Lefter Maliqi dhe Lumasi presin Berishën me këngë e valle! (VIDEO)

Redaksia Online April 30, 2013 19:17

Lefter Maliqi dhe Lumasi presin Berishën me këngë e valle! (VIDEO)

Kryeministri Sali Berisha ka qenë gjatë ditës së sotme i pranishëm në komunën Lumas të Beratit.

Para se të fillonte te fliste, drejtuesit e PD-së së Beratit, me në krye deputetin Lefter Maliqin, kishin përgatitur një festë të vërtetë për Berishën: një grup që këndonte këngë popullore kushtuar Berishës dhe fshatarët që kërcenin të udhëhequr nga Lefter Maliqi.

Pas kësaj skene të improvizuar, Berisha ka mbajtur fjalën e tij, ku ka lëshuar akuzat e përhershme ndaj kryesocialistit Rama, se ka penguar marrjen e statusit, duke u hequr kështi, sipas tij, qindra milionë euro fshatarëve.

Ai që ka marrë peng statusin e vendit kandidat, pengoi fermerët shqiptarë nga një shumëfishim i mbështetjes së tyre financiare. I mohoi Shqipërisë nga 100 milionë euro investime në rrugë, ura, kanalizime, ujësjellës, nga krijimi i 10 mijëra vendeve të punës. Ai bëri një gabim historik, por 23 qershori po vjen. Së bashku me ne do votojnë të gjithë qytetarët e Lumasit, banorët e mrekullueshëm të kësaj komune, qytetarët e Beratit dhe mbarë Shqipërisë që duan ta çonin vendin e tyre kandidat për anëtarë në BE. Më 23 qershor do të votojmë për integrimin e Lumasit, Beratit dhe Shqipërisë në BE”, tha Berisha.

http://www.youtube.com/watch?feature=player_embedded&v=zQsD4wqPSBM

Redaksia Online April 30, 2013 19:17
Komento

1 Koment

  1. Rajmond Qorri-Mendrake April 30, 20:00

    Lefter Maliqi ka pritur keshtu dikur edhe Enver Hoxhen se eshte nje nga te rinjte e atherehëm qe ne Lapardha mori nismen qe u perhap ne gjithe Shqiperine:”Ku eshte Rinia eshte e perparuara”Ka hequr valle edhe per Mehmet Elezin qe e beri Lapardhane shembull per pambukun në gjithë Shqiperinë!Dhe nuk eshte genjeshter dhe pse njashtithi,num kercen per tropojanin Mehmet Elezi,por per tropojanin Sali Berisha!Me thoni cfare ka ndryshuar tek l.Maliqi?Ka ndryshuar vetveten oborrin dhe ai.Ka vile ne Tirane,rri perhere me Jozefinen dhe tjer lesh ne parlament.Ka qene majtas,djathtas,polic,kryetar komune dhe flitet dhe hajdut fondesh…Skenar me para qe Lefter Lefteri,si i thone,e ben per vete…Kete here nuk fiton dhe kjo eshte me se e sigurte!Zona tradicionalisht eshte e majte dhe ne Lumas nje grusht te manipuluaresh nuk e mposhtin te verteten e madhe te mashtrimit dhe krimit qeveritar!Nuk ka fshatar te mos ndjeje dhimbje dhe mos ndeshkoje vrasesin Berisha per Gërdecin,21 janarin etj…Lefter Lefteri ben lepirjen e vjeter!…Merr nisma per partine qe i hedh kocken!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*