LDK, PDK dhe Nisma kërkojnë rinumërim të votave

October 8, 2019 15:50

LDK, PDK dhe Nisma kërkojnë rinumërim të votave

Në një kohë kur numërimi i votave të zgjedhjeve të 6 tetorit në Kosovë e ka tejkaluar shifrën prej 99%, Lidhja Demokratike e Kosovës, Partia Demokratike e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate kërkojnë rinumërimin e tyre në shkallë vendi.

Në bazë të rezultatit aktual, pas numërimit të mbi 99% të të gjitha votave, Lëvizja Vetëvendosje është e para me 25.51%, e pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 24.82%, pastaj Partia Demokratike e Kosovës me 21,21%, koalicioni AAK-PSD me 11.58% dhe Lista Serbe me 6.62%.

Por, duke pretenduar se ka pasur disa probleme teknike, PDK dhe LDK kërkojnë kthimin e procesit të numërimit në pikën zero.

Sipas Ilir Gashit, anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga Partia Demokratike e Kosovës,  rinumërimi i votave duhet të ndërmerret për faktin se disa vota të partive nuk janë shkruar në formularët përkatës.

Ai thotë:”Realisht ne kemi kërkuar të numërohen votat e PDK-së, sepse votat tona në të gjithë formularët e vendvotimeve janë bartur te një parti tjetër”, duke shtuar se për shkak të këtij gabimi nuk mund të shkruhet saktë rezultati përfundimtar.

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, u shpreh se për të qenë në rregull në aspektin juridik, rinumërimi i votave është i domosdoshëm.

Ai tha: “Kemi kërkuar rinumërim sepse ka qenë një problem teknik që i atribuohet KQZ-së lidhur me procesverbalet e numërimit të votave. Një parti e listuar dhe pjesëmarrëse në garë nuk ka figuruar fare në listë. Ky problem duhet të zbardhet deri në fund për të parë pastaj se si kanë dalur procesverbalet dhe a ka rregullshmëri në renditjen e partive dhe numrave”.

Lëvizja Vetëvendosje është përgjigjur se mbështetësit e këtij subjekti politik duhet të jenë të qetë, pavarësisht kërkesave për rinumërim të votave.

Një përfaqësuese shkruan në rrjetet sociale: “Qëndroni të qetë, mos u shqetësoni. Ne kemi personat përgjegjës që janë gardianët e vullnetit të qytetarëve. Padyshim subjektet që nuk kanë marrë mbështetjen nga qytetarët, tentojnë të gjejnë shpëtim nga rinumrimi”.

Në Panelin për Ankesa dhe Parashtresa bëhet me dije se në një afat ligjor prej 72 orësh, do të dilet me një vendim në lidhje me kërkesat e disa subjekteve politike për rinumërimin e votave./ rel

e.ll./dita

October 8, 2019 15:50
Komento

1 Koment

  1. Kuq e zi October 8, 16:53

    Kush po don me ja hek vv pushtetin ate qe ja hoqen zgjedhje e shkuara?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim