Tirana, qyteti i konceptuar nga Mussolini, hyn në shekullin e XXI

April 17, 2018 11:13

Tirana, qyteti i konceptuar nga Mussolini, hyn në shekullin e XXI

Fabrice Nodé-Langlois*

Erion Veliaj e ka pothuajse të pamundur të bëjë dhjetë hapa në rrugët e Tiranës pa u ndalur nga të rinj – në veçanti vajza, por jo vetëm – të cilat i kërkojnë një ‘selfie’. I veshur me pantallona xhins dhe atlete sportive, me një çantë mbi shpinë, kryetari i ri 38 vjeçar bën xhiron e qytetit dhe në çdo dyqan tregtarët e qerasin të provojë kush ca ullinj berati, kush një qofte zgare, e kush tjetër një gotë raki ripërtëritëse.

Kryetari i Bashkisë ecën ngadalë në çdo cep të sheshit Skënderbej, sheshi kryesor i Tiranës, që deri para pak kohësh ishte një rreth-rrotullim gjigand i tejmbushur me autovetura. Sheshi, i cili rrethohet nga Muzeu Kombëtar me mozaikun në stilin më klasik komunist, dhe nga Teatri i Operas dhe i Baletit, një tjetër dëshmi e arkitekturës komuniste, i është rikthyer tashmë këmbësorëve. Gjatë verës uji rrjedh nga disa shatërvanë dhe shpërndahet në të gjithë sipërfaqen e tij, çka sipas kryetarit të ri të Tiranës ndikon në uljen deri me 8°C të temperaturës.

Erion Veliaj bën pjesë në brezin e shqiptarëve që ishin ende fëmijë gjatë rënies së diktaturës komuniste (1944-1991).

Themeluesi i regjimit komunist, Enver Hoxha, mishëronte versionin evropian të diktatorit koreanoverior Kim Il-sung.

I diplomuar në universitetet e Britanisë dhe Amerikës, kryetari i Bashkisë së Tiranës rrethohet nga një staf i ri, brilant dhe entuziast, që flet disa gjuhë të huaja. Ekipi i tij gëlon nga ide të reja për ta shndërruar qytetin e një milion banorëve – një e treta e Shqipërisë – në një qytet modern dhe të këndshëm për të jetuar.

Kështu, ai shndërroi Pazarin e Ri nga një zonë e rrënuar dhe e ndotur, në një treg tradicional, ku gjen kafene nga më modernet. Po ashtu, ai bindi kompanitë më të mëdha të vendit të financojnë rinovimin e kopshteve të fëmijëve, të cilat ishin në gjendje të mjerueshme.

Bashkëpunimi me Veronën

Kryetari i Tiranës ka nisur një revolucion të vërtetë, duke krijuar parkime me pagesë në të gjithë qytetin. Kundrejt pagesës (100 lekë), shoferi merr një SMS ku informohet se pagesa që ka kryer me telefon do të financojë mbjelljen e një peme në pyllin orbital që do të rrethojë kryeqytetin. Gjithnjë në ndjekje të shembujve më të mirë të qyteteve të huaja, Erion Veliaj ka krijuar një ndërmarrje të përbashket me Bashkinë e Veronës, me qëllim administrimin e mbetjeve urbane. Qytetarët e Tiranës mund të sinjalizojnë mosgrumbullimin e tyre në aplikacionin ‘Tirana Ime’, i cili ofron akses në kohë reale edhe në kamerat që monitorojnë trafikun e qytetit.

I riu i zgjedhur si Kryetar Bashkie në vitin 2015, ndjek hapat e mentorit të tij, Kryeministrit aktual Edi Rama, i cili fillimisht si Ministër Kulture dhe më pas si Kryetar Bashkie, ndërmori një transformim thelbësor të kryeqytetit.

Tirana, qytet i konceptuar nga arkitektët e Musolinit gjatë pushtimit italian në vitet 1939, pësoi ndryshime të mëdha me rënien e komunizmit.

Gjatë fillim viteve 1990, për shkak edhe të eksodit rural, u ndërtuan shumë godina në mënyrë arkaike dhe të paligjshme.

Megjithë mungesën e burimeve financiare, Kryetari energjik i Bashkisë së Tiranës, avancon duke praktikuar metodën e ‘akupunkturës’.

Duhet ndërhyrje në pikat nevralgjike, të cilat ndikojnë në zhvillimin e të gjithë komunitetit”, shpjegon ai.

Megjithatë, një prej krenarive më të mëdha të Erion Veliajt mbetet bashkëjetesa në harmoni e komuniteteve fetare. “Është e vështirë të gjenden kryeqytete në bote që në pak metra katrorë të gjesh një xhami, një kishë ortodokse, një tempull apo bustin e papa Françeskut, i cili vizitoi Tiranën në vitin 2014”.

Botuar nga Le Figaro

April 17, 2018 11:13
Komento

8 Komente

  1. Amerikani April 17, 11:24

    Erjon vazhdo puno dhe mos shpenzo para per shkrime te tilla. Reklamen me te mire do ta beje puna. Po behesh i bezdisshem keshtu dhe megjithse je nga kytetaret me te mire qe Tirana ka pas , ky lloj publiciteti prej Showman-i nuk ti rit kreditet, perkundrazi!

    Reply to this comment
  2. Drinizi Bardhi April 17, 11:37

    Të gjitha në rregull por dy gjëra mund të.mos theksoheshin se ulin vlerën për rastin e këtij përshkrimi: 1) idea e musolinit, modele komuniste si qendryshme e Tiranës, muzeut dhe të pallatit të kulturës. Jo për gjë por sikur kapërpiqeni ti humbni vlerat. Mund të thuhej në kohën e Italisë dhe komunizmit.
    2) nuk ka munges burimesh financiare sepse janë rritur dhe shtuar taksat. Si dhe ka doravitje nga andej matanë detit të Mesdheut. Bëj në krahasim sa taksa lokale paguante një familje para Erionit dhe sa taksa paguan një familje sot, në kohën e Erionit.
    Po është vërtet punë për tu lavdëruar se taksat janë rritur por po shkojnë në favor të qytetarit. Kjo duhet cilësuar.
    Jo gjithshka të lidhet me përbuzjen e së kaluarës. Mos u bëni maniakë të sharjeve të çdo gjëje që shkoi, sepse gjithshka zhvillohet mbi bazat që gjen. Hiqni dorë nga teoritë e ndarjeve se ato i ka mbjellë dhe i.mbjellin dashakeqët e zhvillimit të vendit tonë.
    Drinzi Bardhi

    Reply to this comment
  3. MH April 17, 14:17

    Sekreti i ketyne arritjeve vjen nga uniteti ndermjet Kryebashkiakut Velija dhe mbeshtetjes qe i ban kryeminstri Rama.Fal intiligjences se Veliajt qe edhe kur ishte ne pozicion tjeter para se te vinte kryebashkiak.Punoj me shume inisiative me shtete e huaje ne kontribut per shqiptaret sidomos ne njohjen dhe lidhjen e pensioneve per ta gezuar edhe ne shqiperi.Ky zell per punen me shume pozitivitet erdhi dhe propozimi qe ti jepet detyra e Kryebashkiakut te kryeqytetit qe e mban me shume kompetence thuese asht lindur per kryebashkiak.

    Reply to this comment
  4. ELIOT April 17, 18:48

    BRAVO .GAZETA …PO ME THUANI PO JETA E TIRONSAVE A AK NDRYSHUAR PAK …SE BUUR TE KESHE DETIN E BUKUR MALET E BUURA DHE ERIONI KA BERE PUNE TE MIRE …. POR DUEHT TA HAPI LLAPIN TE PERMIRESOJNE JETEN E TIRONSAVE DHE TE SHQIPTAREVE ….. NJE HERE PASHE NJE EMISION NE MAROK …. TELE FRANCZE TREGONTE DISA PAMJE MAGJIKE PLAZHE PEME PARADIS ….. DHE THONTE SHIKONI MAROKUN …ESHTE MAGJIKE ..SHIKON CFARE VEDESN MAGJIKE DHE GJERA TE TJERA ……. TE NESEMEN DISA MAROKIEN QE E NJIHNIN VENDIN SE KISHIN LINDUR ATJE …U PERGJIGJEN …MJAFT ME RRENA NE E NJOHIM FSHATIN BUZE DETIT ..BUKUR MREKULLI ..POR HA PULA GURE .SKA ASGJE PER TE JETUAR ….NDOSHAT EDHE TIRONA ESHTE BERE E BUKUR .POR TIRONIST JANE BERE TE PASUR …. NUK FLAS PER RAMEN BERISHEN BASHEN METEN SE KETO DIHEN QE JANE ME KORUPSIONIN SMUN TE JEN NE PIKE TE HALLIT …MERCI PER TIRONEN….BRAVO KRYETARI DHE VAZHDO KESHTU POR JEPI DISA KESHILLA RAMES SE ..KA NEVOJE ….

    Reply to this comment
  5. A April 17, 19:07

    Bravo Lali Eri, je duke punar mire, shume shpejt je duke ja mare ne nje kthese edhe Lalit te Modh Edi Rama. Shume shpejt ky Lali i Modh do ta leje karriken sepse eshte i pamundur, kjo karrike te takon.

    Reply to this comment
  6. Fidel April 18, 01:55

    Bravo lali Eri,qe i gropose te gjithe paret e Bashkise ne sheshin Skenderbej!

    Reply to this comment
  7. nga partia e punes te ajo e sumesales April 19, 19:32

    Sa te prirur jane mediat e huaja per poshtrimin e shqiptarve edhe ne rastin kur flitet per mire..
    .
    Shikoni; Hidhen “fishekzjarre” se e paska projektuar Tiranen Musa Lini fliten fjale te mira pas DEMON-KRACISE dhe kalohet ne heshtje ose injorohet periudha 1944-1990 ne te cilen Tirana ishte kryeqyteti Europjan me i paster dhe tani ne kohen e fuckdemokracise eshte me i ndoturi..
    .
    Me vjek keq per kete djale oficeri (veliajn) qe nuk mbrojne te verteten duke na perdhosur per dite me fjalen kamunsit kur ne fakt kishim nje Parti e Punes e Shqiperise dhe nje Republike Popullore Socjaliste.
    .
    Te kuptohemi nga ana arkitektonike objeket e ndertura ne kohen e Zogut nga italianet jane fat per shqiperine moderne por ju lutem mos thoni me kete rast Rrofte Musolini dhe Poshte Enveri te pakten ne kohen e xhaxhit kishim ajer te paster kurse sot te kundermon jo vetem ndotja shume dimensionale por dhe droga me pornopolitikanet e nje bordello me emrin parlament.

    Reply to this comment
  8. Fat man April 20, 03:14

    Ne mijera peme (kush ja ka numeruar) q e ka mbjellur lali Eri, sa nga keto jane fiq.
    …..Sa jane rrush….. esa jane kumbulla, pra paret e kuptoni vete ku kane shkuar.
    Usta u vjeter Usta Rama, Lali Eri mbjell fiq, Lala Modh (Edi) mbjell pallate mbi 20 kate.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*