Lazarat, gjimnazistët qëllojnë me gurë policinë, plagosen 3 efektivë
Banorët e Lazaratit kanë goditur me gurë policinë. Burime nga Policia e Gjirokastrës bëjnë të ditur se situata ka qenë tepër e tensionuar në Lazarat ku banorë të këtij fshati kanë goditur me gurë, dhe për pasojë, kanë mbetur të lënduar disa punonjës policie.
Punonjësit e policisë u dërguan në spital, ndërsa mësohet se kanë marrë lëndime në fytyrë dhe në shpatull.
Dyshohet se agresorët janë disa gjimnazistë të Lazaratit. Për të mos ndërlikuar situatën, policia ka zgjedhur që të mos reagojë dhe nuk është kundërpërgjigjur. /E.K
Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.
Komento