeri lemeria…pse heshtni ju pronare te leshit qe i dhate voten..dhe besen…
      E keqja ndodhi nen junten kriminale te Berishajve pas 1992 kur rreth 1 miljon shqiptare nga malet dhe rrembyen tokat e Shqiperise mesme dhe bregdetit..falas.
      i pyes keto zoterinj pronare antishqiptare:
      Ku ishit ju te pabese nga 1992 e deri tani qe se bashku me te burgosurit politike i dhate voten kriminelit te shtetit dhe te pronave Sali Bishes ??..i cili pervec talljes me ju kreu keto krime mbinjerzore dhe ju jeni bashkpuntor me kete perbindesh
      Ai i dini ju keto krime qe i dhate voten nej cerek-shekulli :

      1-vrau ne 21 janar 2011
      2-dogji ne gerdec 26 veta
      3-tradhetoi qe shiti detin
      4-tradhetoi te varrezat e grekut
      5-sabotoi uck
      6-furnizoi miloshevicin
      7-beri genocid ndaj haklajve
      8-zhduku remzi hoxhen
      9-beri pucin e 14 shtatorin 1998
      10-dogji vendin e ne 1997

      Por krimi më i madh i Sali Qenit( qe i dha toka falas jenicierve te tij qe kane rrethuar Tiranen)eshte se konflikti për pronën ka shkaktuar mbi 8 mijë vrasje në 20 vitet e fundit. Shifrat zyrtare dhe të shoqatës së pronarëve, për konfliktet për pronën dhe tokën në Shqipëri janë 4 979 raste në fshatra dhe 3 163 raste në qytete. Ky është një bilanc lufte.As ne Siri nuk kete numer po ti shtosh gjakmarrjet,vrasjet e mafjozeve te drogës etj
      Qeveria e kriminelit Berishë e quajti sukses te madh që fondi për kompensim financiar nga 2005 deri në 2013 është rreth 37 milionë dollarë. Kjo është një shifër qesharake krahasuar me detyrimin prej shumë.. shumë miliardë eurosh të kompensimit të pronarëve. (shifrat lëvizin deri në 20 miliardë euro!). .
      Pse këto pronarë ndënjen 25 vjet me shtrigun e tyre Berishë dhe tani i fusin duart ne fyt,Shtetit,Kombit dhe te Ardhmes te brezit te ri..qe po lind i vdekur..?
      Duke perjashtuar rreth 10 perqind te pronareve qe jane fisnike pjesa tjeter,90% jane nje shpure kriminale qe i lepine bythen cdo pushtuesi apo sistemi qe nga Sulltan Reshati,Haxhi Qamili,Zogu,Ducja,Enveri dhe se fundi Salibishës…dhe egzemplari eshte kjo familja e Karaosmaneve dhe kollovarit te tyre Bujar Mehmetit qe eshte mender presidenti me i dhjere ndoshta ne gjithe globin per te gjithe kohrat.

      Reply to this comment
  2. Skënder January 27, 14:36

    Shkrim me vend. Përgëzime! Z. Nishani mendon se “nënshtetasit e tij” janë budallenj, se nuk e kuptojnë që paratë do të dalin pikërisht nga xhepat e tyre, duke paguar më shumë taksa e tatime që të kënaqet dhe të pasurohet një shtresë e privilegjuar në dëm të shumicës që ai, presidenti, e mendon të heshtur dhe kokëulur. Na rroç more…

    Reply to this comment
  3. arti January 27, 14:46

    Mos u fryfshin ishallah!

    Reply to this comment
  4. Pellumb Zaimi January 27, 14:50

    n n n n n n n n ishan pa mustaqe e pa nishan ?

    Reply to this comment
  5. tina January 27, 15:08

    Ore legena ! se te tille pederaste jeni! Ju lexoj ne te rralle se edi se ç’lyre jeni! Nganjehere qellon te mendosh se ndoshta njerezit:ndryshojne, njerezit ama, jo ju. Ti benm ne koke; Ju kellira skorje te diktatures dhe bythelepires te hajduteve qe ju paguajne, ç’nuk ç’fare nuk delironi ne ekstazen tuaj prej inçestuozesh qe jeni! Nuk dua te mbroj asnje politikan; por ku eshte e keqja qe nje person kerkon pronen e tije ;qofte ky kryetar shteti apô njeri i thjeshte; Problemi nuk eshte se ju merakoseni shume per pronen sepse ju jeni kundra saj si dishepuj te skterres qe jeni dhe zorrzope pa asnje trashegimi. Kete e verteton xhelzozia histerike me te cilen e e peraqitni problemin ne fjale . Kuptohet qe veç urrejtjes per te kamurit dhe frustacionint qe ju ndjeni nga qe baballaret tuaj bashkepunetore te regjimit endhjeriest perveç se vdiqen njeri pas tjeterit na kanceri, nuk fituan asgje perveç perçmimit dhe urrejtjes nga njrezit e thjeshte viktima e te tyre! Ps: E di qe nuk e publikoni (ndryshe do fitonit liirne e mendimit, jo lehjen e zagarit per te fituar kocken e hedhur te zoteriut qe u be i tille duke vjedhur shqiptaret e duke kodrabanduar droge ne te gjithe evropen) , po e bej per “pedorim te bendeshem” siç thoshin baballaret tuaj spiune te dulles, dhe per tu thene o kerma; se ju jeni ne media vetem se paguheni per te vjelle me ne krye shulen inçestuoz qe ju terheq neper gjirizet e antinjerzores ! TUNG! o trungj!

    Reply to this comment
    • eri January 28, 09:13

      TINA ! JE ME KEQ SE LEGENI,PUTHE BYTHEN E KAPTER JARIT SE SHEROHESH,PO NUK TE MJAFTOI SHKO TE KERMA SALI !!!

      Reply to this comment
  6. l ri January 27, 15:51

    Mos ja thoni hapur këto kapterit të partisë ,se zëmërohet prapë e na lë pa president pastaj.
    Njeri mjeran ,në një vënd të mjeruar që mban kukulla të tilla.

    Reply to this comment
  7. Pellazgu January 27, 15:30

    Ndonëse nuk kam ndonjë simpati për këtë person, parapëlqej më mirë një zyrtar të lartë “latifondist” (nuk e di nëse e ka të qartë artikullshkruesi se çdo të thotë latifondist), sesa një zyrtar të lartë “proletar” e që akuzohet se ka bërë 200.000 milionë euro.

    Reply to this comment
  8. beni January 27, 15:50

    Ka marre dhe gjithe krasten

    Reply to this comment
  9. Ada January 27, 16:09

    Jemi i vetmi vend ne Europen e qyteteruar qe dhunohemi ne cdo aspekt: dhunohem nga injoranca dhe arrogance e pushtetit, dhunohemi nga mungesa e kultures, dhunohemi nga mungesa e kushteve minimale te jeteses te nje vendi europian, dhunohemi nga te babeziturit e politikes qe ngopen me taksat e gjobat tona, dhunohemi kur ne rrugen para pallatit nuk parkojme dot makinen pasi policia hajdute ka vene nje tabele kundravajtje megjithese nga ai parkim nuk pengohet qarkullimi i makinave, dhunohemi edhe kur shteti te rremben pronen private, njesoj si ne rregjimin e Hoxhes, me te vetmin ndryshim qe Hoxha te fuste ne burg, kurse keta te shpronesojne me therrime.
    Simpatia ime per Nishanin eshte zero, por qe ka cuar ne kushtetuese projektligjin per pronat meriton nje BRAVO te madhe. Palacot e Rilindjes jane versioni i shtremberuar i Robin Hood, palacot vjedhin te varferit e i japing gjithcka te pasurve barkmedhenj e kokebosh.

    Reply to this comment
  10. nuk ka January 28, 16:00

    Nga Visar
    O hajdute, po terboheni se do detyroheni te ktheni pronat e grabitura, keni 25 vite duke vjedhur e grabitur, u bête milionere droge, me vjedhjen e prones, dhe djersen e te tjereve.
    Rama juaj hajduti i $ 200.000, te ktheje dollaret e korrupsionit, dollare te grabitur shqiptareve, dhe te ktheje pronat e grabitura, ne menyre qe Shqiperise t’i celet udha per integrim ne gjirin e shteteve demokratike te Evropes.
    Ju grabitet pronat e te tjereve dhe e shkaterruat jkrejtesisht bujqesine e Shqiperise, e kani cuar bujqesine shqiptare 100 vite pas, meqellimin e vetem qe ju te grabitnin pronen e te tjerteve.
    Shqioperia pa grabitjet tuaja, do ishte tani transformuar ne ferma modern, me kanalizime ujitjeje, me mjete e vegla modene te kohes, do te kishte pune per te gjithe, dhe prodhime te bollshme per popullin, sic eshte ne te gjithe shtetet evropiane, ku askush nuk ka grabitur pronen e tjeterit.
    Ktheni pronat qe te zhivillohet bujqesia dhe Shqiperia re integrohet ne Evrope.
    Pa kthyer pronat, Shqiperia do te mbetet nje shtet hajdut, qe nuk mundet te integrohet ne gjirin e shteve demokratike.

    Reply to this comment
  11. Shpend January 28, 21:08

    Turp të kesh Alqi Koçiko për fyerjet që i ke ba presidentit!
    Kur fillon gazetari të përdori epitete fyese, ma nuk quhet gazetari, por spekulator i fjalës.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim