“Le Parisien” publikon listën e lojtarëve që Neymar kërkon te PSG

July 25, 2017 18:29

“Le Parisien” publikon listën e lojtarëve që Neymar kërkon te PSG

Sipas të përditshmes franceze “Le Parisien”, PSG vijon përpjekjet për të tunduar Neymar dhe për të dërguar në Paris yllin e Barcelonës dhe të Brazilit në këtë merkato vere. Media franceze informon se vetë Neymar nuk ka marrë ende një vendim final në lidhje me të ardhmen e tij, ndërkohë klubi francez mund të ndërtojë një ekip të krijuar nga vetë braziliani. Me një hierarki të qartë në lidhje me raportet me lidershipin, Neymar do të ishte shpata e parë.

Sipas “Le Parisien”, një listë e detajuar me futbollistë të dërguar nga vetë ylli i Barças ka mbërritur në klubin e PSG, në përmbajtje të së cilës janë lojtarët me të cilët Neymar preferon të rrethohet. Dani Alves, Coutinho dy futbollistët e klasit botëror. Neymar ndërkohë kërkon gjithashtu të konfirmohet vijimi i Lucas Moura, i cili është me valixhe në duar, gati për tu larguar nga PSG.

Neymar ka kaluar pushimet në shoqërinë e Dani Alves, një futbollist të cilin ai e konsideron si vëlla. Por edhe Coutinho gjithashtu shquhet për marrëdhënien e tij të mirë me Neymar, shokë që nga kohët kur luanin në ekipet zinxhir të përfaqësueses së Brazilit.

Përballë një shifre stratosferike që do të kushtonin Neymar dhe Coutinho në të njëjtin sezon merkato, PSG ka propozuar emrin e Alexis Sanchez në vend të brazilianit të Liverpool, që njihet gjithashtu si një aleat i yllit të Barças. Pasi Neymar përqëndrohet shumë jo vetëm te të ardhurat financiare, por edhe te miqtë që e rrethojnë.

July 25, 2017 18:29
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*