Lë 60 mijë lekë në kazino, zhduket dhe alarmon familjen

April 10, 2015 12:29

Lë 60 mijë lekë në kazino,  zhduket dhe alarmon familjen

Një 27-vjeçar u denoncua si i zhdukur nga familja e tij ditën e djeshme, por u gjet pas disa orësh kërkimesh dhe u zbardhën shkaqet e largimit të tij pa njoftuar familjen. Kryefamiljari me inicialet B.Gj, u denoncua si i zhdukur nga gruaja e tij, pasi nuk u kthye në banesë gjatë ditës së djeshme. Një ditë më parë 27-vjeçari luajti një shumë të madhe parash në lojërat e fatit, të cilat i humbi. Nga kërkimet e policisë, u bë e mundur zbulimi i vendndodhjes së 27-vjeçarit, i cili u gjet në qytetin e Durrësit. I “zhdukuri” rrëfeu se ishte larguar me dëshirë nga shtëpia, pasi ndihej në faj për humbjen e 60 mijë lekëve në një kazino. Pas marrjes në pyetje dhe sqarimit të rrethanave, policia bëri kthimin e 27-vjeçarit në banesë.

April 10, 2015 12:29
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*