Lazarati, Didi: Policia kontrolle të zonës si në çdo rreth tjetër të vendit
Lazarati nuk është një zonë e ndaluar për Policinë e Shtetit, pasi uniformat blu hyjnë dhe dalin në Lazarat, duke kryer funksionin si në çdo rreth tjetër të vendit.
Një qëndrim i tillë erdhi sot nga Drejtori i Policisë së Shtetit, Artan Didi, i pranishëm aktivitetin e organizuar në Korcë me rastin e çeljes së fushatës kundër dhunës në familje.
Sipas tij, Policia e Shtetit është më efektive në ndërhyrjet e saj, duke nënvizuar edhe bashkëpunimin e mirë me vendorët për të rritur besimin e qytetarëve.
Gjithashtu, Didi gjithashtu theksoi se policia ka bërë një punë të mirë duke shtrirë kontrollet në Lazarat, por jo në të gjithë territorin e tij në zonat e thella, sepse ka edhe shumë zona të tjera ku policia do të ushtrojë kontrollin e saj.
Po kush e ka thene qe Lazarati eshte zone e ndaluar per policine e shtetit! policia atje shkon per te marre ne mbrojtje sa here ka transport droge.
Sa mund te merren seriozisht deklarata te tilla???
Pas asaj te Bizhges kjo eshte deklarata e dyte absurde.