LDK bëhet bashkë me Listën Serbe për ta rrëzuar qeverinë

November 12, 2018 18:06

LDK bëhet bashkë me Listën Serbe për ta rrëzuar qeverinë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa pas një takimi që ka mbajtur me kryesinë e partisë që ai udhëheq ka bërë të ditur nuk përjashtojnë mundësinë që të pranojnë votat e Listës serbe në mocionin për ta rrëzuar qeverinë Haradinaj, shkruan Gazeta Express.

Me këtë rast Mustafa tha se njëjtë kishte vepruar me qeverinë që ai dikur udhëhiqte edhe kryetari i PDK-së, Kadri Veseli.

Po ne po vërejmë që po flitet shumë për këtë iniciativë ne kemi marrë iniciativën si LDK për mocion ne po ashtu të gjithë e dimë se pse jemi këtu se qeveria që unë kam drejtuar është rrëzuar me Listën Serbe me votat e tyre, sepse si duket Kadri Veseli ka tentuar të bëjë një vllaznim bashkim me ta”, deklaroi ai.

Në vazhdim ai tha se nuk përjashton bashkëpunimin me Listën Serbe.

Ne kemi kërkuar nga partitë opozitare që të na përkrahin, po ashtu ne do bëjmë përpjekje që qeveria të rrëzohet me marrëveshje politike. Ne nuk do e përjashtojmë asnjë që i bashkëngjitet kësaj kërkese të LDK-së“, theksoi Mustafa.

Po ashtu, ai tha se LDK vlerëson se nuk guxohet të fajësohet BE-në për liberalizimin e vizave por duhet të sigurohen vendet anëtare një nga një se Kosova do t’i përmbushë të gjitha kriteret.

Në këtë mbledhje, Isa Mustafa tha se është biseduar edhe për organizimin e këshillit të përgjithshëm te LDK-së dhe çështjet që do t’i diskutojmë në këshill.

 

v.l/ Dita

November 12, 2018 18:06
Komento

6 Komente

  1. KORÇARI November 12, 19:14

    Bythqira Tradhëtarë, bashkëpuntorë të UDB-së Sërbe.
    Turp për plehrat ANTISHQIPTARE.
    HARADINAJ I VETMI UDHËHEQËS SHQIPTAR ATDHEDASHËS NË GJITHË RAJONIN DHE KËTA PLEHRAT SËRBOFILE DUAN TA RRËZOJNË.

    Reply to this comment
    • fery November 13, 00:49

      Do te ishte kjo qe thua e sakte po qe Haradinaj do ta votonte Rezolluten e opozites ne kuvendin e Kosoves por , ai kete nuk e beri dhe refuzon ta beje kurse , ne konferenca e takime shprehet se ” Plani i Thacit eshte i vdekur ” .Por , deri sa Rezoluta nuk votohet Plani i Thacit edhte i gjalle . Ai plan vdes ateher kur votohet Rezoluta ne parlament nga deputet gjithe shqiptar , korcari

      Reply to this comment
  2. mirel November 12, 19:43

    Nuk po u hap rruge per shkembim territori Haradinaj dhe behen me serbet per ta rrezuar

    Reply to this comment
  3. Mollosi November 12, 21:36

    Nje lajm i rreme.

    Reply to this comment
  4. fery November 12, 23:56

    Aspak kjo qe shkruhet ne Dita nuk eshte e vertete ngase pak ore me pare Isa Mustafa doli me nji deklarate krejtesishte te kundert me ate cfare thuhet e shkruhet ne kete tekst
    ” LDK fton deputetet shqiptar te Koalicionit AAK dhe NISMA ti bashkohen votimit te Rezolutes se opozites ne kuvendin e Kosoves dhe , nqs.kjo Rezolute votohet ateher teksti i Rezolutes ti dergohet gjitha shteteve perkrahese dhe qendrave te vendosjes se shumica e perfaqesueseve e popullit te Kosoves nuk pranon ndryshimin e kufijve te shtetit te Kosoves pa marre parasysh nga kushe rjedhe nji iniciative e tille ”
    Kurse ketu , as qe u permend lista serbe dhe ftesa qe ajo ti bashkohet opozites per rezim te qeverise aktuale te Kosoves sepse , kjo qeveri bashibozukesh me vota te listes serbe ka ardhur ne pushtet.
    Eshte krejte dicka tjeter nqs.ka patur ndonji iniciative te tille nga Lista Serbe por , as kjo nuk edhte e vertete

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*