Le të flasim për jetën…

Nga Reila Bozdo June 16, 2014 09:49

Le të flasim për jetën…

..atje, në mes të momentit kulminant të fushatës “Mos i vrisni vajzat”, një vajzë vetvritet në zemër të Tiranës. Në një komunikim video në youtube, i cili u shpërhap me shpejtësi përmes rrjeteve sociale, shumë personazhe të jetës publike në vend ishin angazhuar seriozisht në një mesazh, i cili besoj se synonte të sensibilizonte publikun kundër vrasjes së vajzave. Mes tyre kishte edhe nga ata të cilët i vinin një notë përgjithësuese artikulimit të tyre. Në botën e re mediatike ku jetojmë, të mundësuar nga media sociale, publiku e tha mendimin e tij pro dhe kundra këtij komunikimi. Duke vlerësuar faktin se personazhet u angazhuan dashamirësisht, specialistë dhe opinionistë të komunikimit hodhën disa mendime mbi cilësinë e tij.

…në kohën kur fushata “Mos i vrisni vajzat” ishte në pikun e saj, një vajzë e re u vetvra. Po këtë situatë si ta menaxhojmë?! Të bëjmë një spot: “Mos e vrisni vehten!” ???

Po nëse një djalë vritet, të bëjmë një fushatë: “Mos i vrisni djemtë!”??? Të bëjmë edhe një: “Mos vrisni komshiun!”, “Mos vrisni shokët!” ???, etj.

Teksa bisedoja më një shtetas gjerman para disa vitesh, mbi një dokumentar të shfaqur në mediat gjermane rreth fenomenit të gjakmarrjes në veri të Shqipërisë, nga gjithçka që ai kishte ndjekur në atë dokumentar, u ndal vetëm tek një element: “Çuditem se si jeta vlen kaq pak atje tek ju…”

Feja, në shekuj, nuk ka bërë gjë tjetër veçse e ka ngritur në piedestal jetën. Njeriut i është dhënë e drejta ta shijojë atë, ta përballojë, por jo ta marrë atë. As jetën e të tjerëve dhe as jetën e vet.

Le të ndalemi këtu, për t’i dhënë jetës vlerën që i takon; dhe vetes jo më shumë autoritet se ç’e meritojmë në raport me të.

Ti student a studente e dashur, ti i ri që përpiqesh ta jetosh jetën larg Tiranës së zhurmshme, ti që e percepton jetën nga fotot në facebook, kurrsesi mos mendo se jeta është çdo ditë e ëmbël me ne. As mos e mendo se ndonjëri nga ne nuk ka vuajtur dhe nuk vuan.

Si mendon ti, se nuk u trishtova unë kur u divorcuan prindërit e mi? Nuk u trishtuan miqtë e mi kur u divorcuan prindërit e tyre?! U trishtuam dhe u tretëm nga malli për t’i parë ata të dy bashkë, por vehten nuk e vramë!

Si mendon ti, se në shkollë e në jetë të gjithë u treguan të mirë me ne dhe na vlerësuan drejt?! Jo gjithmonë! As miqtë e mi e as mua. Pati nga ata pedagogë që na vlerësuan, pati nga ata që ishin indiferentë, edhe nga ata që na cënuan pa patur të drejtë. Por në fund të fundit kjo është jeta. Edhe ata mund të gabojnë si çdo qenie njerëzore. Kishte raste kur na ndryshoi karriera rrënjësisht, por vehten nuk e vramë!

Si mendon ti, se ne na dashuron çdokush? Nuk na do domosdoshmërish çdo njeri që ne e duam! Dhe e ka të drejtën të mos të na dojë! Ndoshta na do, por nuk na e dëshmon dot. Eshtë afër dhe nuk na do, ose është larg dhe na do shumë. Jemi interesantë dhe na duan, sic kanë frikë të na duan sepse jemi interesantë. Na është prishur gjumi për dashurinë dhe një gur na ka rënduar në shpirt, por vehten nuk e vramë!

Nuk e vramë veten sepse asgjë dhe asnjë nuk është aq i rëndësishëm sa jeta.

U bënë të sukseshëm të gjithë ata që përballuan vështirësitë e jetës e jo ata që u dorëzuan.

Prandaj, sa herë që rasti të na jepet, le të flasim për jetën….

Nga Reila Bozdo June 16, 2014 09:49
Komento

11 Komente

  1. P.A.B June 16, 15:08

    Feja, në shekuj, nuk ka bërë gjë tjetër veçse e ka ngritur në piedestal jetën [artikulli]

    Feja – besoj une- ka bere shume gjera ” t’tjera” Piedestalet e saj jane me teper “shpirterore e te bazuara tek perjetsia” se sa te jeta. Jeta e besimtarit kushtezohet tek doktrina dhe nje qellim me i larte, ne realitet secili ka vetem nje jete e i vetmi qellim ngelet mbijetesa per sa me shume kohe qe eshte e mundur.

    Reply to this comment
  2. BK June 16, 22:07

    Do ishte fat i madh sikur postet e njerezve qe bejne keto spote televizive ti kishin njerez me mend dhe profesioniste dhe jo nga keto ”injorantet e kohes moderne” qe jo me fjalen Mos i vrisni femrat… ne fakt care kane bere? Cfare impkti kane sjelle? Asnje impakt ne te vertete.

    Ata thjeshte po trajtojne nje pasoje pa u kapur fare tek shkqet, pa bere asnje veprim qe te flsin per procesin qe te con deri ne kete veprim etj etj.

    Sipas kendveshtrimit tim, shoqeria shqiptare ka nevoje per sensibilizim dhe jo per fjale prekese ne fasade, e ne televizion realisht duken shume bukur.

    Sigurisht qe edhe ai qe e ka vrare vajzen e tij, motren e tij, etj kur shikon spotin ”Mos i vrisni vajzat…” i rrenqethet mishi por kam bindjen qe kjo nuk e bind ate te mos vrase perseri….

    Per kete asrye une mendoj qe shoqeria jone pike se pari ka nevoje per disa njerez me mend dhe ji pushtetare qe shiten me gjera te tilla dhe pastaj gjerat mund te marrin nje tjeter rrjedhe..

    Urime autores.

    Reply to this comment
  3. NIAZI June 17, 01:24

    E MENCUR DHE E THELLE SI GJITHMONE REILA…KJO ESHTE MISHERIMI I INTELEKTUALES SE SOTME…NUK KAM SE CFARE TI SHTOPJ ARTIKULLIT…ESHTE PORTRETI I FEMRES ME TE GJITHA VIRTYTET…

    Reply to this comment
  4. sinan hibro June 17, 08:50

    shume bukur , thjeshte dhe sakte …urime autores !

    Reply to this comment
  5. sinan hibro June 17, 08:52

    shume bukur , thjeshte dhe sakte …urime autores !…dhe sa i perket promocionit ” mos i vrisni vajzat “, une vete dhe gjithe pjestaret e familjes time , e quajme nje deshtim spektakolar !

    Reply to this comment
  6. beni June 17, 09:30

    Kurse une do te beja thirrje vetem per nje gje:

    DREJTESI DREJTESI DREJTESI

    Ketu ka vdekur drejtesia, prandaj askush nuk e gjen te drejten e vet me mjete normale. Kriminelet me te medhenj jane ata qe kane vrare drejtesine dhe kane marre ne dore flamurin e saj.

    Reply to this comment
  7. EH June 17, 13:19

    Ajo qe mua me se shumti me habit eshte fakti sesi figura aq te shuara dhe qe jane ikona te komunikimit, ose te pakten keshtu duket, kane pranuar te behen pjese e spotit ”Mos i vrisni vajzat’…!!!! Apo mos valle kane mare thjeshte prate dhe kane harruar cfare kane thene!?? Ndjese por kjo eshte e rende… Nese dikush mendon ndryshe, atehere le te shprehet me argumenta…

    Reply to this comment
  8. Ela June 17, 14:52

    Sikur ti Rejla ti jepje pak mend ketyre, do ishte fantastike……

    Bravo per shkrimin dhe vazhdo shkruaj se vendi jone ka nevoje per te tille njerez.

    Reply to this comment
  9. ?!?! June 17, 18:25

    E mori doktoraturen autorja profesoreshe ?!

    Reply to this comment
  10. Emanuela June 17, 18:50

    Per ?????:

    Sa ne merak qe qenke moj zonje/zoteri? Shqetesohesh edhe per doktoraturen e dynjase.

    Po me njerez si ju sigurisht qe shoqeria jone ”qelbet dita dites”

    Meshire per kto njerez…..

    Reply to this comment
    • ?!?! June 17, 19:36

      E di pse u interesova ?!…Pasi zonja a zonjusha beri nje goxha artikull qe keta ‘te majtet’ nuk po ja jepnin doktoraturen…per reklamat e koorporatave me duket…

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*