“Le Gaulois”: Shqiptarët ndihmuan heroinën Zhan d’Ark që të çlironte Orleansin

March 18, 2018 14:28

“Le Gaulois”: Shqiptarët ndihmuan heroinën Zhan d’Ark që të çlironte Orleansin

 

Nga Aurenc Bebja*, Francë

Gazeta franceze, “Le Gaulois”, ka botuar, të shtunën e 25 janarit 1913, në ballinë, një shkrim për marrëdhëniet mes popullit shqiptar dhe atij francez duke u mbështetur në dy shembuj konkretë.

Aurenc Bebja, nëpërmjet faqes së tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, ka sjellë, për publikun shqiptar, tekstin e plotë:

“Shqiptarët dje dhe sot.

Po flitet shumë për Shqipërinë në këtë moment dhe simpatitë që ekzistojnë midis këtij vendi të vogël dhe Francës sonë të dashur nuk datojnë nga sot. Dëshmon detaji i vogël i mbështetur në topografinë lokale.

Gjendet në Orléans, në qendrën më të vjetër të qytetit, një rrugë e çuditshme dhe mjaft piktoreske që quhet “Rruga e Shqiptarëve – Rue des Albanais”.

Ky emër ngjall kujtimin e kontigjentit të luftëtarëve të guximshëm që erdhën, në vitin 1429, përmes brigjeve të Adriatikut, të ndihmonin Jeanne d’Arc me qëllim çlirimin e qytetit. Fitimtarë, shqiptarët u vendosën dhe krijuan familjet e tyre në Orléans, në lagjen që ka ruajtur emrin e tyre.

Ndoshta në damarët e shqiptarëve të dikurshëm ka rrjedhur gjak francez, sepse askush nuk mund ta mohojë se në shekullin e trembëdhjetë, Bohemond, princ i Tarantos dhe mbret i Napolit, ishte djali i të famshmit Robert Guiscard, që rrethoi Janinën dhe largoi të pabesët nga Shqipëria. Shumë nga shokët e tij u vendosën atje.

Pra, këto janë kujtimet e mëdha historike që na mundëson pamja e një rruge të vogël “Rruga e Shqiptarëve – Rue des Albanais”, e humbur në një cep piktoresk të një qyteti të vjetër provincial.”

Kush ishte Zhan d’Ark?

Zhan d’Ark, ishte një vajzë fshatare në Francën mesjetare; adoleshente, me besim se Perëndia e kishte zgjedhur për të udhëhequr vendin në luftën për çlirim nga Anglia.

Lufta, që do të zgjaste 100 vjet, filloi kur Henri V i Anglisë sulmoi Francën pasi mendonte se princi francez i kurorës, Çarles, ishte i paligjshëm. Zhan d’Ark ishte 17 vjeç, pa asnjë përgatitje ushtarake, kur e bindi princin Charles për ta lejuar të udhëhiqte sulmin për çlirimin e Orleansit.

Nga dëshpërimi, pa asnjë shpresë për fitore, princi nuk kishte ç’të humbiste dhe ia dha komandën.

Zhan d’Ark, për habinë e të gjithëve, e fitoi betejën; princi Çarls u bë mbret i Francës dhe Zhan d’Ark u bë e njohur si “Bija e Orleansit”.

Pastaj ajo kërkoi që ofensiva të vazhdonte, por gjeneralët nuk donin, dhe për ta hequr qafe, ia dorëzuan pabesisht forcave kundërshtare, që e gjykuan për magji, e dënuan për herezi, dhe më 1431 e dogjën në turrën e druve.

Shumë shekuj më vonë, Kisha Katolike do ta shpallte Zhan d’Arkën martire dhe shenjtore, ndërsa Shekspiri, Volteri, Michelet, Schiller, Mark Tëain, Anatole France, George Bernard Shaë dhe të tjerë të shumtë për t’u përmendur demonstruan heroizmat dhe fatin e saj fatal me shkrimet e tyre.

* Burimi: © Dars (Klos), Mat – Albania

a.s/dita

March 18, 2018 14:28
Komento

9 Komente

  1. Flm i nderuar Aurenc Bebja*, Francë March 18, 15:07

    Ndoshta shume prej shqiptareve ,nuk e di peshen
    e vleren e madhe qe mbajn e kan per Shqiperine
    kto tregime te Historise Europiane mbi kontributin
    Shqiptare ne fillimet e para ,te krijimit drejt
    nji Epoke te Re te Historise Europes ,
    te cilat jane te shumta ne Historine e Kontinentit
    te Vjeter , por mbajtur fshehur ,nga Dora e Erret e
    INKUIZITORIT te Kurves Politike , ne dem te Shqiperise .

    Ja pra ,qenia / gjaku Europian i Shqiptarit
    shtrire ne gjthe harten e Historise Europiane ,
    asaj Europe ,qe dikur Drejtohej nga Burra te vertete
    nderkohe qe sot prej qeniesh Perverse qe po e degradojne ate ne cdo drejtim .

    Kjo eshte pikerishte ajo Lufte e Ftohte ,
    qe ka filluar mbas ndryshimit te sistemeve ,
    nga Djalli ,kunder Shqiperise . Ushtrit e dikureshme
    te bashkuara te Shteteve Europiane ,
    sot nen Maskat e Kryqezatave (Ushtria e Historianeve Europiane -kordinuar me Politikanet e Brukselit)

    nisen sulmet kunder Shqiperise ,degradimit te Historise
    Shqiptare ,nga Antikiteti e deri ke Heroi Kombetare Gjergj Kastrioti Skenderbeg ,njelloj si Sulltanet ,
    dikur !!!

    Perball sulemve te Tilla duhet nji Ushtri Historianesh
    e Studjusish Shqiptare mbi Kalane e Shqiperise ,
    ti kundervihen e pergjigjen Sulmeve
    te Sulltaneve Europiane me qender ne Bruksel
    dhe ti sprasin ato sideri tani ka ndodhur ,duke lene kockat para mureve te Shqiperise ,te gjithe ,
    Shmitt-et, Filosllavet Francez ,e ata Grek te cpuar nga pas nga trimat europian..

    Nuk eshte fantazi ,por nji Lufte Reale vs Historise
    Tradites e Kultures Shqiptare (qe do te thote per nji Komb – SHPIRTI I TIJ )
    pra nji lufte qe duhet te merret seriozishte ,
    e bashkuar ne nji Ushtri Shqiptare Historianesh
    ne mbrojtje jo vetem te Dinjitetit te Shqiptarit
    por shume me shume se kaq .

    Sot eshte lufta juaj e Historianeve Shqiptare ,
    perball atyre te fshehur nganjiher qe her pas here ,
    dalin si Fantazmat ne mjergullen e politikes se sotme .

    Rrespekt Historianeve qe punojne per ndricimin e
    Historise Shqipareve dhe kontributit te tyre ne
    ndime te se mires Europiane .

    Jepini kudo edhe ne fb kto Histori ti plasin syte
    te gjithe ata qe mundohen te na injoroijne ne kte Bote .

    Reply to this comment
  2. tokat ilire March 18, 16:56

    shum mire te lumt o zoteti dhe atedhetar se ne nuk e njohim historin tone, por merrem me te thash e te theme , dhe nese nji historian i huaj nji fjal e thot . neve na duket krejt te verteta. Sikur shmiti me nji propagand te anmikut te kombit tone.ju lutem te gjith historianve tane qe veten e ndien shqiptar dheilir mos lejoni qe kta hajna te evropes lavire e cila per interesa te anmiqve te kombit shqipetar na tradhetuan , dhe shkruan histori te rrejshme vizatuan harta te rrejshme ne kurrizin e kombit ma te vjeter ne evrop.

    Reply to this comment
  3. ELIOT March 18, 20:15

    SHOKU AURENC BEBJA ….. LEXOJ SHPESH SHKRIMET TUAJA ..DHE NE PERGJITHESI JANE INTERESNTE JANE REALE … DO ME THEN JO TE IMAGINUARA …..JU RRESPEKTOJ ….. POR DUHET TE DINI NJE GJE …FLAS PER HISTORINE E JEANE D ARC ….. QE ESHTE NJE GOJEDHANE .. NJE HISTORIE E SAJUAR NGA FRANCEZET …. QE KISHIN NEVOJE PER NJE HERO SI SKENDERBEUN TONE ….. DHE .CBEN …HOP INVENTUAN NJE HISTORIE …… KAM PARE E LEXUAR SHUME PER JEANNA D ORLEONS …. DHE PO JU BEJ NJE PYETJE JU DHE TE GJITHEVE ….SI KUJTONI JU NJE FEMER 17 VJECE .PA INTRUKSION TE LUFTES …PA NJE FORCE BURRI SI SKENDERBEU SI SPARTAKU SI MBRETI ARTUR … PA PREGATIJE PER TE LUFTUAR NJE COPE FSHATARE ….. …DHE TE UDHEHEQI MIJERA KALORESA ..MIJERA LUFTETARE TE PREGATITUR ..??????? E IMAGINONI .. TE MARIM NJE SPORTISTE KAMPIONE TE … DHE TA VEJE NE KRYE TE LUFTES ….. DHE REZULTATI ESHTE SE NUK JA ARRIN DOT KURRE … . THONE S E DEGJOI ZENA NE NJE KISHE DHE I SHKOI MBRETIT …I KERKOI TE UDHE HEQI USHTRIN ????? THONE NE FILLIM E BENN TRIME DHE SHUME TE FORTE …POR KUR POPULLI E KUPTOI SE ..ISHTE NEJ IMAGINATE …. E BENE SI NJE FALXHORE SI NJE QE E UDHEHOQI USHTRINE ME ZOTIN ME … … NJE HERE PASHE NJE HISTORIAN FRANCEZ …… PO KERKONTE RRENJET E JEANNE D ARC…. SHKOI NE ORLEANS ..KERKOI ESHTRAT … I THANE QE I DOGJEN ANGLEZET ????? PYETI DIS A TE RINJ STUDENTA …SE E IMAGINONI NJE COPE FSHATRARE SI JEANNE TE UDHEHIQTE ..NJE FORCE TE MADHE BURRASH … ME NJE PESHE 25 K G ARMATIME NE KURRIZ … DHE RINIA QESHTE … KUPTOHEJ SE ISHTE NJE GOJEDHANE … QE U HAP NGA NJE PRIFT NE SHEKUJ…QE NJEREZIT ISHIN NAIVA DHE PAK IDIOTA ..POR TANI ..FAKTET KU JANE SKANE GJETUR ASNJE SHKRIM ASNJE FAKT .. NGA VINTE FAMILJA ISHTE E PASUR E VARFER … DHE SHUE GJERA TE TJERA … PRA DIA DITESH PASH NJE EMISSION TJETER QE THONIN SE ISHTE MAGJISTARE ..I HIPNOTIZOI ANGLEZET …. E KUJTONI SE ISHTE NJE SOCIERE ..DHE U FRIKESUAN DHE U TERHOQEN … TANI HISTORIANET E NDRYSHUAN HISTORINE ..SEPSE REALITETI ESHTE NDRYSHE … FRANCEZET RREJNE SHUME DHE AS I BESOHET PER SHUME GJERA …. PRANDAJ EDH EKJO HISTORIE .. PER MUA ESHTE NJE IMAGINATE E NDONJE PRIFTI …QE PER TE TERHEQUR POPULLIN PER TI VJEDHUR PARET … E IMAGINOI NJE HISTRORIE DHE NE ORLEANS KISHTE ME SHUME BESIMTARE SE …. PERRALLA ME NASTRADINA …MERCI ..

    Reply to this comment
  4. mohikani March 19, 13:43

    eliot you are absolutly stupide.

    Reply to this comment
    • r.g March 19, 17:03

      mohikan !

      Nga 1000 komente qe ka bere ELIOT nuk kam qene dakort por ne kete rast po thote nje te vertete te madhe:

      Ne kemi heronj natyrale dhe po i perdhosim kurse Franca ne kete rast e ka prodhuar artificjalisht kete heroine dhe po ben “yzmetin”

      Kurse ky shakaxhiu i zogut te Matit ndryshe nga Berishorri qe i beri shqiptaret me gjak turku..ky po na ben me gjak francez…prite ndonje dike kur Aurenci te thote qe Robert Guiscard-i flejti nje nate ne Burgajet dhe la shtatzene gjyshen e Zogomarit

      Reply to this comment
    • ELIOT March 20, 20:11

      MOHIKAN…. JETOI NE FRANCE …. E KAM LEXUAR NJA 10 HERE HISTORINE E JEANNE D ARC … DHE CDO HISTORIAN FRANCEZ .. NUK THOTE TE NJEJTEN GJE TE NJEJTEN HISTOIRE … DHE SIC E SHKRUAJTA ME LART ..PARA DISA VITESH PASHE NJE EMMISIOSN ME NJE KERKUES HISTORIAN TE FAKTEVE TE HEROINES SE MADHE …DHE CDO FEMER QE I PYESTE NE ORLEANS … TI SE DI KU BIE MA HA MENDJA ..UNE E KAM VIZITUAR KISHEN E FRYMEZIMIT TE JEANNES .. DHE ..CDO ..VAJZE JU PERGJIGJTE ME TE QESHUR …. SE U KUPTONTE QE ISHTE NJE BARCALETE ….. TI I ZGJUAR NGA RUSHBULLI … SI KUJTON TI NJE VAJZE 17 VJECE MUND TE UDHEHIQTE SHQIPATARET KUNDER TURQVE ???KUNDER .PUSHTUESVE ….. NJE FEMER PA STERVITJE VETEM SE .NE KISHE PA ENDRRA … NJE FEMER MUND TE MBAJE NJE MBUROJ NJE UNIFORME USHTARAKE TE SHEKULLIT …QE PESHONTE 25 K G DHE TI KOMANDONTE LUFTETARET …. DITEN QE TI ME GJEN NJE VAJZE NGA FSHATI JOT QE TI HYPI KALIT .PA ASNJE KAL NE JETE .. DHE TE LUFTOJE PUSHTUESSIT ANGLEZ ..PA ASNJE DITE STERVITJE … UNE TE COJA 1000 MIJE EUROS DIRECT …OSE ME KERKO CTE DUASH…DHE PARA PAK DITESH PASHE NJE HISTORIE TJETER …..TANI THONE SE NUK ISHTE HEROINE LUFTE SE NUK KISHTE PREGATITJE FIZIKE DHE USHTARAKE .POR ISHTE NEJ ZOT NJE FANTOME ..FANTAZME …QE I TREMBI FORCAT ANGLEZE DHE U TMERRUAN NAG AJO …JO SE I LUFTOI POR KISHTE NJE MAGJI QE I TMERRONTE KUNDERSHATARET ..DO ME THEN E NDRYSHUAN HISTORINE …PERSE ..SEPSE TANI SKA ME NAIVA DHE BUDALLENJ SI NE SHEKULLIN …11 ..ET .PLUS …DHE PO TE JETOSH ME FRANCEZET SI UNE …DO TA KUPTOSH ME MIRE …SE RREJNE SA HERE MARRIN FRYME ..JANE RRACA E MADHE PER TE GENJYER NE BOTE …ME SA KAM PARE UNE ……. PRANDAJ STYPIDE JE TI MOHIKAN COBANI … TETE DE BITE ..POVER CON….. MERCI

      Reply to this comment
  5. Gjek March 19, 23:41

    Interesante, vetem se interesat e ndryshme atje e paskan shkurtuar kete rruge ne me pak se 50 metra…

    Reply to this comment
  6. MOHIKANI March 20, 20:38

    eliot en plus d etre idiot tu es tres con
    rotkari (roue de bite) dit on au pays des aigles
    je te rappelle que
    les Aigles ne volent pas avec les pigeons.

    Reply to this comment
  7. ELIOT March 24, 12:39

    sja vle te shkruaj per nje COBAN MOHIKAN…. NUK DO TE HARXHOJ KOHEN TI PERGJGJEM ANALFABETEVE SI JU …JENI NJE KACABU NJE KRIM .DHE E MBANI VETEN PER FILLO ….. DEBILE MENTALE …CAFARD DE MERDE …

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*