Lazarat, digjen mbi 46 ton drogë, zbulohet eksploziv brenda thasëve me kanabis

June 23, 2014 15:23

Lazarat, digjen mbi 46 ton drogë, zbulohet eksploziv brenda thasëve me kanabis

Policia e Shtetit, gjatë ditëve të zhvillimit të operacionit në Lazarat ka mundësuar asgjesimin e rreth 133.419 rrënjëve bimë narkotike dhe fidanë, si dhe të një sasie mbi 46 ton e 150.565 kg kanabis sativa, duke marrë dhe mostrat përkatëse në cilësinë e provës për ekzamimin.
Sipas njoftimi të policisë janë gjetur 8 pako e dyshuar heroinë në një ambient në afërsi të qendrës Lazarat, janë sekuestruar dhe 1.3 kg lëndë narkotike çokollatë, si dhe 3 kg farë kanabis sativa.

Po ashtu gjatë këtyre kontrolleve janë gjetur dhe 5 laboratorë nga të cilët 2 përpunimi të bimëve narkotike dhe 3 për përpunimin e vajit të hashashit, si dhe 2 inkubatorë ku u sekuestruan 27 llampa për ngrohje.

Sasi të konsiderueshme municioni dhe armë:
– 236 armë zjarri automatikë e pushkë, 8 pistoleta, 2 snajper, 1 mitroloz kundërajror me gjithë shtrat, 15 mitrolozë, 3 antitank, 1 murtajë dhe 4 granatëhedhës, 2 armë të vjetra, si dhe 12 armë gjahu.
– janë gjetur e sekuestruar 32 armë të djegura, si: 1 snajper, 6 mitrolozë, 1 granatëhedhës, 22 automatikë dhe 2 pushkë.

– janë sekuestruar gjithashtu sasi të konsiderueshme municioni si: 100.993 fishekë të llojeve të ndryshme, 237 kallëpë tritol, 147 granata dhe një arkë me granata, 44 predha granatëhedhësi, 8 krëhra fishekësh, 250 ndezësa elektrik dhe një sasi tjetër e konsiderueshme, 106.3 m fitil zjarrpërcjellës dhe një sasi tjetër fitil zjarrpërcjellës, 153 krëhra fishekësh,
– janë bllokuar për kqyrje të mëtejshme 11 mjete me armë e kanabis brenda tyre, si dhe 23 automjete të tjera.
– janë bllokuar dhe 3 mjete të djegur (2 furgonë dhe 1 veturë) me kanabis.
– janë sekuestruar 30 targa automjetesh.

– janë sekuestruar 8 pajisje presuese droge, 9 kallëp presash, 18 gërshërë për krasitje kanabisi, 2 pajisje për vakum ajri.
– është sekuestruar 1 aparat kërkues floriri dhe 1 kasafortë.

– dokumenta identitetesh të ndryshme, uniforma policie.
– 1 maskë, 1 jelek multifunksional policie, 1 dylbi termike.

– si dhe një sasi e madhe gëzhojash.
Krahas sa më sipër në një kazino në qendër Lazarat janë gjetur e sekuestruar dhe:
– 19 makineta lojra fati
– 1 rulet lojëra fati
– 2 tavolina-fusha lojra fati
– 2 kasaforta
– 9 bateri për makinetat e lojrave të fatit

Është ushtruar kontroll në territoret e mbi 581 banesave dhe ambientesh të tjera në brendësi të fshatit Lazarat, tokave përreth tyre dhe në tokat e Komunës.

Në kuadër të këtij operacioni deri në këto momente janë arrestuar 22 persona të dyshuar për sulmet me armë ndaj forcave të policisë, për prodhim e shitje të narkotikëve, për kultivimin kanabisi, kundërshtim të punonjësve të policisë apo për shkatërrim prone.

June 23, 2014 15:23
Komento

4 Komente

  1. nje i panjohur June 23, 15:40

    Dmth nuk heqin dore nga krimi:-tani duan ti vrasin policet me eksplozivin qe fshehin ne thase me hashash.Te mos kete meshire per shkelesit e ligjit dhe te “shtrydhen” per te treguar udhezuesit e mbrojtesit e tyre.

    Reply to this comment
  2. Adi June 23, 15:54

    INTERESANT KJO PUNA E KAZINOSE, ESHTE VERTET I VETMI KATUN NE SHQIPARI ME KAZINO. EH MER LAL C’BEN HASHASHI

    Reply to this comment
  3. eglantina June 23, 16:10

    “Armët në komunën tonë janë të pranishme që nga viti 1997, ashtu si në të gjithë Shqipërinë. Grumbullimi i armëve i nevojshëm, por jo me metoda që krijojnë panik, duke rikontrolluar disa herë të njëjtën familje.Ka nevojë për ndërhyrje të gjithanshme sociale, ekonomike dhe psikologjike nga shteti.Të krijohen marrëdhënie normale shtet – komunitet dhe të riparohen pasojat e kësaj ndërhyrjeje policor. Do kërkojmë takim me prefektin dhe Drejtorin e Policisë së Shtetit për të paraqitur problematikat”. http://goo.gl/TU7BMK

    Reply to this comment
  4. mergimtari fv June 23, 16:53

    Englantina ! mund te na tregosh kush e detyroi te vinte nga Parisi e Amterdami ne Tirane me 2001-2002 dhe e vrau ne mes te Tiranes Zamirin e Lazaratit ? i ndjeri ne rruget e lokalet e Parisit i kishte tufat e eurove me te medha se koka , Lazarati e çoi ne Athine e pastaj ne perendim per ti ngrene koken ne Tirane!!!!!!! – per armet lazot e lazet u amistuan me 97-en , sot zullumi eshte trashur e nuk mban uje pilafi , te gjithe te vene para drejtesise se e turperuan vehten e emrin e fshatit , nuk vihen horrat si Gatet me Heroin e Popullit Muhamet Gjollesha , ok ?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim