Lazarati, arma që vrau Ibrahim Bashën ende s’është gjetur. Vrasësi, mes të arrestuarve

July 31, 2015 09:13

Lazarati, arma që vrau Ibrahim Bashën ende s’është gjetur. Vrasësi, mes të arrestuarve

Një muaj pas vrasjes së efektivit të RENEA-s në Lazarat, grupi hetimor pohon se është në prag të zbardhjes së ngjarjes së rëndë dhe identifikimit të autorit të krimit, i cili është mes të arrestuarve.

Rikthimi i prokurorëve në vendin e ngjarjes ka shërbyer për përcaktimin e dy momenteve kryesore të krimit, të cilat do të çojnë drejt identifikimit të autorit me prova shkencore.

Prokuroria e Krimeve të Rënda deri tani ka të dyshuar vëllezërit Arbion dhe Alban Aliko, si dhe shtetasin Elvis Boci. Ky fakt, sipas akuzës provohet nga dëshmitë e mbledhura pas ngjarjes së 24 qershorit dhe eksperimentit hetimor të kryer në vendin e ngjarjes.

Duke përdorur lazerin, ekspertët kanë mundur të përcaktojnë se distanca mes “grupit të zjarrit” dhe furgonit me të cilin lëviznin efektivët e RENEA-s është 280 metra.

Është përcaktuar tashmë vendi nga ku është qëlluar, pasi ekspertët kanë mundur të sekuestrojnë mbi 300 gëzhoja.

Po ashtu, disa prej të arrestuarve kanë treguar se në këtë vend kanë qenë të pozicionuar vëllezërit Aliko dhe Elvis Boci, të cilët kanë qëlluar me armë të ndryshme. Ka dyshime të forta se ndaj efektivëve të RENEA-s është qëlluar me një armë tip snajper, i cili nuk është gjetur ende nga policia.

July 31, 2015 09:13
Komento

2 Komente

  1. info-analitike July 31, 09:38

    Ore sa versione jane dhene deri me tani ne shtyp? Heren e pare ishin te sigurte qe kishte qelluar njeri prej vellezerve Aliko dhe kishin edhe armen si prove, me pas doli se nuk kishte prova, pastaj qe eshte qelluar nga disa persona njeheresh e me radhe.
    Duhet te jene hetime jo hamendesime dhe paragjykime.

    Reply to this comment
  2. Darius July 31, 13:10

    Prokuroria jone pasi zbuloi se Beccheti pastronte para,pasi nga zyra(se lek nuk kane per te shku ne gjermani)kerkuan ne Google zbuluan skemen e mashtrimit te Becchetit.
    Pastaj zbuluan,21 janarin,Santon,Trebicken,Olldashin,Gerdecin,Malin e Zi,Xibraken,Fullanin..etj.
    Leket e fundit per dieta dhe nafte po i perdorin per Lazarat,ose me mire te shkojne me furgona linje.
    Eh sa katundare..ashtu prokurore te Lodhur qe kemi,se jane tret nga ZYRAT duke VENE GJOBAT!!!!!
    Per Fullanin u vu Prokuror 1 cope vetem,per Lazaratin dhe krimet e Perdala ashtu e Renda.

    Do jete me mire qe Albanistan,te jepet me qera,nga Saranda,Shkup,Prishtine e deri ne Mitrovice,se RREMBYTHJET nuk bejne dot me shume se vjedhjet per shpine e vet!!!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*