“Le Monde” zbulon skandalin Infantino, ndihmoi Fenerbahce-n në 2011-ën

December 15, 2017 14:05

“Le Monde” zbulon skandalin Infantino, ndihmoi Fenerbahce-n në 2011-ën

 

Një hetim i të përditshmes franceze “Le Monde” mund të krijojë skandalin e radhës rreth FIFA-s dhe presidentit të sja. Në shënjestrën e francezëve ka përfunduar numri Gianni Infantino, i akuzuar se në 2011-ën ka bërë një ndryshim në rregulloren e Federatës Turke të Futbollit për të ndihmuar Fenerbahce-n, që fitoi titullin atë vit falë disa takimeve të trukuara.

Infatino, që në atë kohë ishte sekretari i përgjithshëm i UEFA-s, ka bërë të mundur që masa e parashikuar nga rregullorja, që ishte rënia nga kategoria (bashkë me një penalizim prej 12 pikësh dhe një gjobë), të eliminohej me kusht që klubi io Stambollit të mos merrte pjesë në Champions League-ën e sezonit të ardhshëm.

Sezoni 2010/11 kujtohet si ai i skandalit më të madh turk, me shkelje që kanë shkuar nga korrupsioni te trafiku i armëve. 16 klube kanë qenë të përfshirë, 90 pjesëtarë të kampionatit turk janë akuzuar se kanë qenë pjesë e një organizate kriminale të armatosur që merrej me trukimin e ndeshjeve. Fenerbahce fitoi titullin dhe doli para Trabzonspor falë një serie ndeshjesh të shitura ose të blera, por qëndrimi i Infantino-s ka qenë shumë i butë. Ai, në fakt, ka pranuar sugjerimin e Federatës Turke të Futbollit për të zbutur masat ndëshkuese: “Mund të themi, në emër të UEFA-s, se propozimi juaj duket i arsyesh. Ndër të tjera, kemi bindjen se do të jeni në gjendje të aplikoni menjëherë sanksionet e sugjeruara”, ka shkuar pasardhësi i Blatter.

Më specifikisht, ato sanksione nuk u aplikuan kurrë kundrejt Fenerbahce-s dhe, edhe për këtë arsye, Trabzonspor ka ndërmarrë rrugët ligjore që titulli i 2011-ës t’i hiqet Fenerbahce-s dhe t’i jepet atyre.

December 15, 2017 14:05
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*