Le t’i dorëzojnë mandatet

April 1, 2016 10:40

Le t’i dorëzojnë mandatet

E nderuar dhe respektuar Dita! I respektuari Thano! Nëpërmjet mediave, por dhe të bisedave të bëra nga të ashtuquajturit demokratë, mësojmë se deputetët e PD-së duan të dorëzojnë mandatet. Vetëm këtu ata kanë të drejtë dhe duhet t’u plotësohet dëshira. Ata nuk po japin asnjë kontribut, por vetëm sherre dhe fjalë pa bereqet. Janë bërë të bezdisshëm Saliu me shokë. Populli ka lënë thënien: “Kije inat, por jepi hakun”. D.m.th mund ta kesh kundërshtar tjetrin, por nëse ka gjykuar drejt, merre në konsideratë, sepse i shërben të mirës njerëzore. Kështu që edhe PD-ja nuk duhet të dalë kundër çdo gjëje që propozon mazhoranca. Në të kundërt e vlerëson veten. Prandaj le të vetëlargohet e ashtuquajtura PD, sepse e ka realizuar “misionin” e shkatërrimit të Shqipërisë me shpërbërjet e minierave, uzinave, fabrikave, bujqësisë, arsimit etj. Mirupafshim Dita! Na gjallëroni me rubrikat tuaja shumë dobiprurëse.

 

Letër e nënshkruar,

Pal Coli, Rubik

April 1, 2016 10:40
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*