“Le Temps” 1913: Nisma e Dervish Himës në Sarajevë kundër pushtimit të Kosovës nga Serbia

September 1, 2017 14:19

“Le Temps” 1913: Nisma e Dervish Himës në Sarajevë kundër pushtimit të Kosovës nga Serbia

 

Nga Aurenc Bebja*, Francë

Gazeta franceze, “Le Temps”, ka botuar, të martën e 14 janarit 1913, në faqen n°2, intervistën e Dervish Himës në lidhje me pretendimet shqiptare.

Atdhetari dhe publicisti i njohur shqiptar, i cili gjendej asokohe në Sarajevë, kishte për synim grupimin e figurave të njohura shqiptare që jetonin në Bosnje.

Kjo nismë do të mundësonte njëkohësisht mbrojtjen e interesave shqiptare pranë qeverive (fuqive) kontinentale dhe vënien në pah të hordhive sllave ndaj popullit tonë.

Në vijim, do të gjeni tekstin e plotë të gazetës, të sjellë në shqip nga Aurenc Bebja – Blogu “Dars (Klos), Mat – Albania”:

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Pretendimet shqiptare

Korrespondenti ynë na telegrafon nga Budapesti:

“Kreu shqiptar Dervish Hima – sapo mbërriti në Sarajevë – i tha një gazetari se ai synon të formojë një grup personalitetesh shqiptare, që banojnë aktualisht në Bosnje, me qëllim që të ndërmarrin hapa në interes të shqiptarëve pranë qeverive dhe fuqive kontinentale.

Shqiptarët – tha më pas Hima – kërkojnë vetëm të drejtën e tyre. Që Shqipëria autonome të përfshijë të gjitha zonat me popullsi shqiptare.

Shkodra, Gjakova, Peja dhe Kosova janë kryesisht shqiptare dhe për këtë arsye Evropa nuk mund të lejojë që Serbia dhe Mali i Zi të pushtojnë këto rajone.

Rezoluta e shqiptarëve të krishterë nga Vlora, e cila u kërkon krerëve të Ballkanit dhe perandorit të Rusisë që Shqipëria të ndahet midis shteteve të krishtera, është frymëzim serb.

Të gjithë shqiptarët, pavarësisht fesë që ata i përkasin, formojnë një komb të vetëm dhe dëshirojnë lirinë dhe pavarësinë e vendit të tyre.

Shqiptarët ortodoksë në veçanti janë armiqtë më të mëdhenj të serbëve.

Sa për demonstratat shqiptare në favor të Austro-Hungarisë, Dervish Hima i konsideronte ato spontane dhe tha se ata kishin për qëllim vetëm të dëshmonin mirënjohjen ndaj azilit që Austro-Hungaria u kishte siguruar në territorin e saj.”

Burimi: Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania

September 1, 2017 14:19
Komento

2 Komente

  1. mira September 1, 19:27

    Dervish Hima ka bere shume per ceshtjen shqipetare.Por varri i tij i cili ndodhet ne varrezat e tufines ne Tirane eshte rrenuar gati ne humbje. E bera kete njoftim per Bashkine e tiranes qe te kujdeset per eshtrat e patrioteve te medhenj sa s’eshte vone

    Reply to this comment
  2. lili September 2, 10:41

    apo kur kishim burr shteti

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*