Lefter Koka: Koalicioni me PS ka funksionuar mirë

July 5, 2017 18:56

Lefter Koka: Koalicioni me PS ka funksionuar mirë

Lëvizja Socialiste për Integrim zgjedh sot kryetarin e ri, pas dorëheqjes së Petrit Vasilit. Disa minuta para fillimit të Konventës së LSI, ministri i Mjedisit, Lefter Koka, thotë se Monika Kryemadhi do të marrë votëbesimin e anëtarëve të partisë.

Sakaq, ai ka komentuar edhe koalicionin me PS, të cilin e ka cilësuar si pozitiv në 4 vite qeverisje, si dhe largimet nga puna të punonjësve të administratës.

Koka tha se duhet t’i jepet fund persekutimit të punonjësve të administratës, të cilët shkarkohen nga puna për shkak të bindjeve politike.

“Pas dorëheqjes së Vasilit nga LSI është propozuar Monika Kryemadhi. Besoj se do të marrë të gjithë votëbesimin e LSI.

Nëse themi se në Shqipëri ka punë, por s’ka punëtore. Apo kemi administratë, por s’është e jona, atëherë do të thotë se puna e bërë deri më tani nuk ka funksionuar.

Uroj që të largohet kjo terminologji e ndasisë dhe persekutimit të njerëzve, pasi administrata është një.

Shumë prej punonjësve në administratë kanë qenë të devotshëm. Kush nuk ka qenë i tillë është larguar. Ne kemi bërë punë të mirë, dhe jemi angazhuar për të bërë sa më shumë.

Unë kam besuar gjithmonë se koalicioni ka funksionuar mirë. Nëse nuk është këtu, atëherë problemin duhet ta kërkojnë gjetkë.

Mendoj se aleanca ka shërbyer për të realizuar disa punë të rëndësishme për vendin. Këtë e kemi dëgjuar sa herë janë bërë arritje në interes të vendit. Kur diçka nuk funksionon, ndërpritet”, tha Lefter Koka.

Ministri i Mjedisit tha se zgjedhja e Monika Kryemadhit në krye të LSI, është e rëndësishme, pasi ajo është një politikane me shumë eksperiencë, që do ta nxjerrë këtë parti forcë të parë.

“Zonja Kryemadhi tashmë është një politikane me shumë eksperiencë. Unë i vlerësoj individët që kanë vite në Parlament, edhe në periudha të vështira.

Besoj se Kryemadhi do të dijë të drejtojë me sukses këtë grup parlamentar dhe këtë parti, që nga zgjedhjet në zgjedhje ka shënuar rritje.

Koha do ta tregojë pse kjo forcë nuk doli e parë, por unë besoj se LSI do të vijojë të rritet, dhe do të jetë forcë e parë”, u shpreh ministri Lefter Koka.

July 5, 2017 18:56
Komento

2 Komente

  1. Monika kryezeza ish prostitute tani gazetare e shtetare July 5, 19:18

    Ky eshte vellai i atij mikut te nano bordellos qe ben koalicionet me futje ngjalash qe nuk treten kurre.
    Duket goxha bure edhe pse nga idjotesite qe thote nuk mora vesh asgje.Aleanca funksionoi mire me paqe e dashuri ku 4 vjet parlaMenopauzen e drejtoi Salija si kompensim qe e shpetoi nga burgu ate qe quhet Like florija ndersa edvin mavrija 4 vjet shtroi vetem Pllaka….me para borxh te nje populli pa buke.
    Mire qe ky Lefteri nuk i thote Rames te qifsha tere robt e shtepise si i tha Lonardi ministerit te jashtem bushatit…………….

    Reply to this comment
  2. Aliu nga Selenic July 5, 19:22

    Drogen e mbolle ti dhe le fajne ja hodhe Edi Rames. Po cfare ti besh Edit.Ne se ben kualicion me juve do ta pesoje edhe me keqe se mandatin e kaluar.!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*