Legalistët përjashtojnë nga partia Ekrem Spahinë, tentoi të rimerrte drejtimin

September 18, 2015 16:00

Legalistët përjashtojnë nga partia Ekrem Spahinë, tentoi të rimerrte drejtimin

Ish-kreu i legalistëve, Ekrem Spahia, është përjashtuar nga partia. Lajmi konfirmohet përmes një komunikate për mediat nga Partia Lëvizja e Legalitetit, e cila sqaron edhe arsyet e këtij vendimi. Kohët e fundit Spahia po bënte përpjekje për të marrë sërish drejtimin e partisë.

Për këtë ai ka zhvilluar disa takime, bashkë me një grup mbështetësish, të cilët po ashtu janë përjashtuar.

“Duke marrë parasysh se z. Ekrem Spahiu ka ndërmarrë një lëvizje destabilizuese të Partisë “Lëvizja e Legalitetit” që u pasqyrua me një konferencë për shtyp më datë 5 shtator 2015, organet drejtuese të PLL kanë analizuar situatën e krijuar dhe kanë konkluduar se këto veprime janë jo-statutore, aventureske, dashakeqëse dhe me synim çorientimin e legalistëve dhe opinionit publik.

Senati i PLL vendosi që të përjashtojë nga anëtarësimi në PLL z. Ekrem Spahiu dhe disa protagonistë të kësaj përpjekjeje, me motivacionin “Për shkelje të rënda politike që dëmtojnë rëndë imazhin e partisë Lëvizja e Legalitetit”, thuhet në deklaratën e PLL-së.

 

Reagon Ekrem Spahiu: Sulejman Gjana po mundohet t’i shpëtojë shkarkimit

Pas përjashtimit nga partia, ish-Kryetari i Partisë Lëvizja e Legalitetit, Ekrem Spahiu ka reaguar duke e cilësuar një “turp” veprimin e pasardhësit të tij, Sulejman Gjanës.

“Në orët e pasdites disa gazetarë më telefojnë për një prononcim, se mediat online kanë nxjerrë një lajm ku Sulejman Gjana më ka përjashtuar nga Partia. Më shkoi mendja se mos është 1 prilli por në fakt kalendari shënon 18 shtator. Hap celularin dhe kërkoj në google. Shikoj një të ashtuquajtur deklaratë të PLL.  Sigurisht që u habita. Sa turp për këtë njeri ku paska degraduar. Nga 21 nëntori 2013,  nuk jam kryetar dhe në asnjë funksion partie përveçse anëtar i Këshillit Kombëtar. Kishte gjithë kohën e duhur për tu promovuar si Kryetar Partie por si duket nuk ia ka arritur dhe do të njihet në opinionin politik, mediatik dhe publik duke u marrë me emrin tim. Një sjellje primitive per ta mishëruar. Tashmë që 31 Degët e PLL i kanë kërkuar dorëheqjen e tij mendon se do të shpëtojë në këtë mënyrë të shëmtuar. Turp”, thuhet në reagimin për mediat të Ekrem Spahiut.

September 18, 2015 16:00
Komento

8 Komente

  1. Myzeqeja e vogel September 18, 17:08

    Maskarai turkoshak qe vetem Shqiotar nuk eshte ky fare by….ri burre Ekrem Spahia . Mbetje agjenturash per destabilizimin e vazhdueshem te Shqiperise me ne krye Saleh halen sic bene ne 14 shtator 1998. Mallkuar qofshi o rrace maskarenjsh…

    Reply to this comment
  2. Pipipipa September 18, 17:16

    Akoma gjalle eshte kjo PLL?

    Reply to this comment
  3. METEH September 18, 18:34

    Ky Spahia duhet te ndiqet penalisht per grusht-shteti me 14 shtator1998

    Reply to this comment
    • Bureto September 21, 12:17

      Nuk ia vlen debati. Gjanen nuk e njohim, por Ekrem Spahine po. Nje gjysem injorant qe nuk dihet se nga ç’dere hyri ne politike. Nje gje dihet qe, sa ishte, ishte nje qen besnik i Sali Berishes, qe e perdori ashtu si ai vetem di. Dhe nuk i doli keq, perjashtuar faktin se ne jeten politike dhe shoqerore te vendit la vetem aktin heroik te “shpetimit” te TV ne grushtin e shtetit te 1998. Dhe per ate ai nuk ka asnje faj, Fajin e kane ata qe kishin pushtetin ne ate periudhe, socialistet, qe e nxorren ate dhe te tjeret nga burgu, duke e amnistuar gjithe ngjarjen. Mesa duket kjo ishte marreveshja e piste qe bene ata me Saliun, sigurisht dhe me nderhyrjen e nderkombetareve. Por kjo eshte ceshtje tjeter.

      Reply to this comment
  4. Bardhi Tolabi September 18, 20:43

    Me duket se perjashtimi,eshte ne vazhden e “masave” qe po marrin partite per dekriminalizimin.Per te mos i implikuar njerzit e tyre,stimulojne probleme nga me te ndryshmet dhe ju “krijojne” alibi te tilleve,per tu vetshkarkuar apo duke mos u rizgjedhur…

    Reply to this comment
  5. Omer A. September 18, 20:58

    O ju dhjefsha mu ne senat!!! Po csenat leshi thoni o kellira o felliqsira!!! Sa e la Eqeremi aty sfunksionon asnje lloj strukture e ju me thoni senat??? Ka dy vjet qe ky palo kryetar sna ka ardhur njehere ne Durres, ore njehere!! Normalisht qe se besoni

    ik o sulejman vrit veten mos e co per lesh legalitetin

    Reply to this comment
  6. Samiu September 18, 21:32

    Aaaa mbahet mend qe ka sulmuar dhe pushtuar radiotelevizionin shqiptar ne grushtin e shtetit… dhe tha qe e pushtuam per ta mbrojtur nga shkqterrimi…Kush do e shkaterronte?…vete zagaret e tyre…

    Reply to this comment
  7. spartaku September 21, 17:23

    Mire kane bere qe e kane perjashtuar nga partia kete maskara politikan

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin