Laura Vorpsi: Rama i ra dajres, tani të votojë ligjet

Redaksia Online May 24, 2013 13:39

Laura Vorpsi: Rama i ra dajres, tani të votojë ligjet

PD i bën thirrje opozitës të votojë tri ligjet në Kuvend të hënën. Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e PD-së, Laura Vorpsi, akuzoi kryesocialistin Rama se u bllokoi shqiptarëve mundësitë e integrimit.

“Teksa Partia Demokratike për të 225 –tën ditë i bën thirrje konkrete Edi Ramës, që të sjellë deputetët e tij në parlament të hënën, për të votuar 3 ligjet, Rama nisi t’i bjerë dajres. Rama i ra dajres, sepse edhe vetë është i ndërgjegjshëm për dëmin që u ka sjellë të gjithë shqiptarëve me bllokimin e 3 ligjeve për 225 ditë. Rama i ra dajres se nuk ka sy e faqe t’u dalë përpara studentëve që u mohoi me qindra bursa studimi në vendet e Bashkimit Europian. I ra dajres, sepse u mohoi sipërmarrësve me qindra mundësi kreditimi. Rama i ra dajres, sepse u mohoi mjekëve, infermierëve e mësuesve me dhjetëra mundësi kualifikimi në Bashkimin Europian. Rama i ra dajres, sepse nuk ka sy e faqe t’u dalë përpara fermerëve, të cilëve u mohoi miliona euro suvbencione. I ra dajres përpara qytetarëve të Tiranës, sepse ata e dinë që për 11 vjet si Kryetar Bashkie u kujdes për të mbushur thesin e Kocos dhe jo për të përmirësuar jetën e tyre”, tha ajo.  “Shqiptarët tashmë e kanë më të qartë se kurrë, se janë përpara dy alternativave: Alternativës serioze të zhvillimit që ka shtruar mbi 10 mijë kilometra rrugë, ka ndërtuar mbi 1 300 shkolla, 400 qendra shëndetësore e spitale dhe alternativës së tallavasë. Partia Demokratike edhe një herë e fton Ramën t’ia lërë dajren e Fajes për një ditë të vetme Kocos dhe të hënën të bashkohet me slloganin e Partisë Demokratike, Përpara, për të votuar 3 ligjet”, përfundoi Vorpsi.

 

Redaksia Online May 24, 2013 13:39
Komento

10 Komente

  1. EL - JO May 24, 14:28

    laura po ti i bie asaj tendes ndopak?

    Reply to this comment
    • tony May 24, 16:41

      laura i bie pieshkes se vet saqe e djeg fare,po keta paskan qene te mbaruar fare pse i bien RAMA darjes thote kjo leshterike cte keqe ka dhe cpune ju prish juvo more plera,saliu ka plot 23 vjet qe i bien gojores ngado qe shkon ,,

      Reply to this comment
  2. alba May 24, 14:30

    Sa te humbur jeni. Daullet e Rilindjes po afrojne dhe nuk keni cbeni ! I dim shume mire sa rroge merr nje mesues qe si del as te haje buke. Sa i rrezikuar eshte nje mjek qe detyrohet ti nenshtrohet korrupisionit. Sa te pa shprese jane studentet qe mbarojne shkollat dhe enden rrugeve neper lloto. Epo keshtu nuk hyet ne integrim. Programi i PS eshte ai qe do tjelli permbysjen e gjithe ketyre.Koco Kokedhima eshte ai qe do percjelli modelin me te suksseshem ne sipermarrjen shqiptare dhe jo vetem. Duke punuar qe te mbushen xhepat e shqipatreve dhe jo te makuteve. Po ju i keni friken !! Pse i keni friken, Rilindja eshte dhe per ju 😀

    Reply to this comment
  3. Besnik May 24, 14:41

    Laura kur do e nxjerresh albumin tjeter me foto sepse mezi po presim qe ta shohim.

    Reply to this comment
  4. fiona May 24, 15:33

    turp qe kjo qeveri qe ska ditur te sjelle progres por sulmon opoziten per situaten e vendit (sikur nuk jane vet keta qe po e drejtojne vendin) qe sot eshte degraduar, ka guxim dhe vazhdon me ofensiva te turpshme dhe te pavenda.. kur sdi te shpalosesh programe , arritje apo te tregosh cfare ke te mire normale qe do sulmosh kundershtrain duke shpifur dhe duke u hedhur hi syve te shqiptareve. koha qe kjo situate te ndryshoje se ky popull smeriton me rrenim.

    Reply to this comment
  5. shqipfolësi May 24, 15:43

    Është e vërtetë që “Shqiptarët tashmë e kanë më të qartë se kurrë, se janë përpara dy alternativave: por jo siç e parashtron mikrofoni i prishur i pd-së. Alternativa serioze e së ardhmes nuk i përket më kësaj partie hajdute, gënjeshtare, përjashtuese, që mbledh rreth vetes vetëm ata që i bëjnë tallava. Sa për rrugët e (pa)shtruara , spitalet e (pa) ndërtuara dhe shkollat e shkatërruara do të jepet llogari pas 23 qershorit.
    Është kollaj të kakarisësh nëpër podiume si zëdhënëse e mashtruesve, por nuk e kuptoj se je dhe pedagoge me sa kam dëgjuar. Në se është e vërtetë, si është e mundur që një individ që e mban veten për arsimdhënëse për më tepër dhe grua, të bëjë duvanë e mashtruesve dhe hajdutëve të këtij populli!!! Si u del përpara studentëve dhe çfarë u mëson atyre me shëmbullin tënd të njëanshëm duke sharë me fjalor të rëndomtë aspak dinjitoz për një njeri të arsimuar?
    Nuk e kuptoj se si mundet arsimtarët që kanë një mision fisnik për tu përpcjellë brezave të rinj, të jenë njerëz të politizuar kur për nga misioni konsiderohen njëlloj me mjekët? Si mundet mjeku dhe arsimtari të jenë të njëanshëm dhe përjashtues? Si mundet të kurosh një njeri që është i pd-së dhe atë që nuk është ta lësh të vdesë?! Të edukosh një që qenka me pd-në dhe të tjerët ti përjashtosh nga kjo e drejtë?!
    O njerëz të vegjël dhe dritëshkurtër, hiqni dorë nga politizimi i arsimit dhe mjekësisë! Tregohuni dinjitozë dhe respektoni popullin, në se doni të njëjtën gjë dhe për veten tuaj!

    Reply to this comment
  6. keltis May 24, 16:38

    Rama eshte zene ngusht.Bathet tregojne se nuk fiton.Te miratoje ligjet cfare mbete te bllokoje me shume ne vjeshte? Medet ja futi Doktiri.
    Nejse dihet Rama ka pase nevoje per doktor qysh ne rini

    Reply to this comment
  7. redi May 24, 16:48

    sa gjynah me vjen per kete Lauren…goxha vajze si kukull, sa hap gojen e dh…et fare….te shkonte ne ndonje sfilate do kenaqte miletin

    Reply to this comment
  8. Mark.uk May 24, 18:34

    U mundue tan Shkodra me I dhene gomarit uji e nuk mundi,ne fund gomari shkoj e piu vete.Te gjith institucionet e Europes u munduen ti mbushin mendjen Edi Rames te mos bojkotoj parlamenti,te mos bej greven e urise te mos organizojon protesten e 21janarit,te votoj tre ligjet te plotsoj KQZ,po nuk I mbushej mendja.Te gjitha I beri dhe do ti bej kur nuk ja kerkon njeri tjeter.Nuk e di se si e kam bere krahasimin me ate qe shkodrant u munduen.

    Reply to this comment
    • Shkodrani May 26, 09:10

      O ti Mark .uk ti nuk je prej Shkodret por dukesh ne shkrim se je shpellar kojshi me berishen tend ne anen tjeter te drinit pra me ia shpjegu lexuesve se asht dukagjini majtas drini ne mes dhe tropoja djathtas (pra ne harten e Shqipnis ).
      Por ti edhe 300 vjet me jetu ne demokraci (uk) shpellar mbetesh si shpellari i yt berish komunisti sepse juve ju ka mbet ora pergjithmon ne nje vend
      Me rrespekte

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*