Le ta zëmë se Demokracia nxjerr sot albumin “25 vjet Shqipëri demokratike”….

Kristo Zharkalli July 4, 2016 18:12

Le ta zëmë se Demokracia nxjerr sot albumin “25 vjet Shqipëri demokratike”….

Shqipëria po përjeton 25 vjet demokraci që e ka shndërruar vendin në xhungël. Nuk do të heshtim kurrë të themi të vërtetën, megjithse jetojmë në mërgim dhe nuk na dëgjon kush, sepse na dhimbset vendi dhe kishim shpresa të mëdha se  vendlindja jonë më në fund do të gjente rrugën e demokracisë dhe të “qytetërimit” europian perendimor.

Mjerisht u zhgënjyem, ashtu si po na zhgënjejnë përditë akoma dhe tani pas njëzetegjashtë vite. Në kohën e diktaturës çdo vit, çdo pesëvjeçar bëhej “bilanci” i “sukseseve”: sa u përqind “u rrit prodhimi bujqësor” sa luledielli kishim më pare dhe sa kemi sot, kaq kuintal panxharsheqeri më shumë, sa fabrika e uzina ishin ndërtuar gjatë viteve të kaluar, duke i krahasuar këto gjithnjë me vitin 1938!

Patjetër ishte një propagandë qesharake, por nuk ishin të paktë ata që i besonin, (dhe e pohojmë se nuk ishin të gjitha gënjeshtra!) madje u vinte mire, sidomos kur thaheshin kënetat e Myzeqesë, Maliqit e gjetkë, paçka se këto “bonifikime”bëheshin nga të burgosurit “poltike” shumë prej të cilëve linin kockat atje në kanalet kulluese ose vaditëse. Sidoqoftë diçka bëhej-askush nuk mund të dyshonte për kanalin vaditës Vjosë-Levan- Fier,ose për kullimin e kënetës së Tërbufit… Shumë prej nesh thoshim se këto do të bëheshin më mirë dhe pa humbje njerëzish në kushtet e demokracisë perendimore, madje dhe për hidroçentralet mbi lumen Drin. i krahasonim me elektrifikimin e vëndeve  me sistemin e demokracisë duke harruar qëllimisht  prapambetjen njëshekullore e Shqipërisë nga vendet fqinjë..

Prandaj dhe kur më në fund diktatura u shëmb dhe po lindte “demokracia” dhe  në Shqipëri, nuk do mend se u gëzuam dhe filluam të shpresonim se edhe vëndi i shqipeve do të ripërtërihej, do të përparonte dhe do të bëhej “si  Europa” (Kjo a nuk ishte parrulla demokrate?)

Në vitin 1969, kur  Greqia lëngonte nën thundrën e jundës fashiste, kur sapo isha liruar nga internimi në ishullin Jaro, nga Amerika më sollën në mënyrë ilegale një album-një dreq e di se si kishte arritur në Kanada- me kapak të kuq ku shkruhej me shkronja të verdha : “Shqipëria socialiste në 25 vjetorin e çlirimit” ku tregoheshin në fotografi shumëngjyrëshe “sukseset” e mëdha të socializmit. Sigurisht ishte një botim propagandistik dhe ajo që më kujtohet më shumë (akoma e kam atë album) ështe se si punonin të rinjtë “vullnetarë” për të hapur tarracat e Lukovës, në hekurudhë e gjetkë, por më shumë na bëri përshtypje  një tufë delesh të rracës që dukeshin kaq të…lumtura! Më kujtohet se sa qeshëm me shokët dhe profesorin me delet që dukeshin sikur ishin vënë në radhë që të fotografoheshin dhe  profesori im tha duke qeshur: duket sikur Enveri i ka disiplinuar dhe kulturuar edhe delet! Shiko si rrinë në radhë!”

Megjithatë, nuk e mohoj, më vinte mire të dëgjoja diçka të mire nga vëndlindja dhe përpiqesha nganjëherë të besoja dhe propagandën bajate…Nuk isha i vetmi që doja të besoja kështu, të gjithve na dhimbsej Atdheu. Megjithatë nuk pushonim të bënim humor “të zi” për të satirizuar ato “suksese”.

Atëhere kishte qarkulluar dhe anekdota me pasqyrat që prodhonte Shqipëria. “Brënda një viti-thoshin- u dyfishua prodhimi i pasqyrave në Shqipëri. Vitin e kaluar u prodhua vetëm një pasqyrë kurse sivjet u prodhuan dy pasqyra!”

Pse po i themi këto? Se na dhimbset edhe sot vendi ynë se, si thoshte poeti nobelist Seferi, “kudo që shkoj,Greqia më lëndon” kurse unë do të thosha të njëjtën gjë për Shqipërinë..

Le ta zëmë se demokracia jonë vendos sot të nxjerrë një album me titullin “25 vjet Shqipëri demokratike”. Ç’do të na tregonte si “suksese”? Eksodet e tmerrëshme që kanë shkretuar vendin nga të rinjtë? Shkatërrimin e të gjitha fabrikave që kishte ndërtuar populli me gjakun e djersën e tij për dyzetepesë vite? Shkatërrimi i pyjeve-akoma dhe të taracave të Lukovës që ishte quajtur nj amfiteatër gjigand natyror? Çfarë mbeti më këmbë në këtë vend të bekuar? Vetëm digat e hidroçentraleve (hidroçentralet mbi lumin Drin janë akoma burimi kryesor energjitik i Shqipërisë) sepse, sipas të gjitha gjasave, nuk mundën t’i hidhnin në erë …demokratët shqiptarë që donin të çrrënjosnin çdo gjë nga e kaluara, sikur këto të ishin ndërtuar nga djersa e elitës komuniste. Por edhe sikur të ishte kështu, a nuk ishte trashëgëmi e popullit çdo gjë që ishte ndërtuar?

Sigurisht sot kemi demokraci në Shqipëri, kaq shumë sa kushdo shkruan çfarë t’i teket madje dhe ne që ndodhemi gjatë gjithë jetës në emigracion-ose dhe ata që kanë më shumë se njizet vite shkruajmë në gazetat shqiptare dhe ato elektronike (Interneti u hapi dyert të gjithëve edhe atyre që me zor shkruajnë emrin e vet)…

Dikush kërkon që qeveria shqiptare të zvogëlojë numërin e deputetëve rreth dyzet dhe me paratë që do të kursehen të hapë…dyzet shkolla shqipe në Greqi! Kaq e thjeshtë:një deputet,një shkollë në Greqi! Mendim origjinal që edhe unë do ta përkrahja, veçse nuk pushon të jetë naivitet utopik.Vërtet ku mund të hapen këto shkolla kur përherë, po ky njeri mire që bën këtë propozim, na mburret se Greqia na qënka mbushur me shkolla shqipe? (Le ta zëmë se këto dyzet shkolla shqipe i lejon qeveria greke dhe hapen një ditë. Sa nxënës shqiptarë do të vrapojnë t’i frekuentojnë këto shkolla?Një pyetje bëjmë…)

Nga larg mund të kritikojmë dhe të japim këshilla nga më absurde se nuk na kushton asgjë. Akoma dhe për mllef personal të shajmë kryeministrin e vendit (të cilin në fakt nuk e kemi votuar) pse nuk na bën qejfin, pse nuk na kujton trimëritë dhe sakrificat tona të së kaluarës  e në ditët e para të demokracisë ose të mbrojmë krahinën tone (megjithse nuk kemi ndërmend të shkelim kurrë se nuk na mjafton koha!) se mos bëhet ndonjë hidroçentral, duke besuar me naivitet se kjo demokraci që akoma jeton me hidroçentralet e mallkuara komuniste…mund të ndërtojë një të tillë dhe të pëmbysë disa fshatra.

A mund të sakrifikohen fshatrat malore që tash janë shkretuara që të ketë energji i gjithë vendin? Po kush çan kokën për vendin? Krahina jonë mos dëmtohet dhe le të rrjedhë lumi lirisht si në errësirën historike… Dhe për këtë a nuk duhet të ndihmojnë pak ata që lanë kombin shqiptar pesë shekuj në errësirë të plotë, turqit? (Është rast i mire që turqit të hakmerren edhe ndaj figures së Gjergj Kastriotit që kishte rrënjët në këtë krahinë…)

Ne të mërguarit i themi të gjitha këto nga dashuria ndaj vendit,na brengos fakti se të gjitha veprat e energjitikës i kanë rënë në qafë një krahinë e cila akoma pret t’i ndërtohet rruga e premtuar (do të quhet “Rruga e Arbërit!” dhe deri sot të gjithë e kanë premtuar) Por dihet se këto janë fjalë të mira dhe gurë në trastë… Prej kohësh e kemi thënë dhe e përsërisim: kot e kemi…

Nuk ka dyshim se demokracia mund të krenohet për shumë gjëra që ka “arritur” gjatë këtyre 26 viteve. Janë ngritur disa stacione televizive ku liria e tyre kapërcen akoma dhe të pasmet e femrave (u lejohet paraqitësve t’i kontrollojnë me duart e tyre si të pasmet ashtu dhe gjinjtë që të na bindin se janë…natyrorë,pa “mbushje”). Këto “femra” janë kaq të lira sa mburren se me sa burra kanë “fjetur” kush i ka paguar më shumë dhe jo si në kohën e diktaturës që nuk lejohej as të putheshin në kinema ose në ekranin e vogël. Kjo është “liri” absolute që as në Amerikë nuk ekziston! Në Shqipëri ama po!)

Shqipëria (demokratike) sigurisht mund të mburret  me të pasurit e saj. Në asnjë vend të botës nuk mund të pasurohen njerëzit kaq shpejt si në Shqipëri. Askundi nuk mund të ndërtoheshin kaq vila luksoze nga ish politikanët dhe përfaqësuesit e tjerë të pushtetit-si janë prokurorët e gjyqtarët, kryebashkiakët dhe ish funksionarët e administrates demokratike shqiptare.

A nuk është kjo një arritje madhështore…dhe mos më flisni për korrupsion. Në Shqipëri nuk ekziston, ashtu si nuk ekziston mafja, prostitucioni dhe….hashashi! Apo mund të flitet pa u skuqur për krimin e organizuar? Për të gjitha këto e shumë të tjera (në Shqipëri kusarët e pasur janë të paprekëshëm) mund të krenohet demokracia jonë por ajo që na e bën zemrën mal është…trashëgimia!

A ka lezet që dikush që ka qënë kryeministër, president dhe prapë kryeministër, të lërë fëmijët e tij të varfër? Sigurisht që jo. Nga ana tjetër a lejohet që dikush t’u a kujtojë se qënkan kusarë? Sigurisht jo! Kur vajza dhe djali (madje  dhe dhëndërri që synon ta trrashëgojë vjehrrin akoma dhe në parti), i ish-kryemistrit shqiptar kapardisen me milionat e fituara nga favorizimi i pushtetit, të tjerët duhet të heshtin, ashtu si heshtën dhe ..drejtësia e famëshme shqiptare!

Ata e kanë të qartë: atje ku nuk binden me fjalë, binden me dajak. Madje nuk e kanë përdorur rrallë dajakun akoma dhe plumbat kur u është dashur.. Si mund të flitet kundër djalit të ish-kryeministrit i cili deklaron se është i papunë (Ç’të bëjë? Gërdeci u shkatërrua…) dhe jeton si pasha, madje me nusen e re hedhin në erë fishekzaret duke zgjuar të gjithë Tiranën që të mësojë mileti për lumturinë e tyre?

A nuk ka të drejtë që dhendrri dhe vajza e ish kryeministrit ta rrahin paq deputetin arrogant që po u prrish qetësinë, madje dhe në një aeroport të huaj?!!! Ky deputet arrogant denoncon në polici se e rrahën…dhe? Policia e dërgon në prokurori e cila e ka marrë vendimin që më pare: fajin e ka deputeti dhe mire ja bënë dhe e rrahën…pastaj dajaku ra në një vend të huaj dhe prokuroria shqiptare nuk është kopetente të shqyrtojë dhe të gjykojë këtë ngjarje…

Demokracia shqiptare ka me se të krenohet pra. U ndërtuan rrugë, madje dhe disa tunele që të mos ja hamë hakun. Por ajo që e bën më të lavdishme krenarinë, bëhet me politikanët e të gjitha ngjyrave që u pasuruan çuditërisht të gjithë kur populli u varfërua me shumë ose mori arratinë nga sytë këmbët. Gjysma e popullsisë shqiptare sot gjëndet jashtë trojeve kombëtare dhe “krenohet” nga larg me politikanët, gjyqtarët  e prostitutat shqiptare që janë pasuruar në kurriz të tij. Por megjithatë duhet të jetë krenar!!

Kristo Zharkalli July 4, 2016 18:12
Komento

13 Komente

  1. Euro Maloku July 4, 20:25

    Zoti Kristo,
    Edhe LU-ja krenohet me delet e sotme skiptare…me delet demokratike..!!
    Vetem ENVERI i dha dinitet popullit shqiptar…
    Kot sa harxhon kohen para pasqyrave kapitaliste…andej..

    Reply to this comment
  2. Edmond July 4, 23:01

    per deri sa demokracia vazhdon te konceptohet si “anti-komunizem”, nuk do ta shijojme kurre demokaracine!

    Reply to this comment
  3. info analitike July 5, 02:58

    Nga bari i keq nuk mbin ai i mire ashtu si nga mbeturinat e diktatures nuk mund te linde demokracia.

    Reply to this comment
  4. Zharka July 5, 10:59

    Ka nje gje te “vockel” qe e haron Zharkalli. Nese ne Shqiperi ne vitin 1990, niveli i te ardhurave mesatare per person, ishte 25 dollare ne muaj, sot ky nivel ka shkuar ne 400 dollare. Nese dikujt, ndonje personi apo ndonje gazete ne kohen e diktatures do ti tekej te vinte ulerimen per ato 25 dollare qe merte ne muaj, ai sot do te ishte harruar i pushkatuar apo vdekur burgjeve e internimeve. Sot, qofte edhe me kete soj demokracie te “shemtuar”, shume shqiptare , edhe se kane te ardhura deri njeqind fish me te shumta se ne te kaluaren, vazhdojne te flasin me nostalgji per kohen kur ne treg gjenin vetem presh e jetonin me 25 dollare ne muaj. Eshte krijuar vertete ne Shqiperi nje kaste kapitalistesh multimiliardere ne leke, te pasuruar ne menyre te shpejte e te dyshimte. Po pse nuk jepen te dhena statistikore se cilet perbejne shumicen e ketyre kapitalisteve ne Shqiperi ? Vetem ne parlamentin shqiptar na dalin si deputetet me te shumte milionere, “te majtet”, kurse Zharkalli si shembull pasurimi, mer djalin e “ish” kryeministrit, qe ka nje biznes privat qe e ve ate ne nivelin e mijra biznesmeneve te mesem. Paska nje vile e bija e ish kryeministrit ! Po vila te tilla kane ndertuar me mijra shqiptare emigrante e banues ne Shqiperi.

    Reply to this comment
    • ARKA July 5, 12:49

      Z. Zharka ! Një mësues me pagën 7000 lekë në muaj, me kursin 70 lekë një dollar merrte 100 dolar në muaj. Një pensionist me 6000 lekë në muaj i bie të merrte 86 dollar në muaj, Një minator me 18-20 mijë lekë në muaj dhe me dalje në pension me dhjetë vjetë punë në galeri në moshën 50 vjeç i bie të merrte në muaj 250-285 dollar në muaj. Mund të më bësh një llogari me raportet e sotme se sa është niveli i jetesës krahasuar me çmimet e kohëve? Një pensionist me 4000-5000 lekë në muaj asokohe lekët i mjaftonin për të paguar qeranë, ujin, dritat, ushqimin e veshmbathjet…dhe për të financuar një fëmi në universitet. Asokohe fëmijët u qëndronin pranë prindërve për të marrë diçka nga pensioni i tyre kurse sot, në kushtet kur ata nuk paguajnëp dot as kafen e ilaçet me pensionin që marrin është në rend të ditës braktisja e tyre.

      Reply to this comment
      • 100 % July 5, 16:25

        Mè fal pak Ti Arka por desha ti them kètijè Zhabès pèrveç tè ardhurave tè pakta tè asajè kohe kishim shèrbimin shèndetsorè falas…..rrugèt, kampet, malet e deti ishin tè gjitha tonat. Nga do qè tè shkoje dègjonim e kèndonim shqip dhe pèrshèndeteshim me tè gjithè. Po ku mund tè gjesh sot ato vajzat e bukura shqipètare, karakterin e fortè tè tyre ?!? Kishte dhe tè varfèr dhe halabakè qè mund ti takoje vetèm nè rrugè, por njeriu i kulturuar dominonte shoqèrinè….to be continued !

        Reply to this comment
      • Plaku Xhuxhumaku July 5, 17:52

        O ARKA, mos na shqyej gazit tani me ate kursin 70 leke nje dollar, jo per gje po ai ishte kurs i mbyllur, qe do te thote, po te kishe ti ndonje dollar e nuk te kishin futur ne burg akoma, po te shkoje ne bange te jepnin 70 leke. Ama po te shkoje ne bange me 70 leke e te kerkoje te blije nje dollar te tregonin gishtin e mesit. E dyta, kur u hap kursi, brenda nje kohe shume te shkurter kursi nga 70 leke/dollar kerceu ne 300 leke/dollar e shume shpejt kapi 1000 lekshin/dollar. Per te tjerat e ke mire, edhe ky “logjika” poshte teje e ka mire prandaj nuk po zgjatem shume po shoku Enver po te doje le te na i rruaje mire e mire e po ndezim nga nje cigare Partizani 18 lekshe e po i fusim nje te shpejte me dore, ashtu sa per qejf.

        Reply to this comment
    • logjika July 5, 14:34

      Po çmimet sa ishin Zharka? Po ju jeni te gjithe te lajthitur. Po nje pakete cigare e bleje 18 leke sot e blene 4000 leke Zharka. Dhe hajde bisedo me ju qe keni mbaruar universitetin pa mbaruar gjimnazin.

      Reply to this comment
    • Askushi July 5, 18:39

      Zharka gabohesh rende mor djal. Eshtr e vertete qe ne kohen komuniste rrogat ishin te uleta po ashtu dhe cmimet. Ka nje gje qe mbas vdekjes se enverit kur u vune tollonat ne i mban mend nuk ishte se rrogat smjaftonin por kishte mungese produktesh pasi shumica e tyre shkonin per eksport. Te gjitha mallrat e konsumit subvensionoheshin nga shteti dmth qe ato produkte kishin cmim me te larte ne prodhim dhe shiteshin nen kosto, pastaj te flasim per televizore e lavatrice o frigorifer qe duhej autorizimi ne a mban mend kishin kosto shume te larta dhe ato shiteshin me 1/10 e cmimit e tyre real prandaj duhej dhe autorizimi se futeshin me nr te kufizuar. Here tjeter merr informacion me te sakte pastaj komento.

      Reply to this comment
    • Vandalet Shqiptare te Beogradit July 6, 11:20

      Per komentuesin Zharka :
      Mos ia ve kaq ne dukje , se Kristo Zharkalliu ka qene nga sera e nomenklatures “komuniste” dhe ka “nostalgji”.
      O burra, sa te mundni , lufte dhemb per dhemb me,
      kedo qe do te guxoje te flase,qofte dhe nje fjale , per kancerin Vicidolas , Jakomonin e Beogradit ne Shqiperi.

      Reply to this comment
  5. Fatherland July 5, 11:47

    Albumi ” 25 vjet Shqiperi demokratike ” do kete ne faqen e pare fotografine e Flamurit shqiptar ne mes te Flamureve te USA dhe BE!
    Dhe dicitura : Ne komunizem rradhe per ushqime, ne demokraci (?) rradhe per sherbime!
    ( neper zyra shteti me flamur shqiptar, amerikan e union-europian )!

    Reply to this comment
  6. zotnia r July 5, 13:10

    zharka…..me mire pirth , se sa flet.keshtu eshte kur te pjerth b……. dhe nuk te degjon veshi.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim