Le të fitojë diçka më pak por ta ketë të sigurtë atë që fiton

February 11, 2016 08:51

Le të fitojë diçka më pak por ta ketë të sigurtë atë që fiton

I nderuar z.Thano

Ne luften kunder informalitetit qeveria po perdor forma te ndryshme, si kontrollet periodike, “spiunet” apo kontrollet nga rrjeti online i raportimit ditor apo nepermjet llotarise se kuponit tatimor. Por nisur nga intensiteti i aksionit si dhe psikologjise shoqerore, sipas mendimit tim, kjo lufte eshte venitur dhe rezultatet e saj nuk me duken shume premtuese.

Po jua shpjegoj me radhe:

Persa i perket kontrolleve periodike ndryshe nga aksioni ne energji, ku kontrolloret nuk kishin te benin direkt me parate, por me nje mall qe nuk prekej apo shihej dhe edhe per kete arsye pati sukses, ne kontrollin e kuponave tatimore, keto kontrolle e shperdoruan besimin qe ju dha nepermjet kthimit te kontrollit ne mjet shantazhi per te marrre para. E kjo e pare dhe e ndjekur vete me syte e mi ne dy raste, po ashtu edhe ne tregimet, barcoletat apo thashethemet qe mbarsen mbare opinionin, ndryshe nga aksioni per energjine, ku pati thjeshte tejkalime te zellit per zbatimin e detyres, ketu pati bashkepunim per marrje rryshfeti. Une e mbeshtes thenien (per mua lapidare te Muç Nanos…. se ne jemi nje popull i korruptuar) le te mos na vije keq fare, te tille jemi ndaj duhet gjetur nje sistem i tille qe te mos jemi ne gjendje te japim apo te marrim rryshfet. Por ka edhe te tilla psh., shitesi ta jep kuponin por jo me vleren qe shet mallin, apo nje kupon shetit ne disa kliente (sidomos kjo neper kafene)

Persa i perket “spiuneve” te cilet sipas Ministrise se Financave, do te paguhen nga 50.000 leke (te vjetra) per çdo “spiunim”, mendoj se edhe kjo metode nuk do vleje shume per vete konotacionin negativ qe permban ky veprim ne shoqerine tone, e ca me teper per humbjen e besimit tek institucionet qe perthithin keto lloj informacionesh te cilat jane te parat qe dekonspirojne informacionin. Shembujt jane te shumte, si ne organet ligjzbatuese, ku “spiunet” jane dekonspiruar pa te keq, ashtu edhe veprimet ndaj keqberesve jane dekonspiruar ne dem te informatoreve.

Per llotarine e kuponit tatimor, mendoj se eshte nje nisme e venitur per nga sasia e parave te hedhura ne loje si dhe nga menyra e paqarte e llotarise e rregullores se saj si dhe mungeses se motivimit te shoqerise e zhgenjyer tashme nga keto lojrash fati. Kjo llotari nuk eshte mobilizuese, pasi edhe kur e kerkon kuponin nje shitesi qe nuk e jep, nuk te hakerrehet shitesi, por klienti i radhes, qe per tu treguar babaxhan apo i mire me shitesin, te ngul nje veshtrim perbuzes dhe te thote pa te keq… e çte duhet kuponi ty… se ai nuk ben as per te fshire b….Keto lloj reagimesh demoralizojne shume qytetare te ndershem, te cilet edhe pse duan qe ta marrin kuponin nuk e marrin dot dhe kjo ka sjelle qe edhe ata qe i marrin kuponat i hedhin dhe nuk i perdorin qofte edhe per mungese besimi ne nje kerkese kaq te madhe qe i pergjigjet nje oferte kaq e vogel. E kur kjo ndodh ne Tirane ç’ndodh ne provinca, po ne fshat ku zbatueshmeria eshte ende me ee dobet??? Por gjithashtu edhe dhenia e bonusit me te madh atij qe kishte harxhuar me shume para me duket e padrejte. Ne fund te fundit kjo lotari kishte qellim sensibilizimin per te terheqqur kuponat dhe jo per te shperblyer ate qe harxhon me shume, ndaj kjo menyre duhej hequr.

Nderkohe qe nga ana tjeter qeverria per te rritur performancen e administrates tatimore, e cila nuk eshte pararoje e puneve te saja, i ka akorduar nje shume prej 20 milion eurosh dhe nje mandat per te dhene nje shperblim deri ne 6 paga mujore, (dhe qe nuk i kane dhe aq te vogla pagat). Kjo te kujton ate skeçin e Fadil Hases, me estraden e Durresit, kur mashinistit ju dha flete lavderimi pasi per here te pare e futi trenin ne stacion

Atehere une ju propozoj nje menyre per te rritur interesin e shoqerise dhe jo te individeve te veçante, per te terhequr kuponin tatimor, dhe detyruar shitesin per ta dhene ate. Une propozoj qe te gjithe qytetaret te mbledhin te gjitha kuponat, biletat e trenit interurbanit, urbanit, pra çdo fature qe u jepet perkunder parave qe ata japin per nje sherbim te caktuar dhe njesoj si me llotarine ti dorezojne ne zyra te caktuara dhe tu kthehet mbrapsh nje mase nga 3-5% e tere shumes se shpenzuar. Si i shoh une kete proces:

Në Shqipëri janë të punësuar në sektorin shtetëror e privat gjithsej 427625 punonjës (sipas te dhenave te vitit 2013) ja me gjithe shtesat e vitit 2015 600.000 punonjes.

Konkretisht:

Po te marrim nje page mesatare per te gjithe punonjesit ne vend prej 400.000 lekesh ne muaj atehere kemi nje fond pagash vjetore prej:

600.000 x 400.000 leke/muaj=240.000.000.000 x 12 muaj= 2.880.000.000.000 l ose mbi 2 miliard euro

Sikur çdo familje te kompesohet ne masen 3-5% te sasise se kuponave te mbledhur qeverrise do ti takoje nje rimbursim prej maksimumi ne 60-100 milion euro nderkohe qe qeveria shpresonte qe nga lufta kunder informalitetit te fitonte deri ne 300 milion euro… Atehere le te fitoje diçka me pak por ta kete te sigurte ate qe fiton. Nderkohe kete bonus, qytetarit i faturohet si shperblim, si rroga e 13, si ulje e TVSH, si ulje çmimi, si ulje taksash, e ku di une…

Kete mund ta mari mujore, tremujore apo edhe vjetore.. si ta shihni ju te arsyeshme, nderkohe hapni edhe disa vende te reja pune, per te bere llogarite. Emrin verjani si te doni, rezultati do te jete i garantuar. Llogarite bejini vete. Nderkohe nepermjet kesaj manovre, mund te kerkoni nga qytetari formalizzimin e punes, duke i kerkuar te ardhurat mujore apo vjetore apo ne kohen qe ai paraqitet ne sportel per te terhequr parate, njekohesisht verifikoni dhe kryeni edhe kontrollin e pastrimit te parave e keshtu me radhe.

Po ta kthesh ne te kunderten kjo do te sjelle qe e gjithe shoqeria do te jete e interesuar qe te terheqe kuponin tatimor, tregetaret duke qene te detyruar ta leshojne qe te gjithe kete kupon do te perpiqen apo do te luftojne qe ta terheqin te gjithe mallin me fatura sipas çmimeve reale dhe ja ku dalim qe te gjithe te fituar.

Kete propozimin tim ia kam derguar Ministrit te Financave, atij te Ekonomise, Kryeministrit,por asnjeri nuk ka kthyer nje pergjigje, qofte edhe kortezie.  Siç duket faqet sociale keta i konceptojne vetem si dritare per te publikuar fitoret e qeverise, dhe jo per te bashkebiseduar me zgjedhesit e tyre apo me qytetaret e ketij vendi ndaj dhe e postova ne kete gazete.

 

Gjergji Cela

[email protected]

February 11, 2016 08:51
Komento

5 Komente

  1. Kariz Matik February 11, 09:59

    Dmth. me pak fjale, zoti Qela propozon hapjen e qindra zyrave te reja ne cdo qytet dhe fshat te vendit, vetem e vetem per te mbledhur ca tufa letrash, per te cilat duhet bile shteti duhet t’u pagoje para atyre qe i dorezojne.

    Po mire, ja u hapen zyrat, ja u futen brenda qelat dhe harabelat, ja u morr parasysh dhe kostoja qe duhet te paguaje shteti, per marrjen me qira te zyrave te bythecerve dhe rrogat e tyre…

    Po pse s’na thote ky zoteria, se cfare garancie na jep ai, nese te punesuarit e rinj, nuk do kompromentohen qe diten e pare sapo te shkelin kemben ne zyre? Apo per ta nuk ka vlere thenia e Muqit, se te gjithe jane te korruptuar?

    Propozimi i ngjan trapllekut te “dullave te partise” njehere e nje kohe, kur urdheruan hapjen e dyqaneve per mbledhjen e letrave. Pas dyndjes se gazetave dhe librave te shumta te vjedhura neper shkolla, biblioteka, etj., (Z.Qela, transmetoi Muqit tend, se nuk jemi vetem popull i korruptuar… ), dhe qe per shkak te kapaciteteve te pamjaftueshme per te magazinuar dhe bere riciklimimin ne kohe te tyre, e anulluan vendimin vetem atehere kur e kuptuan se c’dem po i behej, jo vetem arkes se shtetit, por edhe veprave te letersise.

    Reply to this comment
    • Rrushi February 11, 16:18

      Ti edhe emrin e ke te tille qe te vjen ndot te te shohessh ejo me te lexosh. Ti me duket se nuk di te lexosh, asgje me teper.

      Reply to this comment
      • Kariz Matik February 12, 07:42

        Po he mo redaktor, me thuaj a te kane faj lulkat e shoqates “ylberi”…?

        O rrushi karizit, mire qe as ke arsyetuar, dhe as ke shpjeguar…

        Mire se une s’ditkam as te shkruaj, dhe as te lexoj,..

        Po ty kaq “ndot” te paska ardhur nga nofka, sa te gricesh ne sy te botes…?

        Reply to this comment
  2. Juri February 11, 10:00

    Z. Gjergji, urime per shkrimin e bukur dhe te argumentuar.
    Qeveria e ka shume te thjeshte te kopjoje modele te gatshme perendimore, apor qofte edhe te komshinjve tane te afert si Kosova psh, te cilet perkundrejt dorezimit te nje nr. dhe vlere te caktuar kuponesh te kthejne mbrapsh me para ne dore 5% apo me shume te vleres. Ne kete menyre qytetaret jane te motivuar per t’i terhequr kuponat tatimor pa iu dridhur syri.
    Ne situaten aktuale ku qeverisja dhe administrata publike eshte totalisht injorante, pasi shumica jane punesuar ne poste te larta nga bankat e shkolles apo shofera e bodigarda pa patur asnje eksperience se si funksionon ekonomia tregut, nuk mund te presesh te bejne gje.
    Lotaria e kuponit ishte nje deshtim spektakolar per te cilin nuk mbajti asnjeri pergjegjesi, madje as ministri e as kryeministri nuk po e permendin me. Pas asaj qe pashe nuk me shkon ne mend te terheq asnje kupon tatimor.
    E zgjata shume, respekte edhe nje here per shkrimin.

    Reply to this comment
  3. masovik February 11, 14:30

    Perderisa keto taksa e mbi taksa nuk kane shtuar gje ne buxhet e borxhi publik vetem rritet, atehere parate me mire ti kete populli ne xhep se te ” humbin ” rruges per ne qeveri ( apo brenda qeverise ).

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*