LDK refuzon ofertën e Kurtit për qeverinë e re: Propozimet e VV, jo serioze

January 15, 2020 16:15

LDK refuzon ofertën e Kurtit për qeverinë e re: Propozimet e VV, jo serioze

Formimi i qeverisë së re në Kosovë mbetet ende larg. Lidhja Demokratike e Kosovës nuk ka dhënë asnjë sinjal lidhur me propizimin e kreut të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurtit për të rritur numrin e ministrive në 14, 6 prej të cilave i kalojnë partisë së Isa Mustafës, 5 Lëvizjes Vetëvendosje dhe 3 minoriteteve.

Megjithatë duket se oferta e fundit e Albin Kurtit nuk po konsiderohet serioze nga LDK.

Nënkryetari i Parë i partisë së Isa Mustafës Agim Veliu, përmes një postimi në facebook thekson se propozimi i e kreut të Vetëvendosjes nuk do të çojë palët në arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare.

Por pavarësisht gjykimit të tij, propozimi i Kurtit do të shqyrtohet nga LDK para përgjigjes përfundimtare.

“Angazhimi dhe veprimet e ditëve të fundit të VV-së nuk janë një përpjekje serioze për ndërtimin e institucioneve dhe arritjen e marrëveshjes me LDK-në për të bashkëqeverisë mbi bazën e fuqisë së votës. E tërë kjo është një përpjekje e VV-së për pushtet absolut dhe për ta nënshtruar e nënçmuar LDK-në, duke provuar t’ia nëpërkëmbin dinjitetin. Madje, kërkesat e sotme të VV-së shkojnë edhe më larg, në synimin e tyre që LDK të shkëputet nga e kaluara e saj europiane dhe euroatlantike”.

Por pas këtij reagimi, zëdhënësi I Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, shkruan se “çfarë duhet të bëjë më tepër Lëvizja Vetëvendosje, kur partia e tij ka marrë refuzimin e LDK-së në çdo propozim.

Bisedimet mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje për formimin e qeverisë së re, ngecën që pas zgjedhjes së Glauk Konjufcës si kryetar i parlamentit.

l.h/ dita

January 15, 2020 16:15
Komento

8 Komente

  1. MH January 15, 16:23

    Po pse nga do t’ia hedhish vaun kombit drejt shkjaut Mskovit.Prandaj je mik i forte me shlivovicen berishes..
    Gjeja ma e mire dhe e sigurt.Kosova te kaloje ne zgjedhje te parakohshme.

    Reply to this comment
  2. Visit Albania January 15, 16:43

    mentealternativa1.blogspot.com/

    Reply to this comment
  3. Niku January 15, 16:54

    Qe ne fillim, para zgjedhjeve kur VV tha se do te beje koalicion me LDK-në, e parashikova qe nuk do te kene mire kuptim, sepse jane parti me programe te ndryshme dhe jane krijuar nga drejtime te kunderta. Per mendimin tim, VV te beje kualicion jo me LDK-në, por me partite e tjera, ose te shkojne në zgjedhje te reja, sepse me LDK -ne gjithmone qeveria do te mbetet e brishte, qe mund te bjere ne cdo kohe.

    Reply to this comment
  4. Bismarku ka qen i madh January 15, 17:00

    Ky eshte ai islamisti qe u mburren turkoshaket dhe shpresonin te vinte vuvuzhelja edhe ne Shqiperi…
    Ha ha ,mos u mburr mos u levdo tope madhi motreso neser mbrema do ta shoh

    Reply to this comment
    • Argjon January 15, 17:49

      Mos u mërzisni i padashur Pismarrk, Lëvizja Vetëvendosje! do të fitojë sërish në Kosovë, por këtë herë më thellë!

      Lëvizja Vetëvendosje! do të jetë parti e parë edhe në Shqipëri në pak kohë. Ajo i ka rrënjët në vlerat europiane të Rilindja Kombëtare Shqiptare. Ka frymë perëndimore, më saktë nga SHBA!

      Ndryshe nga PS-ja që ka si teser të parë partie Craxin, të cilin italianët e larguan duke i gjuajtur me monedha!

      Lëvizja Vetëvendosje! është një e majtë, e cila ka si parim të drejtat dhe liritë e njeriut, ndryshe nga Nëna Parti e PS-së, ku e la Shqipërinë të vetmen vend në Europë që nuk nënshkroi Kartë e Helsinkit në vitin 1975.

      Lëvizja Vetëvendosje! ËSHTË E VETMJA E MAJTË NË HAPËSIRËN KU KA SHQIPTARË, E CILA NUK ËSHTË ZGJATIM I PËRFITIMEVE SLLAVOMADHE TË RUSISË DHE BIJAVE TË SAJA!

      Këto zgjatime janë pengesë për Lëvizjen Vetëvendosje!, por nuk trembin dhe frikësojnë askënd.
      Përkundrazi…

      Reply to this comment
  5. Dentisti January 15, 17:53

    Vellezerit dhe motrat kosovare duhet ta kene kuptuar se ketu behet fjale per lufte karrigesh e jo per qeverisjen e vendit!
    Nuk kemi degjuar per programe qeveritare,etj,por vetem per poste!
    Kjo papergjegjshmeri nga ana e LDK-se u pa qysh ne fillim,ku shtroi pa asnje arsye postin e presidentit,kur populli kishte votruar vetem per Kuvendin dhe qeverine!
    Ky veprim i djallezuar i kesaj partie bisht i UDB-se se dikurshme te Rugoves,ketij antishqiptari te madh,u be vetem per te deshtuar koalicionin qeverises!
    Keshtu sic kane ardhur situatat,kosovaret te shkojne drejt zgjedhjeve te reja dhe te votojne te gjithe per Vendvendosjen,e vetmja parti qe mund t’i sherbeje popullit sot!
    Albin Kurti te mos mashtrohet nga LDK se do beje mareveshje!
    LDK e Mustafes eshte po aq antishqiptare sa edhe PD-ja e Berishes,prandaj duhen shporrur nga politika!

    Reply to this comment
  6. demo January 15, 18:23

    Tregohuni ZEMERGJERE,sic u tregua Berisha me Ilir Meten,qe me 4 deputete,mori gjysmen e Pushtetit.
    U fry LSI dhe u be si zhaba tullumbace qe donte te gelltiste kaun.

    Reply to this comment
  7. Lili January 15, 20:27

    Ldkja kujton se vertete i ka fituar zgedhjet?!
    Hajde , banco te shkojme ne zgedhje prape edhe VV do behet edhe ma e forte Se ai grusht njerezesh qe mban peng LDKne qe sa e sa vite vetem per intetesa personale!! Njerezet kuptojne ne fund lojat e pista te isa mustafes!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim