LDK vendos nesër kë do të propozojë për Kryeministër

April 22, 2020 21:15

LDK vendos nesër kë do të propozojë për Kryeministër

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) do të vendosë të enjten për emrin që do t’i propozojë Presidentit Thaçi për t’i mandatuar qeverinë e re.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, u shpreh pasditen e së mërkurës se kryesia do të vendosë nesër rreth mandatarit të qeverisë, e cila pritet të përbëhet nga një koalicion i LDK-së me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Nismën për Kosovën, Aleanca Kosova e Re (AKR) dhe pakicat.

Mustafa iu shmang pyetjeve direkte nëse do të ishte ai emri që LDK do të propozojë duke këmbëngulur se vendimi do të jetë i kryesisë.

Deklarata vjen pak orë pasi Presidenti Thaçi mblodhi në një tryezë opinionet e të gjitha partive rreth situatës politike.

Pasi të gjitha u shprehën kundër zgjedhjeve të parakohshme, Thaçi deklaroi se do t’ia japë mandatin e qeverisë grupit që siguron shumicën në parlament.

Lëvizja Vetëvendosje e ka deklaruar këtë zhvillim politik si antikushtetues dhe ka paralajmëruar se cilidoqoftë vendimi i ardhshëm i Presidentit, do ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese.

Thaçi e ka justifikuar takimin pas 5 letrave pa përgjigjie dërguar Kryeministrit në detyrë Albin Kurti, të cilit i është kërkuar, si Kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, propozimi i një emri për t’i mandatuar krijimin e qeverisë së re.

Duke e konsideruar refuzim, Presidenti ka lënë të kuptohet se pret një propozim nga partia e dytë me më shumë deputetë në parlament, LDK-ja.

 

e.k. / dita

beğeni satın al

 

April 22, 2020 21:15
Komento

4 Komente

  1. Alban Dega April 23, 01:03

    ALBIN KURTI DUHET TE MESOJE ABC-NE E POLITIKES DHE DIPLOMACISE !

    – Keshilltaret e tij politiko- diplomatike jane per te qare hallin…

    – Shtigjet e pashkelura ta thyejne qafen!

    – Qeverine e Kurtit e rrezoi Albino d.v.

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    E mbeshteta dhe pershendeta fitoren e Vetvendosjes dhe liderin e saj Albinin ne zgjedhjet e 6 Tetorit jo pse ishte i perkryer por per mendimin tim ishin dhe mbeten me te miret midis partive te tjera edhe per faktin se nuk jane perlyer ne plackitjet dhe hajni e me cizme te partive qeverisese te Kosoves megjithese i ka mundesite edhe votat per tu perfshi ne to.
    Nuk jam penduar pasi ndryshe nga ithtaret dhe keshilltaret e tij politike e diplomatike nuk kam bere as lepepeqenin e as bythelepiresin e tij dhe te asnje politikani shqiptar deri sot.
    Keshilla e pare vellazerore per Albin Kurtin para se te krijonte e sapo u krijua Qeveria e tij ka qene kujdes ne zgjedhje ne keshilltareve te cdo fushe sidomos te politikes dhe diplomaciacse nga kokat me te mencura dhe me te shquara te Kosoves, Shqiperise e me gjere pa e harruar as diasporen jo ass-kissers e lepepeqena !
    E dyta, i kam sugjeruar te uli shpatat dhe shmanget sidromes me rrenimtare jo vetem te politikes se parí por edhe te shqiptareve ne teresi “ Albanus Adversus Albanus” – Shqiptaret kunder shqiptareve!
    Askush si Faik Konica nuk e ka bere diagnozen kesaj semundjeje vdekjeprurese me percaktimin filozofik “ Armiku me i madh i shqiptareve jane vete shqiptaret”!
    Shprehjen filozofike shqiptare “ I joti mishin ta han por kocken ta ruan!” ne shqiptaret, sifomos politikanet shqiptare e kane kthyer “ I joti mishin ta han dhe kockat ti bluan !”
    Makabritet mbi makabritet!
    Kete sindrome Albin Kurti e shfaqi qe gjate fushates zgjedhore e sidomos pas krijimit me shume veshtiresi te qeverise se tij laramane.
    Ai jo vetem e ktheu babain e pavaresise se Kosoves dhe Presidentin ne detyre Hashim Thacin etjere ne tabele qitjeje e poligon lufte sikur ai te ishte e keqja me e madhe dhe koronovirusi i Kosoves e jo kryetari legjitim, kushtetues i saj.
    Ne te njejten kohe ai mezi priti ti shpallte lufte SHBA-se, aleatit strategjik dhe mikut kryesor te shqiptareve si komb e Shqiperise si shtet, nenes e babes se lirise dhe Pavaresise se Kosoves. Sulmet e shpifjet e tij ndaj ambasadorit te Shtepise se Bardhe ne Prishtine ishin tipike autoritare nga ideologjia dhe rrugacerore nga sjell ja dhe edukata minimale diplomatike.
    Po aq autoritare ishin edhe fjalimet e tij lojra fjalesh e recitime patetike kur edhe ne krye te vete partise se tij ka te sterkorruptuar, zhates e te perlyer ne afera mafioze. Pa e ngrohur akoma karriken e kryeministrit Albin Kurti filloi te beje garipin, te fortin e lagjes, kryeministrin, presidentin e mbretin e Kosoves. Ai shkarkoi njesoj si dikur Enver Hoxha, ministrin e Brendshem Veliun pa e pyetur “bashkekryeministrin” e liderin e kryealestin e tij Isa Mustafa me mendimin se LDK-ja eshte “ e bute”, paqesore dhe nuk do ndihet sikur vetem Albini ka tope e Mustafa e te tjeret jo.
    E bute e bute por ta fute!
    Me ruaj Zot nga terbimi i deleve se nga ujku ruhem vete, thone francezet.
    Keto prirje autoritare nuk jane nje semundje e re e Albin Kurtit, por qe ne opozite kur guxoi te kapte per krahu ambasadoren amerikane ne mes te Prishtines cka perben nje veper penale me ligjet e Kosoves dhe ato nderkombetare qe percaktojne qarte “ paprekshmerine” e nje diplomati te rendomte edhe te shtetit me te vogel ne Bote e jo me ambasadoren e superfuqise Boterore, te aleatit dhe mikut me te madh, Ores Mitike tte shqiptareve si popull e komb kudo ne Bote tash e mbi nje shekull me pare,
    Po aq i denueshem e ndeshkueshem eshte edhe akti i kthimit te Kuvendit te Kosoves ne nje skene gladiatoresh e pulari si nga Kurti edhe nga Haradinaj.
    Keto veprime autoritare deri ne arrogance si ne opozite edhe ne qeverisje te Albin Kurtit dhe Vetvendosjes jane shenje dobesie, injorance politike, analfabetizmi diplomatik qe po thellohen edhe me tej nga bythelepiresit e tij politike e mediatike qe jane vene ne gare tia kalojne edhe Enver Hoxhes, Salí Berishes, Ilir Metes, Lulezim Cizmes, Petrit Paloqes… e mercenareve te tyre mediatike kunder “ imperializmit amerikan” dhe perfaqesuesve te tyre ne Tirane, Prishtine e deri ne Shtepine e Bardhe!
    Ndaj qeverine e Kurtit e rrezoi Albini dhe askush tjeter!
    Uroj qe ai ta kuptoje e ndreqe sa me pare politiken dhe keshilltaret e tij ne dobi e sherbim te popullit e shtetit te Kosoves!

    From: Alban Dega
    Date: April 6, 2020 at 4:51:49 PM EDT

    Reply to this comment
  2. Ani April 23, 01:35

    Krijoheni sa me shpejt qeverine e re. Kosova dhe populli kosovar e meritojne nje qeveri legjitime pa arrogantin Albin Kurti.
    Populli i Kosoves shpejt do ta kuptoj kush eshte Albin Kurti dhe do ta braktisi kete njeri pa vlere qe do vetem lufte, gjak dhe genjeshtra.

    Reply to this comment
    • ramushi April 23, 08:45

      Po keta maskarenj ishin ne qeveri para lufte gjate luftes dhe qe 20 vite pas luftes cfar te mire ka per popull nga ta po isa mustafa e zhvati fondin e 3% qe varfnjaket ne perendim i dedikuan per varfnjaket ne Kosove ??????????????????????????????????????????????????

      Reply to this comment
  3. Niku April 23, 01:37

    Ky veprim i LDK -së qehet «  Grusht Shteti » dhe ne mos sot, mot autoret do te denohen. Kjo eshte arsyeja qe Thaci dergon letra, qe te ruaje veten me vone, duke thene se u kerkova qe te formojne qeverine, por VV-ja nuk pranonte. Te jeni te sigurte që nje dite autoret do të denohen.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim