Lë Tiranën ambasadori izraelit: “Për diplomatët, vendi i vetëm ku vjen duke qarë dhe ikën duke qarë”

February 24, 2015 16:32

Lë Tiranën ambasadori izraelit: “Për diplomatët, vendi i vetëm ku vjen duke qarë dhe ikën duke qarë”

Ambasadori i Izraelit në Tiranë, David Cohen, largohet këto ditë nga Shqipëria në përfundim të mandatit të tij.

Cohen është ambasadori i parë i Izraelit në Shqipëri.

Ambasada izraelite në Tiranë është hapur në fund të vitit 2011.

Cohen jep sot një darkë me rastin e largimit për miqtë shqiptarë dhe komunitetin hebre në Shqipëri, – raporton DITA.

Pak ditë më parë gjatë një ceremonie në Presidencë ku iu dorëzua një deklaratë mirënjohjeje, Cohen ndër të tjera do të thoshte:

“Shqipëria për ne diplomatët ndoshta është vendi i vetëm në botë ku vjen duke qarë dhe ikën duke qarë”.

Duke shpjeguar me humor batutën, Cohen shtoi:

“Diplomati shpreson gjithmonë që të emërohet në kryeqytete si Parisi, Vjena etj. Kur emërohet në një vend të vogël si Shqipëria, e merr të qarët.

Por kur vjen momenti për t’u larguar, qan sërish. Sepse nuk dëshiron të largohet më” ./ DITA

 

***********

 Në foto: Cohen gjate ceremonisë së Ditës Ndërkombëtare për Përkujtimin e Holokaustit. Tiranë, 27 Janar 2015 (LSA – DITA)

February 24, 2015 16:32
Komento

6 Komente

  1. isi February 24, 16:18

    E kane qare ambasadoret amerikane,sidomos ky i fundit Arvizuja,qe ka thene:Vdeksha nga vjagrat ne Shqiperi,se sa nga minat ne Irak.

    Reply to this comment
  2. Labi February 24, 16:32

    Kjo thënia e këtij është pjesë nga filmi benvenuti al sud,kur thonë që,kur vjen në Napoli qan dy herë,kur vjen dhe kur ikën.

    Reply to this comment
  3. gjermani i fundit February 24, 16:44

    Battute e bukur, Arvizu para ikjes tha se do ngelej pishman pa takuar nje bjonde me gjoks te forte.

    Reply to this comment
  4. lori February 24, 16:53

    Kjo eshte gjuhe e larte diplomatike!Nuk dua ta basardoj kete perkufizim por kjo eshte si puna e asaj anaktodes kur i kap gishtin tjetrit ia shtrengon ne doren tende dhe i bene pyetjen :”Kush e ka brenda”nga Ne te dy!

    Reply to this comment
  5. sadik malaj February 24, 18:14

    KETE SHPREHJE TE AMBASADORIT IZRAILIT E KAM DEGJUAR PARA 10 APO 15 VJETESH. ATA VINE ME NJI RROGE TE THJESHTE DHE IKIN ME XHEPAT PLOT. KJO VJEN NGA SERVILIZMI I PA FYTYRE I QEVERITARVE TANE. PERVEQ KETYRE ATA NE SHQIPERI KALOJNE SHUME KOHE ME VAJZA TE BUKURA SI TI DOJNE.

    Reply to this comment
  6. SHQIPE February 24, 19:08

    AMBASADORET NE SHQIPERI VIJME SI QEROSA E IKIN SI BOSSA! APO JO?
    JU KUJTOHET LINPREHT, APO LINO BESOJ? EDHE KY MAVRIA MBASE PO IKEN ME PRONA NE BREGDET NGA SHQIPERIA!!!!!
    NDOSHTA DO IKI SI AMBASADOR I MJERI, POR JU GARANTOJ, DO KTHEHET TE JETOJE KETU NE SHQIPERI SI QYTETAR NDERI!!!
    SE NE KESHTU E KEMI ZAKONE PESHTYJME TONET DHE NDEROJME PADRONET!!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*