Bora, tre vocërrakët e saj dhe ne që flemë ngrohtë në shtëpi

January 7, 2020 14:26

Bora, tre vocërrakët e saj dhe ne që flemë ngrohtë në shtëpi

Moti me temperatura nën zero dhe erë të fortë që ka mbërthyer vendin ditët e fundit, ka vështirësuar edhe më shumë gjendjen e banorëve të Thumanës dhe Laçit të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit.

Një nënë e re, nga fshati Sanxhak i Laçit tregon se era e fortë i ka rrëzuar çadrën në të cilën ndodhej prej natës së 27 nëntorit me 3 fëmijët, 10 vjeç, 4 vjeç, 7 muajsh, bashkëshortin dhe vjehërrit e moshuar.

Era dhe i ftohti i ka detyruar ata të rifuten në banesën e rrënuar, tjegullat e së cilës rrezikojnë ti zënë brenda.

Gjithë natën jam pa gjumë…me dy orë gjumë. I kam mbuluar fëmijët me 3 jorganë, me mendimin se po ranë tjegullat të mos u bien në kokë fëmijëve. Eshtë tmerr, tmerr, fryn ere, është ftohtë”.

Në këto kushte ekstreme gruaja akuzon.

“Kemi shkuar në bashki por nuk na japin bonus qiraje. Këtë e thotë edhe Kryeministri Edi Rama që ska bonus për ne që jetojmë në fshat. A ka fëmijë vetë ai?! A logjikojnë këta njerëz?! A janë normalë?! Si mundet që fëmija i vogël të qendrojë në çadër? Kush mban përgjegjësi për ne? Z. Rama që thotë rri në çadër të vijë vetë të rrijë në çadër…”, shprehet e revoltuar Bora Prenga

Më poshtë, video nga kanali ABC:

l.h/ dita

 

 

January 7, 2020 14:26
Komento

3 Komente

  1. mirel January 7, 05:40

    Rama nuk te vjen ne cader moj zonje.
    Duhet cuar me dhune ne “cader”. Jo te ajo e Lulit, por tjeter lloj

    Reply to this comment
  2. Berati January 7, 21:27

    Ore ca thote kjo more? Po kumanari Po merret me portalin e mbrekullise me Aeroportin e Vlores me vetingun me SPAKUN e shume pune te tjera (me shume se 30 vjet te matra se bashku) e kjo kerkon te merret me cadren e kesaj . Moj zonje do qyteze te re apo jo? Atehere prit dhe lere kumanarin rehat se i ra bretku duke dizenjuar fanellen kombetares.

    Reply to this comment
  3. Daj Veri January 8, 03:58

    Zonje, cfare e di Ramen ti, Enverin?!
    Enveri ka vdekur ne ’85 shyqyr zotit. Tani dy duar per nje koke jane!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim